• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ Poezia e monumenteve mortorë

by A R
08/04/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Moikom Zeqo

Dijetari i lashtë Pauzania (shek. II e.s.) ka shkruar mbi monumente të qyteteve ilire Epidamn, Apolonia etj. Pauzania tregon se qytetari i Epidamnit i quajtur Kleosten u shpall kampion olimpik në olimpiadën e 66-të, në garën me kuadriga (karroca me katër kuaj).

Me këtë rast fituesi në tempullin e Zeusit në Olimp të Greqisë qe i pari që dhuroi portretin e tij në skulpturë, së bashku me atë të karrocierit të tij e të karrocës, ku qenë gdhendur edhe emrat e katër kuajve. Kjo vepër arti u skulpturua nga skulptori i quajtur Ageladi. Pauzania shton se “mbi karrocë lexohet:

“Detari Kleosten nga Epidamni këtu më vuri,

mbasi me kuaj fitoi garën fisnike të Zeusit”.

Siç shihet, kemi të bëjmë me një poezi të tipit epigramë. Epigramat e shkurtra e lakonike ishin të kohës. Olimpiada e 66-të ka ndodhur në vitin 516 para erës sonë. Pra poezia për Kleostenin i takon kësaj date të motshme. Kjo është dëshmia më e hershme që njohim deri më sot për kultivimin e poezisë që lidhet me një banor të një qyteti të vjetër në brigjet e Ilirisë. Krijuesi i epigramës për Kleostenin do të ketë qenë, mendojmë, ndonjë i njohur apo i afërt i kampionit olimpik, ndoshta nga vetë Epidamni, sepse është me kuptim fakti që në poezinë trivargjëshe theksohet jo pa krenari vendlindja e fituesit. Poezitë e tipit epigramë duhet të kenë qenë kultivuar edhe në vetë Epidamnin në këtë lak kohor, për personalitetet e banorët e shquar të tij. Gjithashtu Pauzania tregon edhe për një monument të banorëve të Apolonisë, ku ishte skalitur një poezi me katër vargje. Pavarësisht se këto poezi kanë qenë shkruar në greqisht, që ka qenë gjuhë kulture e kohës, ato kanë të bëjnë me mjedisin ilir, me jetën qytetase ilire e me ndikimin e kulturës antike greke.

Në portikun e muzeut arkeologjik të Durrësit ndodhet një monument reliev, ku është skalitur një grua e shtrirë në shtrat, sipër saj një efeb me hark e shigjetë në duar, kurse poshtë ky mbishkrim poetik në latinisht:

Andila C. L. Hic

Amphila requiescit.

Hospes ndi admirare quod sic me in lecte vid

recubante dormen mortua sum. sm.

Dormire puta filias Pia e Ama

Laetor quod vidi filias.

Dhe ja përkthimi:

Andila liberte e Kajit Amfilës – që – pushon këtu.

O kalimtar, mos u habit që më shikon kështu

të shtrirë në shtrat sikur të flija se e vdekur jam.

Mendo se një fjetje të tillë kanë dhe bijat e mia Pia e Ama

Gëzohem që i pashë bijat.

Kjo poezi mortore na flet se si e ëma e vdekur e quajtur Amfila ka pasur edhe dy vajza, Pian e Aman. Monumentin Amfilas ia ka bërë libertja e quajtur Andila, ndoshta vajza e tretë e saj, ose një njeri i afërt i familjes. Ky monument i shekujve të parë të erës sonë është me vlerë të dyfishtë edhe për poezinë, edhe për skalitjen mjeshtërore të relievit.

Hecquard në librin e tij “Histoire et description de la Haute Albanie ou Guegarie” (Paris, 1858) në faqen 262 ka kopjuar gjatë vizitës së tij në Durrës edhe një mbishkrim të një monumenti mbivarror. Monumenti i kushtohej Kalocer Gubernit nga gjashtë persona “në kujtim miqësie”, duke mos harruar të shënojnë se monumenti u ngrit me shpenzimet e tyre.

Në këtë mbishkrim lexohet edhe vargu latinisht: Ortus in alia Ephyra. Ky varg përkthehet: Të lindur nga një Efyrë e dytë.

Studiuesit që janë marrë me këtë mbishkrim, si Momseni, Sestieri etj., thonë se ky varg ishte fillimi i një karmi (poezie). Vargjet e tjera të poezisë nuk janë deshifruar dot, sepse janë të dëmtuar në mbishkrim.

Teodor Momseni shënon se me “alia Ephyra” duhet kuptuar Akrokorinti. Dihet se një emër i vjetër i Korintit ishte edhe Efyra. Por ne kemi mendimin se pikërisht cilësimi “një Efyrë e dytë” ose më saktë “një Efyrë tjetër” tregon qytetin Efyra të Epirit ilir, pra jo Akrokorintin. Stefan Bizantini në leksikonin e tij thekson se Efyra është “qytet i Epirit, i quajtur kështu prej Efyrit, që ishte bir i Amarakut të Thespretit, të Pelazgut..”. Shekuj më parë se Stefan Bizantini; kronikhistoriani i motshëm Tukiditi shkruante se “larg detit në Eleati të Thesprorisë është qyteti Efyra”, kurse Akrokorinti dihet se ishte ishull në detin Jon. Pra Efyra, si qytet i Epirit, është në krahinën e qerthullin e thesprotëve, fis i madh e i rëndësishëm ilir i jugut. Si përfundim, mendojmë se vargu që analizuam më sipër dëshmon për origjinën etnike të personave kushtimtarë, të ardhur nga thesprotët e të vendosur me sa duket si banorë në qytetin e Durrësit.

Fakti që në monumentet skaliteshin vargje e poezi, shpreh njohjen dhe kultivimin e poezisë antike në Durrës, pra jo vetëm poetët e krijuesit vëndas, të cilët kanë mbetur anonimë, por edhe publikun që i lexonte këto poezi, të shkruara në latinisht, si një gjuhë tjetër kulture bazë e motshmërisë. (Kujtojmë se latinishtja si gjuhë kulture u përdor deri në shekullin e 17-të po me këtë funksion edhe nga Barleti i madh, po askush nuk dyshon se kryeveprat barletiane nuk i takojnë kulturës humaniste shqiptare e se autori i tyre nuk është shqiptar, ngaqë shkroi latinisht).

Poezia e monumenteve mortorë nuk ka qenë gjithashtu diçka në vetvete. Ajo ka qenë pjesë e poezisë së jetës së gjallë, e kultivimit të letërsisë. Durrësi në shekullin e dytë të erës sonë ka pasur një bibliotekë të madhe. Në këtë bibliotekë, natyrisht, do të ketë pasur libra, traktate e poezi, por që nga shkatërrimet e kohërave nuk na kanë mbërritur. Ose, për shembull, një figurë e madhe dijetari enciklopedist është ajo e mjekut Filonid Dyrraheni, që, siç dëshmojnë burimet e shkruara antike, bëri 45 libra të ndryshëm. Pra kemi të bëjmë me një kulturë të lashtë të të parëve tanë në trojet e Durrësit. Në këtë kuadër poezitë antike, për të cilat folëm në këtë shkrim, së bashku me poezitë e tjera të gjetura në monumentet e Apolonisë, Ballshit e ndonjë qendre tjetër antike të Shqipërisë, mund të përbëjnë një objekt studimi me interes mbi historinë e poezisë e traditave kulturore.(Dita)

a.ç

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Importimi i rrezikshëm i betejës së Erdoganit mes nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In