• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Ja organizatat që përgjakin botën në emër të Islamit

by Lorenc Vangjeli
05/01/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I cilësuar si grupi terrorist më i pasur në histori, kryesisht në sajë të shitjes së naftës dhe njerëzve, Shteti Islamik kontrollon territore të shumta në Siri dhe Irak. Por përveç ISIS-it ekzistojnë shumë organizatave të tjera të armatosura, të cilat shkaktojnë gjakderdhje nëpër botë në emër të Islamit.

Në Siri, Fronti Al-Nusra, grupi besnik i Al-Kaedës, ka rreth 10 mijë milicë. Organizata udhëhiqet nga Ebu Muhamed El-Golani – një veteran i luftës së Irakut – ndërsa u shfaq për herë të parë në fillim të vitit 2012, kur mori përgjegjësinë për disa sulme në kryeqytetin e vendit, Damask. Një tjetër organizatë aktive është Ahrar El-Sham.

Udhëheqësi i saj, Hasan Abud, u vra shtatorin e kaluar gjatë një sulmi. Qëllimi i organizatës, e cila në të kaluarën ka punuar me disa grupe rebele të konsideruara të “moderuara”, është të vendosë ligjin e Sheriatit në Siri.

Në Libinë e pas Gedafit zhvillon aktivitetin e saj organizata Ansar Al-Sharia. Edhe ky grup salafist, si organizatat e tjera terroriste, kërkon zbatimin e ligjit të Sheriatit në vend. Veprimet e para të grupit, kryesisht më aktiv në Bengazi, datojnë prej vitit 2011. Më shumë gjasa Ansar Al-Sharia, është përgjegjës për sulmin ndaj konsullatës amerikane, që vrau ambasadorin Kristofer Stivens.

Në kaosin e vendit, mendohet se janë të paktën 10 organizata aktive terroriste të lidhura me Ebu Bekr El-Bagdadi, numri një i ISIS-it. Në Afganistan janë talibanët. Pas tërheqjes së trupave sovjetike, ndërmjet viteve 1995-1996, ata fituan pushtetin. Deri në vitin 2001, të njohur si sundimtarët legjitime të vendit të opiumit, talibanët u përmbysën nga ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Ata janë gjithashtu ende shumë aktive në rajonet veriore të Pakistanit.

Organizata radikale islamike ekzistojnë edhe në jug të Filipineve. Grupi më aktiv dhe i dhunshëm, Abu Sajaf, u themelua në fund të viteve ‘80 nga Abduraxhik Xhanjalani. Organizata, e cila ka qenë gjithmonë e afërt me Al-Kaedën, kohët e fundit duket se kanë patur marrëdhënie të ngushta me Shtetin Islamik. Qëllimi i tyre duket se është krijimi i një shteti të pavarur islamik, të bazuar në ligjin e Sheriatit në rajonin e Mindanaos.

Kjo organizatë, që ka qenë e listuar nga Shtetet e Bashkuara në listën e zezë të grupeve terroriste, ka lidhje të ngushta me Xhemah Islamija, një organizatë pan-aziatike e themeluar në fillim të viteve ’90, përgjegjëse për sulmet vdekjeprurëse në Bali të Indonezisë në vitin 2002, ku mbetën të vrarë qindra persona, mes tyre shumë turistë perëndimorë.

Gjatë Krishtlindjeve të fundit, 14 të krishterë u vranë në sulme të armatosura, të kryera nga rebelët myslimanë. Sikurse është raportuar nga policia lokale, përgjegjëse është milicia e luftëtarëve islamike të lirisë Bangsamoro, një grup që është ndarë nga Frontit Islamik Çlirimtar.

Sulmet në 3 provinca rebele në Tajlandën jugore, kanë shkaktuar më shumë se 6 mijë viktima që nga viti 2004.

Grupet islamike më aktive janë Organizata Çlirimtare Patani e krijuar në vitin 1968 dhe Fronti i Bashkuarapër Pavarësinë e Patanit, i njohur edhe me emrin Bersatu. Disa prej tyre kërkojnë pavarësinë nga Tajlanda, dhe aneksimin e territoreve të tjera në Malajzi. Deri më tani, aksionet e tyre asnjëherë nuk kanë lëvizur asnjëherë nga zonat e largëta të jugut të vendit.

Në fund të muajit gusht, udhëheqësi i grupit ‘Mara Patani’, Avang Xhebel, një akronim i formuar në tetor të vitit 2014, që përfshin 6 grupe separatistësh myslimanë, ka kërkuar riçeljen e bisedimeve të paqes me qeverinë. Por Avang Xhebel, s’mund të flasë në emër të të gjithë grupeve të armatosura në këtë zonë. Ndaj edhe dhuna nuk ka rreshtur.

Në Egjipt, grupi më aktiv terrorist është Ansar Bejt El-Makdis, i quajtur gjithashtu Ansar Jeruzalemi. Qëllimi i tij është që të krijojë një kalifat islamik në Gadishullin Sinai. Në vitin 2014, ai ka qenë përgjegjës për sulme të shumta kundër forcave qeveritare. Disa burime tregojnë se grupi i armatosur mban lidhje të forta me Shtetin Islamit. Në fakt, Ansar Bejt El-Makdis është i lidhur zyrtarisht me Al-Kaedën.

Në Nigeri që nga viti 2002 vepron grupi terrorist Boko Haram. I udhëhequr nga Abubakar Shekau – pas vdekjes së themeluesit Muhamedi Jusuf – ka rreth 9 mijë milicë. Organizata, e cila përkrah krijimin e një Shteti Islamik, ka qenë përgjegjëse për vepra të shumta kriminale, sidomos kundër të krishterëve në jug të vendit.

Ai po përgjak Somalinë dhe vendet e tjera afrikane është grupi islamik Al-Shabab. Celula somaleze e Al-Kaedës, sipas BBC-së, ka rreth 8 mijë burra të armatosur. Lideri historik, Ahmed Abdi Godane, u vra në 2 shtator pas një sulmi të kryer me dron nga Shtetet e Bashkuara. Një nga qëllimet kryesore të Al-Shabab, është vendosja e ligjit të Sheriatit në rajon. (Marrë nga express )

Next Post

Charlie Hebdo, edicion special për përvjetorin e masakrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

Shtëpia e Bardhë bllokon CNN të udhëtojë me Air Force One

September 26, 2026
Zvicra arrin një fitore të ngushtë ndaj Islandës

Shtohen telashet për Granit Xhakës, dyshohet se përdori certifikatën e falsifikuar të vaksinimit në SHBA

September 26, 2026
Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

September 26, 2026
EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

September 26, 2026
Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

September 26, 2026
FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

September 26, 2026
Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

September 26, 2026
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com