• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Belgjika dhe Holanda shkëmbejnë territore

by A R
30/12/2015 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përsa kohë mbahet mend, kufijtë kanë shkaktuar gjakderdhje, armiqësi dhe mosmarrëveshje ligjore. Duke pasur parasysh një histori të tillë, planet për një shkëmbim territori mes Belgjikës dhe Holandës, janë diçka e jashtëzakonshme. Si pjesë e marrëveshjes, qyteti belg Vise do të humbasë një zonë natyrore që zgjatet deri në lumin Meuse që ndan dy vendet.

Si shkëmbim, Belgjika do të marrë një segment të vogël territori përreth një porte në lumë që është ndërtuar për të lehtësuar trafikun mes dy vendeve fqinjë, transmeton voa.

“Mendoj se është diçka unike, sepse është e realizueshme mes Belgjikës dhe Holandës, sepse këto vende kanë pasur lidhje të forta për shekuj me radhë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, territori nuk kishte më ndonjë rëndësi të madhe”, thotë historiani belg Luc de Vos.

Me kalimin e viteve, rrjedha e lumit Meuse e kishte kthyer pjesën e territorit belg që u shkëmbye, në një gadishull që është i lidhur vetëm me Holandën në rrugë tokësore.

Holandezët nuk mund të shkonin atje sepse ishte territor belg dhe policia belge dhe autoritetet juridike belge nuk mund të shkonin sepse nuk mund të kalonin rregullisht kufirin për në Holandë dhe sepse gadishulli nuk kishte skelë. Me kalimin e kohës, pati zëra se gadishulli ishte një territor i pa qeverisur, një vend i sigurt për trafikantët e drogës dhe për takime seksuale të paligjshme.

Dhe para tre vjetësh, kalimtarët hasën një trup me kokë të prerë, një rast që nxori në pah ndërlikimet territoriale të gadishullit:

“Kalimtarët natyrisht njoftuan autoritetet holandeze dhe ata u përgjigjën se ishte në territorin belg. Kështu ne na u desh të shkonim me barkë, me të gjithë zyrtarët e nevojshëm, prokurori, mjeku ligjor, laborator i ekspertizës ligjore. Na u desh të shkonim e të vinim disa here me barkë. Nuk ishte aspak praktike”, kujton Jean-Francois Duchesne, Komisioner i Policisë i rajonit Meuse e Poshtme. Zyrtarët nga të dyja anët e kufirit e përshëndetën shkëmbimin e territorit: “Duhet ta kishim bërë shumë më herët. Sepse është një zgjidhje e logjikshme. Për ne nuk funksiononte të kishim një pjesëzë të vogël të Vises nga ana e Holandës”, thotë kryebashkiaku i qytetit Vise, Marcel Neven.

Parlamentet e dy vendeve, pritet ta miratojnë shkëmbimin gjatë vitit 2016, pothuajse dy shekuj pasi u përcaktuan kufijtë në vitin 1843.

Next Post

Lindje rekord të foshnjave serbe në Kosovë, 890 këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In