• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/ Grupi “Rrëshqitja” në vitin 1975, që do sulmonte Bllokun

by Java News
04/11/2018 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botohet dokumenti i rrallë i Sigurimit të Shtetit me siglën “Tepër sekret” për të ashtuquajturin grupi “Rrëshqitja” nga Shkodra me në krye Enver Bicakanin dhe Rustem Tabakun, të cilët u arrestuan dhe u goditën përpara se të realizonin planin e tyre, si rezultat i denoncimit të bashkëpunëtorit “Shtegtari” dhe “Fluksi”. Si dhe arrestimi i grupit “Bretkosa” ku bënin pjesë Gëzim Peshkëpia, Eqerem Kavaja, Estref Kërçiku, Haxhi Qira, Besnik Xoxe, Bujar Skënderi, Shefqet Kau, etj

 

Nga Dashnor Kaloçi

 

Para pak ditësh në një nga ambientet e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit të kryesuar nga drejtoresha, znj. Gentjana Sula dhe nën kujdesin e moderimin e z. Selman Zalli, punonjësi i këtij institucioni, u zhvillua një aktivitet për hapjen dhe bërjen publike të dokumenteve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, të dosjes në ngarkim të z. Gëzim Peshkopia, ish-i burgosur dhe i përndjekur politik nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për vite me rradhë. Në atë event i cili duhet thënë se pason një sërë aktivitetesh të tjera të suksesëshme të kryera nga ai institucion në bashkëpunim edhe me shoqata dhe institucione të tjera, (si ai i Studimit dhe Publikimit të Krimeve të Komunizmit, Instituti i Integrimit të Përndjekurve Politik të Shqipërisë etj), jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethe të tjera të vëndit, si në Tepelënë, Shkodër etj, u

publikuan vetëm një pjesë e dokumenteve sekrete nga dosja në ngarkim të z. Gëzim Peshkopia, pasi rezulton se ka përsëri dokumente arkivore sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, edhe në arkiva dhe institucione të tjera. Një nga këto është edhe ky dokument arivor me siglën “Tepër sekret” në të cilin bëhet një përmbledhje e shkurtër e të ashtuquajturit grup armiqësor me nofkën “Bretkosa” ku bënte pjesë dhe z. Gëzim Peshkëpia. Sipas dokumentit në fjalë, ky “grup armiqësor” është zbuluar, goditur dhe arrestuar nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1974-’75, ku akuza më e rëndë është: “Të zgjeronte rradhët dhe të punonte për rrëzimin e pushtetit popullor, sipas planit të tyre, me ndihmën e ushtrisë social-imperialiste sovjetike, duke i dhënë shkas asaj, ose nëpërmjet sulmit që grupi do të kryente në institucionte kryesore të Shkodrës, ose 200 veta do të sulmonin Bllokun e banesave të udhëheqjes së Partisë dhe të shtetit në Tiranë”?! Gjë e cila duket qartë se më tepër është një fantazi e Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, për të goditur dhe dënuar një grup personazh që vinin nga “klasat e përmbysura” ku përveç z. Gëzim Peshkëpia, bënin pjesë edhe Enver Bicakani e Rustem Tabaku të cilësuar si krerët e grupit, si dhe Eqerem Kavaja, Estref Kërçiku, Besnik Xoxe, Bujar Skënderi, Haxhi Qira, Shefqet Kau etj. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti arkivor që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën Tema.

 

DOKUMENTI I SIGURIMIT TE SHTETIT PER GRUPIN “BRETKOSA”

Në vitet 1973-1974 u zbuluan dhe u goditën disa grupe pa arritur të kryenin akte armiqësore. Kështu, shtetasit Ll. R. dhe J.K., denoncuan në degën e Punëve të Brendëshme të Tropojës se ekzistonte një grup që zhvillonte veprimtari armiqësore kundra Partisë. Më vonë, bashkëpunëtori “Shtegëtari” informon se nga biseda që kishte bërë me ….Rustën, mësoi se në Shkodër ishte krijuar një organizatë e cila kryente vrasje dhe vjedhje. U morrën masa dhe menjëherë ai vihet në përpunim aktiv.

Problemi u centralizua dhe u ndoq me nofkën “Rrëshqitja”. Nga disa veprime që u kryen shpejt u vërtetua se denoncimet dhe të dhënat ishin të sakta. Më datë 28.II.1974 u bë arrestimi i 8 kryesorëve me në krye Enver Bicakani dhe Rustem Tabaku etj. Zhvillimi i hetuesisë intensive dhe përpunimi në dhomat e izolimit vërtetoi veprimtarinë armiqësore të grupit “Rrëshqitja”.

