• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/100 autobusë me serbë i sjellin në zgjedhjet e Kosovës

by Java News
11/06/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Serbisë pritet te dërgojë mbi 100 autobusë të dielën me serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, për të votuar për Listën Serbe. Kjo do të jetë sprovë për sigurinë.

Si asnjëherë më parë që nga funksionimi i demokracisë parlamentare në Kosovë, prej vitit 2000 e këndej, kësaj radhe, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pritet të zhvillohet një betejë e ashpër politike dhe zgjedhore midis subjekteve që tubojnë politikanë serbë.

Bëhet fjalë për garën për dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb. Kjo është radha e dytë që aplikohet modeli i vendeve të garantuara që mundëson ndarjen për komunitetin serbe të dhjetë posteve.

Më parë, siç dihet, në dy mandate, pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2010, ka qenë në fuqi modeli i vendeve të rezervuara që ishte më i favorshëm për komunitetet pakicë, sepse mundësonte që vec këtyre dhjetë vendeve gjithsesi të sigurta, komunitetet pakicë të marrin edhe mandate shtesë të fituara drejtpërdrejt në zgjedhje.

Në zgjedhjet e para me mandate të garantuara, më 8 qershor të vitit 2014, Lista Serbe që ishte krijuar vetëm pak javë para këtyre zgjedhjeve, fitoi nëntë prej dhjetë mandateve të dedikuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat i takoi subjektit të Nenad Rasic.

Por, duket që raporti i forcave politike ndër serbët e Kosovës ka ndryshuar, ose, duket që do të ketë një dyluftim midis Listës Serbe, të favorizuar në të gjitha mënyrat e mundshme nga Qeveria e Serbisë, dhe subjekteve të tjera serbe, mbi të gjitha SLS të Slobodan Petrovic dhe partisë së Aleksandar Jablanovic.

Raporti i forcave realisht favorizon ende në këtë garë Listën Serbe, të cilën formalisht e udhëheq Slavko Simic, që ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj Liste në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Serbisë ka mobilizuar të gjitha kapacitetet politike, ekonomike dhe sociale, për t’i fituar të dhjetë mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, sepse, në këtë mënyrë Presidenti Aleksandar Vucic synon të mbajë në fuqi ndikimin e tij përbrenda Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan politiko.net.

Llogaritet që janë diku njëzet mijë serbë të Kosovës që marrin paga nga Serbia, në sistemin paralel administrativ – gati 6000 mijë – dhe në sistemin e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovës – gati 14000 mijë.

Ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet presidenciale në Serbi, kur të gjithë këta votuan për kandidatin e SNS, Kryeministrin Vucic, edhe kësaj here, Beogradi po bën gjithçka që të gjithë këta të votojnë për Listën Serbe, sepse në të kundërtën do të rrezikojnë të humbin vendin e punës.

Në anën tjetër, janë diku rreth 1900 votues në Serbi, serbë të Kosovës, që janë certifikuar, nga ana e KQZ’së në Prishtinë, për të votuar me postë. Pritet edhe këtu që të gjithë këta serbë të Kosovës, që jetojnë në Serbi, ta përkrahin Listën Serbe. Megjithatë, këto dy veprime, dhe as një fushatë e egër kundër të gjitha subjekteve të tjera serbe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk po shihen si të mjaftueshme në Beograd për t’i marrë të dhjetë mandatet.

Siç ka marrë vesh Politiko.net nga burimet diplomatike ndërkombëtare në Prishtinë, Qeveria e Serbisë ka ndërmend të sjellë të dielën në Kosovë, 70 deri 100 autobusë, në mos edhe më tepër, me votues serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, por që janë të pajisur me dokumente të rregullta identifikimi, për të votuar në së paku katër qendra të votimit, dy në Veri dhe dy në pjesë Lindore të Kosovës.

Kemi të bëjmë me votat e kushtëzuara, validiteti i të cilave do të verifikohet më pas nga KQZ. Ky do të jetë rasti i parë në zgjedhjet kosovare kur kemi një organizim të këtij lloji të serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi. Pritet që shume prej tyre do të votojnë në këtë mënyrë, gjë që gjithsesi pritet t’i shtojë gjasat e Listës Serbe për fitore.

Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike perëndimore, i gjithë ky operacion i votimit në Kosovë, nga qytetarët serbë që do të sillen me autobusë në Kosovë, gjithsesi paraqet një sfidë për Policinë e Kosovës dhe për rregullsinë e këtyre votimeve, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Arrestohet vrasësi i komisarit Artan Cuku, në kërkim 2 bashkëpunëtorët (FOTO)

Publikohet FOTO/ Ja kush është autori i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In