• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOSSIER/ Kur Basha hap krahun, ja sa herë i refuzoi bisedimet me Ramën

by Java News
24/10/2019 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha po pranon se fundi idene se mund te ulet e te nise nje dialog politik me kryeministrin Rama. Nje gje qe e ka hedhur poshte me shume insistim gjate gjithe muajve te vitit qe po mbyllet. Si zakonisht, Basha ka marre edhe nje here kthese, duke deshmuar se stina e protestave te dhunshme deshtoi zyrtarisht dhe se si perhere, fjala kthehet tek dialogu ne tryeze. Nje fushe ku Basha nuk ndjehet i forte, pasi heren e fundit qe u ul me Ramen ne 17 maj, dihet perfundimi.

Më poshtë janë disa deklaratat që kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë duke zgjedhur sulmin ndaj shtetit dhe dhunën në vend të dialogut.

21 Maj – Berat

“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën”. Kështu deklaroi kryedemokrati Basha nga Berati ku ka zhvilluar një takim me aktivin e qarkut. Ai tha se nuk do të ketë kurrë më pazar me
kryeministrin dhe se largimi i tij është i panegociueshëm.

“Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do t’i bindej sovranit për të djegur mandatet.
Kjo ndodhi! Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi i tij është i panegociueshëm për t’i hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira”

12 Maj

“Hapi i parë për zgjidhjen e krizës është largimi i Ramës. Në çdo vend normal evropian për çdo skandal që ka ndodhur ky duhet të ishte larguar. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme, sepse nuk ka
mënyrë tjetër për ti shërbyer interesit publik.

Nuk jemi për pazar dhe për pushtet, jemi për transformim politik që kërkon konsensus me të gjitha palët politike, por jo me Ramën. Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Është i panegociueshme largimi i
Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike.”

13/09/2018

“Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Ramën dhe bandën e tij përsa kohë institucionet janë të pushtuar nga krimi”.

9 Prill

“Asgjë nuk do të përparojë, asnjë dialog nuk do të nisë, pa larguar shkaktarin dhe arkitektin e narko-shtetit. Dhe mesazhi që kumbon kudo është ky: Nuk do të ketë më demokraci fallco, nuk do të pranojmë më parlament fallco, nuk do të pranojmë më drejtësi fallco, nuk do të pranojmë më ekonomi fallco.”

2 Mars

“Me kë të dialogosh, me Ramën, me Dakon, me Çyrbjen? Hapi i vetëm për ta çuar Shqipërinë në Evropë është që të largohet një qeveri e lidhur me krimin. Ftoj gjithë shqiptarët në 16 mars në protestën e madhe, por edhe me në protestat e tjera që do të bëjë opozita e bashkuar. Takim I vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars”.

6 Mars – Basha

“Dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë në mënyrën si i keqpërdor nga një njeri qëhiqet sikur është kryetar i PS-së, por që është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, të socialistëve, të demokracisë. Këtë i kemi borxh Shqipërisë dhe ëndrrës së gjithë shqiptarëve që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, me parlament dhe qeveri të çliruar nga krimi.”

Basha në një dalje për mediat

“Ai që ka shkaktuar problemin nuk mund ta zgjidhë problemin. Unë nuk i kam kërkuar asgjë dhe nuk do t’i kërkoj asgjë presidentit të Republikës, sepse unë nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize përmes akteve të presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tja dijë për kushtetutën, as për ligjet, as për drejtësëinë, as për miqtë ndërkombëtarë, sepse është thjesht një njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi.e vetmja forcë që mund ta ndalë rënien e kësaj shoqërie nën tiraninë e krimit dhe korrupsionit, me në krye një ilegjitim si Edi rama është forca e njerëzve të bashkuar. Kështu ka ndodhur kudo ku shoqëritë e civilizuara janë përballur me sprova të tilla, kështu po ndodh edhe këtu. Ftesa ime ndaj çdo qytetari është që të heqë çdo iluzion se do ketë ndonjë zgjidhje “deus ex machina”, me dorën e Zotit.”,

11 Prill në një prononcim për gazetarët në selinë blu

“Nuk ka, as nuk ka për të patur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve. Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm”.

29 Shtator

“Kjo krizë nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverie të korruptuar. Një proces zgjedhor me standarde, që nuk mund të ndodhë për sa kohë në krye të vendit është një person që ka kapur drejtësinë dhe ka kapur zgjedhjet. Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur duke vjedhur votat. Ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe veten e vet”.

Basha pas takimit me aleatët në 2 tetor

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”.

Basha i përgjigjet letrave të Ramës

“Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit”.  /

G.KOSOVARI

Javanews

Next Post
Për ata që thonë se Maqedonia i meriton negociatat më shumë se Shqipëria

Rama, ironi me gazetarët: Dorëheqje? Sikur të quhej Fevziu Bruno Vespa, dhe Bejtja Sami Ameni...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

March 17, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In