• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/U betua e para grua në krye të CIA-s

by Java News
22/05/2018 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ceremoninë e betimit të 61 vjeçares Haspel, që u mbajt në selinë qendrore të CIA-s në dalje të Washingtonit, mori pjesë edhe presidenti Donald Trump. “Gina është e fortë, e vendosur dhe kur vjen puna për të mbrojtur Amerikën, ajo nuk tërhiqet kurrë”, tha presidenti Trump. “Burrat dhe gratë e kësaj agjencie meritojnë udhëheqje të jashtëzakonshme dhe atë po marrin”, tha ai.

Trump e quajti Haspelin “një person shumë të veçantë… që i ka shërbyer vendit me aftësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”.

“Askush në këtë vend nuk është më i kualifikuar se ju për këtë detyrë të jashtëzakonshme”, i tha presidenti Haspelit.Gina Haspel zëvendëson në këtë detyrë Mike Pompeon, i cili së fundmi mori detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit. Pompeo ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e betimit të drejtores së re të CIA-s.

Për zonjën Haspel puna e saj në CIA dhe ajo punonjësve të tjerë të shërbimit të fshehtë amerikan është “më shumë se një karrierë”. Sipas saj, ajo ka të bëjë më tepër me “një thirrje” për të mbrojtur vendin nga sulmet terroriste.

“Ne jemi më të mirët dhe sfida jonë është të jemi gjithmonë më të mirët”, u tha ajo punonjësve të CIA-s gjatë fjalimit të saj.

Senati amerikan e miratoi kandidaturën e zonjës Haspel të enjten e kaluar me 54 vota pro dhe 45 kundër, duke i dhënë fund një procesi të trazuar të emërimit saj, gjatë të cilit ligjvënësit rishqyrtuan praktikat e mëparshme të marrjes në pyetje që zbatoheshin nga CIA.

Gjashtë demokratë votuan në favor të zonjës Haspel, ndërsa dy republikanë e kundërshtuan emërimin e saj.

Udhëheqësi i shumicës në senatin amerikan Mitch McConnell, një republikan i Kentakit, e vlerësoi zonjën Haspel si “të kualifikuar në mënyrë të veçantë për t’u përballur me sfidat më të mëdha të sigurisë kombëtare të Amerikës”, duke shtuar se ajo “ka fituar respektin dhe admirimin e burrave dhe grave të CIA-s”.

 

Përzgjedhja nga Trumpi e Haspelit për drejtimin e agjencisë së zbulimit shkaktoi polemika, duke pasur parasysh gabimet e saj me praktikat e ashpra të marrjes në pyetje të të burgosurve pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Amerikë. Ajo gjithashtu shkroi një dokument, nëpërmjet së cilit autorizonte shkatërrimin e video-kasetave të agjencisë së zbulimit, në të cilat sipas shumë studiuesve ligjorë ishin filmuar torturat ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

Demokrati Patrick Leahy njoftoi kundërshtimin e tij ndaj zonjës Haspel pak përpara votimit, duke i quajtur disa nga dokumentet mbi veprimtarinë e saj “shqetësuese”.

“Nuk e vë në dyshim angazhimin e Haspelit në funksion të sigurinë sonë kombëtare. Ajo ç’ka vë në dyshim është besnikëria e saj ndaj një vlere thelbësore të kombit tonë, asaj që të gjithë njerëzit kanë të drejta të caktuara, të patjetërsueshme, tha Leahy në një deklaratë duke shtuar se dinjiteti themelor i qenieve njerëzore “është i papajtueshëm me praktikat ç’njerëzore sikurse torturat.

Gjatë seancës për miratimin e saj, Haspel në mënyrë të përsëritur nuk pranoi të thotë nëse teknikat e ashpra të marrjes në pyetje ishin moralisht të gabuara. Megjithatë javën e kaluar, ajo i shkroi një letër përfaqësuesit më të lartë të demokratëve në komision, Mark Ëarner, ku shkruante se CIA nuk duhet të kishte kryer praktika abusive të marrjes në pyetje.

“Si drejtore e CIA-s, Gina Haspel do të jetë zyrtarja e parë e operacioneve në më shumë se pesë dekada, që do të udhëheqë agjencinë”, tha Warner në një deklaratë. “Besoj se ajo është dikush që mundet dhe nuk do të lëkundet, nëse presidenti e urdhëron të bëjë diçka të paligjshme apo të pamoralshme siç mund të jetë kthimi tek praktikat e torturës”, tha ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Shenja më me fat sot, 22 Maj 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

Britanikët rekord në shpërdorimin e ilaçeve! Brenda një viti hodhën në plehra 3400 tonë medikamente, do të mbushnin 75 pishina!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com