• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dossier/ Nëntë dramat që tronditën Dukagjinin

by
07/07/2015 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erjon Çiku/ Dukagjini i Shkodrës u rikthye edhe një herë në qendër të mediave dhe opinionit publik, dhe siç ka ndodhur rëndom këto kohë, jo për bukuritë e tij natyrore, por në faqen e kronikës së zezë.

Vrasja me armë zjarri e dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova nga i riu 20 vjeçar Sokol Mjacaj, mbajti të mbërthyer të gjithë shqiptarët. Madje ngjarja mori edhe nuanca dhe reagime politike, duke shkuar deri aty sa kjo ngjarje e rëndë u cilësua si “prerje në besë”, lidhur me fatin tragjik që pati çifti çek.

Por kjo nuk është e para herë që ky vend, ku natyra është treguar bujare, të kthehet në “strehën” e krimeve dhe vrasësve nga më të panatyrshmet.

E cilësuar si “Lazarati 2” për shkak të kultivimit në masë të lëndëve narkotike kanabis sativa, Dukagjini dhe fshati famëkeq i Gjirokastrës, kanë po aq të përbashkëta sa edhe dallime.

E vendosur në mbi 2400 metra lartësi, dhe një nga zonat ku kanuni vazhdon të jetë ligji i banorëve të kësaj zone, Dukagjini ka prodhuar jo vetëm kanabis sativa ndër vite, por tashmë edhe krime ku pikërisht vlerat shqiptare si besa e mikpritja shkelen me të dyja këmbët.

Në një përmbledhje të bërë nga JavaNews.al, që nga Qershori i vitit 2012 e deri më 3 Korrik të 2015, janë në total 9 ngjarje të rënda që etiketojnë Dukagjinin si “Lazaratin e heshtur të veriut”.

Krimet janë të natyrave nga më të ndryshmet, që nga gjakmarrja e krimi në familje, e deri tek kundërshtimi dhe gjuajtja me armë e 2 helikopterëve të policisë verën e kaluar. Në të tillë situatë, lind nevoja e një vëmendje më të shtuar nga autoritetet e rendit në këtë zonë, pse jo edhe në vendosjen e një komisariati policie në Dukagjin.

Sepse Dukagjini nuk mund të qëndrojë më në heshtje, pasi krimi nuk është traditë e shqiptarëve, dhe të tilla vrasje si ajo e turistëve çekë, i dënon edhe kanuni.

????????????????????????????????????

Kronologjia e ngjarjeve të ndodhura në Dukagjin

3 Korrik 2015 –Vritet me kallashnikov nga Sokol Mjacaj çifti i turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova, në Prekal të Dukagjinit. Autori 20 vjeçar pranoi vrasjen duke u shprehur se kishte tentuar të grabiste turistët.

22 Gusht 2014 – Sulmohen me armë automatike nga një shpat mali në Pult të Dukagjinit, 2 prej 3 helikopterëve të vënë në mbështetje të 160 forcave të policisë të cilat marrin pjesë në operacionin Antikanabis në Shkodër.  Policia identifikli dhe arrestoi 10 persona të cilësuar si “grupi i zjarrit”.

helikoptere

(Në foto: Helikopteri “Cougar” i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ai i Policisë së Shtetit të qëlluar me armë gjatë aksionit anti-kanabis në Gusht 2014)

20 Gusht 2014 – Policia e Shtetit nis aksionin anti-kanabis në zonat e thella të Dukagjinit. Gjatë këtij aksioni, i dyti më i rëndësishëm pas Lazaratit, asgjësohen mbi 120 mijë rrënjë kanabis si dhe sekuestrohen dhjetëra kilogramë hashash.

24 Korrik 2014 – Krimi në familje merr sërish jetë në Dukagjin. Në fshatin Kir një konflikt pronësie brenda familjes ka çuar në plagosjen e dy vëllezërve dhe nënës së tyre.

Të plagosur mbetën dy vëllezërit, Martin e Kol Qershia dhe nëna e tyre Lina Qershia, e cila u plagos rëndë.

3 Tetor 2013 – Në lagjen Kiras të Shkodrës vritet Çesk Leka, 45 vjeç i cili  qëllohet me armë zjarri pistoletë ka qenë duke hyrë në banesë. Në atë kohë, familja Leka kishte pak vite që ishte transferuar në Shkodër pasi kishte zbritur nga zonat e thella të Dukagjinit.

12 Shtator 2012 – Një 49 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit.Viktima ishte Marash Tonaj, teksa gjakmarrja është bërë sërish motiv për vrasje. Sipas policisë së Shkodrës, vrasja dyshohet se e ka zanafillën në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Nik Tonaj mendohet të jetë autori i vrasjes së një çifti bashkëshortësh, Nik dhe Lena Pjolla.

turistet-ceke (1)

(Në foto: Dy turistët çekë, Michael Svatos dhe Anna Kosinova, të vrarë me armë zjarri më 3 Korrik 2015)

1 Gusht 2012 – Krimi brenda familjes godet sërish në një familje nga Dukagjini. Babai vret vajzën e tij 14 vjeçare, ndërsa pas këtij akti, ka vrarë edhe veten. Ngjarja e rënë ndodhi në fshatin Arrë të komunës Temal, që është edhe një nga zonat më të thella të Dukagjinit, rreth 4 orë larg Shkodrës.

Viktimat, ishin Mirash Bregu, 45 vjeç dhe 14 vjeçarja Mariana Bregu. Sipas policisë së Shkodrës shkak i këtij sheri ka qënë një konflikt mes dy viktimave, pasi 14-vjeçaria nuk donte të qëndronte më në fshatin Arrë.

14 Qershor 2012 – Gjakmarrja i merr jetën me armë zjarri 17 vjeçares Marie Çuku dhe gjyshit të saj Kol Çuku. Ngjarja ndodhi në lagjen Kasnet të fshatit Kir të Dukagjinit

2001 – Historia tragjike e zhdukjes së tre studentëve çekë në vjeshtën e vitit 2001 në Shqipëri. Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuçkova, u zhdukën në zonën malore të Dukagjinit, vjeshtën e vitit 2001. Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e tyre.

Next Post

“Të varet në litar!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë humbën gjymtyrët, familjarja rrëfen dramën: Barriera përshkoi autobusin mes për mes

July 7, 2026
“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

“Në protestë janë kryer shtatë vepra penale”, analisti: Pjesëmarrja është zbehur, kauzat dhe kërkesat ua mori PD-ja

July 7, 2026
Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Lamallari-Policisë së Shtetit: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

July 7, 2026
Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

Erdogan pas takimit me Trump: Do të ndërmarrim hapa për paqen në Gaza dhe Ukrainë!

July 7, 2026
“Negociatat s’duhet të pengohen”, Rama: Dialogu është rruga për të trajtuar shqetësimet e qytetarëve

Rama: Policisë së Shtetit i shtohen motoçikleta të financuara nga pasuritë e konfiskuara të krimit të organizuar

July 7, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kur “dashnorët” e natyrës përdoren kundër natyrës

July 7, 2026
“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

“Në botën e çudirave…”, këshilltari socialist sulmon Koçekun: Patronazhistët të çuan në Kuvend, mos i përbuz!

July 7, 2026
Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

Trump nuk i ndahet Melonit: E dua shumë, por ja gabimi që bëri!

July 7, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Rutina e “Kilometrit të fundit”

July 7, 2026
Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Ankimoi vendimin pas ekstradimit nga Dubai/ Aleks Pepaj kërkon lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet si pjesë e grupit të Jetmir Pepës

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In