• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Historia e radios që mposhti Milosheviçin

by Java News
25/09/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është historia e një grushti njerëzish, të cilët në datën 4 janar të vitit 1999, i dhanë zë, i dhanë në duar një megafon të stërmadh, të vërtetës së rezistencës dhe betejës së Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës.

Deri në atë kohë kishte pasur vetëm terr informativ. Kishte pasur një makineri të përbindshme propagandistike të Milosheviçit që villte vrer kundër shqiptarëve dhe luftës së tyre duke i cilësuar si terroristë e trafikantë droge.

Vendimi për një radio që të emetonte zërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte i drejtuesve të kësaj lufte, ndërsa vendi ku drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës menduan të instalonin Radion KOSOVA E LIRË dhe njëkohësisht edhe një agjenci lajmesh të quajtur KOSOVA PRESS, do të ishin Bjeshkët e Berishës – një nocion që vendoset në zemër të Kosovës gjeografike dhe nga ku mund të shohësh me sy të lirë Prishtinën.

Aparaturat e radios ishin dhuruar, me cilësimin: “Për çështjen kombëtare” nga Ismet Bexheti, një këngëtar i njohur nga Kumanova.

Gjatë gjithë periudhës së luftës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përmes betejash të egra, që ndonjëherë zgjasnin pambarim, arriti ta mbante të çliruar këtë zonë, ndërkohë që ushtria serbe përditë bënte përpjekje për ta pushtuar duke përdorur forca të shtuara si dhe të gjitha e llojet e armëve që kishte në zotërim.

Selia e Radios Kosova e Lirë dhe e Agjencisë Kosova Press fillimisht vendosen në një dhomë të banesës së Riza Berishës, në fshatin Berishë. Për instalimin e radios ftohen disa specialistë të Radio Prishtinës dhe gjithçka bëhet gati për të filluar në datën 4 janar 1999.

Emetimi nis në orën 15 e 55 minuta dhe zgjat vetëm 5 minuta. Veç prezantimit, lexohet edhe një Komunikatë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që lajmëronte nisjen e transmetimeve të Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosova Press. Po kështu lexohen edhe disa lajme, që kishin lidhje me luftën në Kosovë. Zërin e folësit Nusret Pllana, së sfond, e shoqëronte kënga patriotike “Jam Kosova e SHQIPTARISË”.

Zëri i parë apo zyrtar i Radios Kosova e Lirë do të ishte ai i Nusret Pllanës. Drejtuesit e radios e kishin përzgjedhur mes të tjerëve, pasi ai i artikulonte qartë fjalët dhe ajo që ishte më e rëndësishmja, kishte zë edhe optimist dhe bindës. Menjëherë pas transmetimit të edicioneve të para të lajmeve, zgjedhja e Nusretit si folës do të aprovohej nga të gjithë si e goditur në shenjë.
Nisja e transmetimeve nga Radio Kosova e Lirë, emetimi i lajmeve siç vinin nga frontet e luftimeve, do të shkaktonin furtunë mes qarqeve ushtarake-policore të Milosheviçit. Makineria e stërmadhe propagandistike e Milosheviçit, në mungesë të medieve kosovare, ja kishte dalë që të çorientonte popullsinë shqiptare dhe sigurisht që, me popullatën serbe, kishte pasur më tepër sukses në mbjelljen e versioneve të saj për luftën.

Për masakrat mes popullsisë civile shqiptare nuk thuhej asnjë fjalë, ndërkohë që trumbetohej me të madhe se si ushtria e policia serbe, përmes akteve heroike e patriotike, çdo ditë shkatërronin çerdhet e terroristëve dhe trafikantëve shqiptarë.

Funksionimi me metodikë ushtarake i Radios Kosova e Lirë, lajmet që nisin të jepeshin çdo ditë saktësisht në orën 4 të pasdites, informacionet e freskëta nga terrenet e luftimeve, humbjet e ushtrisë serbe por edhe të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, masakrat që paramilitarët apo edhe ushtria e Milosheviçit kryente mbi popullsinë e pambrojtur, të gjitha këto, i ndryshuan realitetet me furinë e një revolucioni.

Fitorja e parë e madhe e Radios Kosova e Lirë, do të ishte informimi dhe qartësimi i popullit të Kosovës për situatën e krijuar. Emetimi i një tjetër realiteti, krejt të ndryshëm me atë që shpërndante makineria e propagandës serbe, do të orientonte popullin e Kosovës të besonte në vërtetësinë dhe potencialin e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do të bënte një popull të tërë të besonte te lufta e bijve e saj, të besonte te fitorja, dhe të niste ta mbështeste dhe jepte gjithçka mundej për të.

Me kalimin e kohës Radio Kosova e Lirë dhe agjencia Kosova Press arritën që të demontonin gjithë ngrehinën e realitetit të gënjeshtërt të ndërtuar nga propaganda serbe. Shpejt ajo nisi të bjerrej dhe gremisej.

Për pasojë edhe popullsi i thjeshtë serb nisi të mësonte të vërtetat e luftës, të kuptonte se fëmijët e tyre të dërguar në luftë nuk po shkruanin asnjë faqe heroizmi, por përkundër, po linin kockat.
Njëkohësisht mediat botërore më të mëdha dhe më të interesuara për luftën në Kosovë nisën ti referoheshin përditë e më tepër lajmeve të emetuara nga Radio dhe Agjencia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Efekti i transmetimeve të Radio Kosova e Lirë, impakti në popullsitë respektive, edhe atë shqiptare, edhe atë serbe dhe sidomos emetimi i lajmeve nga mediet më të fuqishme të botës, sa duket u përjetua me tërbim nga kasta e ngushtë e Milosheviçit.

Alekasndër Vuçiç, në atë kohë Ministër i Informimit, është shfaqur tepër i interesuar për eleminimin e radios.

Pas nisjes, më 24 mars të vitit 1999 të sulmeve ajrore të NATO-s kundër makinerisë ushtarake të Milosheviçit, bombardimet për asgjësimin e Radios Kosova e Lirë intensifikohen.
Ushtria serbe zbraz në drejtim të zonës nga dilte sinjali i radios të gjitha llojet e predhave dhe raketave që zotëronte. Duket, tashmë njerëzit që drejtonin ushtrinë serbe kishin marrë urdhër që ta asgjësonin Radion Kosova e Lirë me çfarëdolloj kosto dhe me çfarëdolloj arme, qofshin edhe ato që ishin të ndaluara me konventa ndërkombëtare…

Pikërisht historinë e plotë të Radios Kosova e Lirë, për herë të parë për teleshikuesin shqiptar, do të sjellë të dielën, në orën 19:45, emisioni i përjavshëm Abc/Story i gazetarit Ferdinand Dervishi, që transmetohet në ABC TV. /abcnews.al/

Next Post
Rritja e rasteve dhe fluksi i pacientëve shkakton hapjen e Covid-3, gadishmëri edhe për spitalet rajonale

Covid-19/ Bilanci në Kosovë në përmirësim: Në 24 orët e fundit, 8 viktima dhe 88 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com