• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/Zhgënjimet e trainerëve të huaj nga Dosena deri te Panuçi

by Java News
23/03/2019 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Armand Duka u zgjodh presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, një nga atributet që i vendosi rolit të tij të ri, ishte ekskluziviteti i zgjedhjes së trajnerit të Kombëtares. Duka gjeti në detyrë Sulejman Demollarin, por pak javë më pas, Shqipëria humbet turpshëm në Andorra dhe Demollari shkarkohet nga stoli kuqezi.

Duka besonte se vetëm një trajner i huaj mund ta sillte në shina ekipin Kombëar dhe, gjatë gjithë presidencës së tij të gjatë, ka emëruar në krye të Shqipërisë plot 7 trajnerë (përjashto këtu Slavko Kovaçiç dhe Xhemal Mustedanagiç, që ishin interim, njëjtë si dyshja Bulku-Mema). Nga këta të shtatë, më i suksesshmi ka qënë Xhani De Biazi, që arriti kualifikimin historik për në Euro 2016.

Por ka pasur dhe shumë dështime, emra që tifozët kanë kërkuar t’i harrojnë sa më shpejt. Trajneri i parë i huaj i epokës Duka ishte Xhuzepe Dosena. Ish-lojtari i Kombëtares së Italisë, kampion i Serie A me Sampdorian e artë të vitit 1991. Dosena zëvendësoi të shkarkuarin Demollari dhe u bë i huaji i parë në krye të Shqipërisë që pas hungarezit Miklosh Vadas në vitin 1953. Por aventura e Dosenës zgjati shumë pak, vetëm 3 muaj, pasi italiani u arratis drejt Libisë për në kontratë më të mirë duke lënë në baltë Shqipërinë. Nën drejtimin e Dosenës, Shqiëpria mori një barazim 1-1 me Kosovën dhe humbjen 4-1 me Rusinë në Vollgograd. Më pas, erdhi Brigel, që vuri rregull në rezultate dhe lojë.

Trajneri i dytë që Duka dhe të gjithë tifozët nuk duan ta kujtojnë është Ari Han. Ish-lojtari i gjeneratës së artë të Holandës dhe Ajaksit të futbollit total zëvendësoi në detyrë një mjeshtër të trajningut si Oto Bariç. Por holandezi dëshmoi se veç emrit të madh si lojtar, nuk kishte asnjë talent si trajner. Altin Lala, ish-mesfushori dhe kapiteni i Kombëtares, do ta kujtonte Ari Hanin si dikë “që interesohej vetëm për cilësinë e peshkut dhe verës së bardhë”. Han u emërua më 27 maj të vitit 2008 dhe u largua më 1 prill të vitit 2009, Ditën e Gënjeshtrave, pasi edhe ai rezultoi një gënjeshtër e madhe në stol. 10 ndeshje për të, 2 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, por mbi të gjitha lojëra të rëndomta, dhe formacione të çuditshme.

I fundit i zhgënjimeve është Kristian Panuçi. Rezultate e tij i kanë të freskëta të gjithë tifozët. Italiani do të mbahet mend për arrogancën dhe faktin që kurrë nuk mori përsipër fajin dhe në rezultatet e rënda si humbja 3-0 me Kosovën, 4-1 me Ukrainën apo dhe dështimin total në Ligën e Kombeve. Tashmë na mbetet që presidenti i FSHF-së të ketë nuhatjen e duhur për trajnerin e ri, pasi fushata kualifikuese për në Euro 2020 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. (Jeton Selimi-BW)

 

Next Post
Aktualitet / Diplomatët gjermanë apelojnë për Opozitën: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

Aktualitet / Diplomatët gjermanë apelojnë për Opozitën: Merrni pjesë në zgjedhjet lokale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In