• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Ja çfarë ndodh pas dyerve të haremit

by Java News
18/12/2017 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Poligamia dhe haremet, mungesa e edukimit dhe mungesa e të drejtave, diamantet e mëdha dhe hixhabet – jetët e grave arabe janë shumë të stereotipizuara në sytë e të huajve, saqë ndonjëherë është e vërtetë të bëhet dallimi mes të vërtetës dhe miteve

Martesat e përgatitura

– Gjysma e martesave në shtetet arabe ende aranzhohen nga prindërit. Përderisa shumica mund të mendojnë se askush nuk i pyet vajzat për mendimin e tyre, në realitet ato mund ta refuzojnë dhëndrin nëse nuk u pëlqen.

– Nënshkrimi i kontratës martesore është i detyrueshëm! Ndryshe nga shumica e vendeve të botës, në shtetet arabe është rregull i detyrueshëm të nënshkruhet kontrata martesore.

– Gratë arabe rrallëherë martohen me meshkuj të religjioneve tjera sepse frikësohen se mund të depërtohen nga shteti për akte të tilla. Meshkujt kanë më shumë privilegje në këso rrethana dhe janë të lejuar të martohen me vajza hebre apo krishtere. Por në raste të tilla, vajza nuk merr shtetësinë dhe fëmijët qëndrojnë me babanë në rast se shkurorëzohen.

– Në shumicën e shteteve arabe mosha minimale për martesë është 18 vjeç. P.sh., qytetarët e Tunizisë mund të martohen në moshën 18 vjeçare sipas ligjit, por mosha mesatare kur martohen vajzat është 25 vjet, dhe për meshkujt është 30. Sidoqoftë, në disa shtete të cilat janë ende në zhvillim, martesat në moshë të hershme janë ende aktuale. P.sh. në Arabi Saudite dhe në Jemen shumica e vajzave martohen para se t’i mbushin 18 vjet.

Ceremonitë martesore

Traditat ndryshojnë në bazë të shteteve, por nuset dhe dhëndrit  arabë e festojnë martesën ndaras.

– “Martesa e meshkujve” mund të festohet në ditë të ndryshme nga martesa e nuses. Si rregull, është shumë i thjeshtë: çaj, kafe, darkë dhe komunikim që nuk zgjatë më shumë se 4 orë.

– “Martesa e nuseve” është ngjarje e ekspozimit të diamanteve, këpucëve nga dizajnerët, dhe kostumeve të mbrëmjes sepse zakonisht e tërë kjo bukuri fshihet pas hixhabeve dhe vellove. Kjo është arsyeja se përse vetëm gratë mund të marrin pjesë në një dasmë të tillë. Meshkujve u ndalohet reptësisht hyrja. Stafi janë vetëm femra, duke i përfshirë këngëtaret, fotografet dhe DJ.

– Vizita e burrit paralajmërohet më herët në mënyrë që të gjitha gratë të mbulohen. Nëse burri vjen me vëllezërit apo babanë, atëherë nusja mbulohet me veshje tradicionale islame të bardhë sepse as të afërmit e burrit nuk mund ta shohin bukurinë e saj!

– Është e ndaluar të prezantohen gjëra të cilat ndërlidhen me alkoolin në kulturën arabe, duke i përfshirë edhe gotat e shampanjës dhe të verës.

Poligamia

– Shumica e martesave janë monogame. Jo çdo mashkull arab mund ta përballojë financiarisht t’i ketë disa gra. Feja islame u lejon atyre t’i kenë deri në 4 gra, por secila prej tyre duhet të keni shtëpi dhe sasi të barabartë të dhuratave, vëmendjes, aksesorëve, etj. Pasja e disa grave është privilegj i sheikëve dhe i njerëzve të pasur.

– Martesa e parë është më e rëndësishmja! Pavarësisht sa gra mund t’i ketë një burrë, martesa e parë gjithmonë mbetet më e madhja.

– Nëse mashkulli gjen tjetër grua, gratë e tij duhet ta pranojnë atë.

Divorci

– Sipas traditës së vjetër, mashkulli që dëshirohen të shkurorëzohet nga gruaja duhet ta përsëris frazën “shkurorëzohem nga ti” 3 herë. Pas kësaj, gruaja duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij për një periudhë të caktuar për t’u siguruar se nuk është shtatzënë. Gjatë kësaj periudhe të pritjes, burri mund ta “merr” prapë gruan vetëm duke thënë , “të marr prapë”. Ai lejohet ta bëjë këtë procedurë tri herë. Pas shkurorëzimit të tretë, ai nuk lejohet të martohet prapë me të.

– Gruaja ka të drejtë të aplikojë për divorc në rast se burri nuk ia siguron asaj të gjitha të mirat. Raste të tilla shikohen me kujdes në gjyqe, dhe shpeshherë përmbushet dëshira e grave. Në botën arabe, meshkujt nuk e shfaqin dashurinë me lule, por me ari dhe aksesorë tjerë. P.sh., burri duhet ta dërgojë gruan në restorante dhe t’i blejë dhurata të shtrenjta. Nëse ka disa gra, të njëjtat dhurata dhe vëmendje duhet t’ua jap secilës.

Të drejtat e grave

Pavarësisht stereotipeve, gratë arabe respektohen nga meshkujt.

– Ditët javore të grave. Një herë në javë, të gjitha plazhet, parqet dhe sallonet e bukurisë në Shtetet e Emirateve të Bashkuara hapen vetëm për femra. Meshkujt nuk janë të lejuar të futen në asnjërën prej këtyre vendeve.

– Sidoqoftë, gratë myslimane bëjnë çdo gjë me lejen e burrit! Nëse ajo dëshiron të shkojë diku, ajo fillimisht duhet t’i tregojë burrit dhe të merr leje nga ai.

Edukimi dhe puna

– Nëse një femër dëshiron të edukohet, kjo nuk i ndalohet. Ka shumë vajza që studiojnë edhe jashtë shtetit. Në Jordani, vetëm 14 për qind e femrave janë analfabete. Në Shtetet e Emirateve të Bashkuara, 77 për qind e vajzave futen në kolegje.

– Punët e shtëpisë u ngarkohen grave. Por në shtetet e pasura, kjo detyrë u ngarkohet shërbëtoreve, ndërsa detyra kryesore e grave është të lindin fëmijë dhe t’i rrisin.

– Ka karriera edhe për gra! Në Emiratet e Bashkuara, 2 për qind e ekzekutivit janë gra, 20 për qind e pozitave administrative janë të zëna na gratë, dhe 35 për qind e fuqisë punëtore të shtetit janë gra, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Mehmetaj e akuzoi për dhunë, deputeti i PS: Ajo si gjithë aleanca e plehrave donte…

Mehmetaj e akuzoi për dhunë, deputeti i PS: Ajo si gjithë aleanca e plehrave donte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In