• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/Flet vrasësi i Arkanit: Ja si e ekzekutuam

by Java News
13/09/2017 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dragan Nikolic Gagi, i cili po vuan burgimin prej 30 viteve në burgun e Pozharevcit, në rrëfimin ekskluziv për gazetën serbe Kurir tregon ngjarjet mbi vrasjen e kriminelëve Zeljko Raznjatovic Arkan, Milenko Mandic dhe Dragan Garic në hotelin Interkontinental në Beograd.

Ai tregon se si “marrëdhëniet e komplikuara të biznesit” kanë sjellë deri aty që kanë filluar që ta përcjellin Arkanin dhe të kërkojnë lokacionin e përshtatshëm për vrasjen e tij. Motivi personal, i cili e ka udhëhequr Gagi’n, ishte se e konsideronte përgjegjës Zeljko Raznjatoviçin për vrasjen e kumbarës së tij Petar Vujicic, transmeton gazetametro.net.

Ditën e vrasjes, më 15 janar 2000 në hotel ishte Branko Jevtovic Jorga, i cili sipas fjalëve të Gagi, kishte lajmëruar Dobrosav Gavricin që urgjent duhet të shkojë në hotel sepse është “rasti i volitshëm”. Pikërisht ai i kishte lajmëruar Dragan Nikolic’it se në hotel ndodhi “çështja spektakolare, treshja e pastër”.

I dënuari i tretë, Milan Djuricic Miki, ishte para hotelit dhe roli i tij ishte që ta ndihmojë Gavricin të arratiset. Miki atë ditë i kishte lajmëruar Gagi’i se Bavric është i plagosur rëndë dhe po vinte para ndërtesës së tij.

“Mendo ç’të bëja, gjërat u komplikuan. Marr shishen e “Jonny Ëalker”, hyjë në banjë marrë një peshqir të pastër. I them gruas dhe vëllait se do të kthehem shpejt. Zbres para ndërtesës dhe pres. Vjen “Calibra” e kuqe të cilën e vozit Miki. I them të parkohet rreth 50 metra larg hyrjes sime”, zbulon Gagi çfarë ka ndodhur dhjetë minuta pas vrasjes në “Interkontinental”.

“Nuk munda ta pyes Gavricin se çfarë ndodhi. Ishte i plagosur rënd, dhe me dhembje të mëdha. Ai më tha: “Ja, ne e kryem tonën”, unë i them: “Pije këtë uiski, pije gjithë gjysmë litrin, dhe nëse vjen policia, ti do të thuash se ishe shumë i dehur dhe nuk ishe në gjendje ta bësh atë. Do t’iu thuash se ke qenë në hotel, por për të blerë dhuratë të dashurës, sepse kishit kaluar mirë në pritje të Vitit të Ri serbe”, tregon Gagi.

“Gavric më thotë: “Nuk guxoj, vëlla, do të më shqyej ky uiski, gjithçka brenda e kam të shqyer. Gjithçka më dhemb dhe më djegë”. “E morri peshqirin dhe e vendosi në plagë, e ndihmojë që bartet prej Calibra’s në Golf i cili na shërbente për përcjellje. I them Miki’t të shkojë deri në Savë dhe ta hedh revolen. Ai më thotë që së pari do ta lë Calibra’n në garazh në Bllokun 61”, përkujtohet ai.

Pasi që Gavric nuk dëshironte të shkoj në spital në Beograd, por vetëm në Lloznicë, ku e kishte një mjek i cili e kishte operuar kur ishte plagosur në Kosovë, vendosi të thërret policin Dejan Pitulic Pitula. Ai përndryshe ishte në sigurimin e Zoran Uskokovic Skole, i cili në atë kohë ishte në Gjermani.

“E marr ne telefon Skolen, i cili është në Gjermani, dhe i them se gjërat u komplikuan dhe se do ta thërras Dejanin, sepse ai ka revole dhe letërnjoftim zyrtar, në rast se dikush na ndalon. Dejani erdh me Golf të zi. E futëm Gavricin në veturë dhe ai vazhdoi për Lloznicë”.
Gjatë rrugës, derisa shkonin me shpejtësi të madhe ku Dejan Pitulic e transportonte Gavric’in, Andrija Draskovic i kishe ndezur dritat rrotulluese.

Kur arritën në Lloznicë, Gagi kishte thirrur shefin e atëhershëm të policisë në Lloznicë Vojislav Jekic, të cilin e kishte njohur nga më parë. Ishin takuar dhe ishin marrë vesh, përfundon një pjesë e historisë së vrasjes së Arkanit, që po botohet në Kurir me vazhdime, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
U kapen me drogë, arrestohen dy të rinjtë në Korçë

U kapen me drogë, arrestohen dy të rinjtë në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In