Qëllimi i të cilit ishte të zgjeronte rradhët dhe të punonte për rrëzimin e pushtetit popullor, sipas planit të tyre, me ndihmën e ushtrisë social-imperialiste sovjetike, duke i dhënë shkas asaj, ose nëpërmjet sulmit që grupi do të kryente në institucionte kryesore të Shkodrës, ose 200 veta do të sulmonin Bllokun e banesave të udhëheqjes së Partisë dhe të shtetit në Tiranë. Po të dështonin do të arratiseshin në Jugosllavi nga Hani i Hotit. Por këto akte aventuresek mbetën më imagjinatën e tyre pasi ata u zbuluan dhe u goditën shpejt.

Më datën 5.5.1975, bashkëpunëtori “Fluksi” raportoi se në prani të disa personave (jep dhe emrat) më 5.5.1975, ora 9 e 30, në fund të rrugës së Pishës, është bërë një bisedë nga këta element për të djegur Shtëpinë e Formimit të Partisë.

Menjëherë merren masa. Kryen disa veprime si në drejtim të bashkëpunëtorëve, përgjimi me teknikë operative vëzhgimi dhe rezultoi se ata merreshin me veprimtari armiqësore në formë të organizuar. Problemi u ndoq me përparësi, me pseudonimin “Bretkosa”.

Si rezultat i njohjes së mirë të situatës operative të grupit dhe të lidhjeve të tyre nga veprimet e kryera u vërtetua se Bujar Skënderi, Haxhi Qira dhe Shefqet Kau ishin më të rrezikshëmit dhe ishin në dijeni të veprimtarisë të secilit. Më datën 8.8. 1975 u bë goditja e tyre.

Gjatë hetimit dhe përpunimit në dhomat e izolimit u vërtetua edhe veprimtaria e përbashkët që kryenin Eqerem Kavaja, Besnik Xoxe, Estref Kërçiku, Tonin Çefa dhe Gëzim Peshkëpia.

U vërtetua se grupi përbëhej nga element të deklasuar si Bujar Skënderi, dënuar për tentativë arratisje, imoral dhe i shthurur, babanë të dënuar mbas çlirimit për mosdenoncim malli, Shefqet Kaut, imoral, bir tregtari, Eqerem Kavaja, vëlla të arratisur jashtë shtetit, Besnik Xoxe, i biri i tradhëtarit, Koci Xoxe, Estref Kërçiku, dënuar tre herë për krime kundër shtetit etj.

Veç këtyre, gjatë procesit të përpunimit u fiksuan dhe 22 lidhje të tyre, nga të cilat 13 u vunë në përpunim aktiv dhe 9 në parapërpunim.

“Bretkosa” u zbulua dhe u godit shpejt, por dobësia del se u drejtua vetëm me një bashkëpunëtor, “Fluksi”, mregjithëse u evidentuan 13 bashkëpunëtorë të përshtatëshëm. Mosaktivizimi i këtyre bëri që të mos zbërthehet në thellësi veprimtaria e armiqësore e krerëve të “Bretkosës”, si dhe të pjestarëve të tjerë.

 

Por karakteristikë kryesore e kësaj veprimtarie armiqësore e keqëbërëse ishte zhvillimi i saj në mënyrë intensive dhe në disa raste dhe në grupe. Vetëm gjatë viteve 1970-1975 u zbuluan dhe u goditën disa grupe në qytetet Tiranë, Berat, Vlorë, Tepelenë etj.

Vetëm në 6 grupe që u zbuluan dhe u goditën në vitin 1973, implikoheshin 54 të rinj dhe të reja nga të cilët 21 nxënës shkolle, 24 në marrëdhënie pune dhe 9 parazitë, të gjithë ishin me banim në qytet, gjë që tregon se ndikimi i ideollogjisë borgjezo-revizioniste ishte intesifikuar në qytet.

Shumica e atyre që implikoheshin në veprimtari armiqësore ishin të moshës 16 deri 21 vjeç, 90 përqind të tyre ishin me përbërje të mirë politike, 10 përqind ishin nga klasat e përmbysura.

Veprimtaria e tyre filloi me dëgjimin e muzikës dekadente, leximin e literaturës borgjezo-revizioniste dhe shikimin e shpërndarjen e materjaleve pornografike duke kaluar gradualisht në veprimtari të mprehtë dhe të organizuar në grupe armiqësore. Bazuar dhe në përbërjen e tyre dhe goditja u bë e diferencuar. 30 përqind u arrestuan dhe u dënuan, kurse 70 përqind u demaskuan ose këshilluan në prezencë të prindërve apo organizatave të masave dhe aktivistëve shoqërorë. (Tema)

Next Post
Bullgari/ Si po bëhet ekonomia më e madhe në Ballkan

Bullgari/ Si po bëhet ekonomia më e madhe në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In