• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ Gazeta franceze: Pse shqiptarët e duan Zogun I?!

by Java News
17/05/2018 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij . Hulumtuesi Aurenc Bebja, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze:

E kaluara e një mbreti.

Pse shqiptarët e duan Zogun I?

“Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar.

Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, Maximilien-it dhe François I.

Ai është i matur. Është trim. Si mund të mos e duam atë ?

Po, por para Ahmet Zogut, duhet të thuhet se vendi nuk ishte shumë i sigurtë. Ky organizëm i vogël ishte i infektuar me mikrobe – komitadjis – që e hanin atë. Nuk kishte pushtet qendror. Dhe nëse rastësisht fuqitë e mëdha do të kishin vendosur një, askush nuk do t’u bindej atyre.

Anarkia mbizotëronte dhe lindi pyetja, pavarësisht simpatisë që shqiptarët kishin ngjallur, pavarësisht protestave të tyre të rrepta dhe legjitime, nëse do të ishim të detyruar që t’i ndajmë ata mes grekëve dhe jugosllavëve.

Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua.

Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë.

Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli ; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët.

Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara. Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve. I investuar në detyrat e tij dhe i shqetësuar nga përgjegjësitë e tij, Ahmet Zogu punon. Ai ndërtoi rrugë : atë të Durrësit për në Tiranë ; atë të Elbasanit për në Korçë ; atë të Tiranës për në Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat.

Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, midis Durrësit dhe Tiranës, për të cilat mund të jetë krenare.

Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.

Ahmet Zogu urdhëron që të qarkullojnë rrugëve shërbime të rregullta auto-transporti. Por, pavarësisht gjithçkaje, meqë komunikimet janë të ngadalta, ai krijoi tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë ; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë.

Menjëherë, vendi u bë i sigurtë. Ahmet Zogu do t’i sigurojë atij mjete që do të mundësojnë shkëmbime. Ai po ndërton portin e Durrësit. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.

Dhe pastaj, presidenti, metodikisht, por me energji, shfrytëzon – së fundi – pasurinë e tokës : bakrin e rajonit të Pukës, shfrytëzimin e naftës së Elbasanit dhe të Vlorës prej katër kompanive – një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane ; peshkarexhat e gjirit të Vlorës, që një kompani franceze i ka dhënë me qera, perlat e liqenit të Ohrit, kuajt e vegjël të fushës së Mukrës (Mursisë), të cilët njihen për rezistencën e tyre dhe shitja e të cilëve në vendet fqinje është një burim fitimesh i rëndësishëm për Shqipërinë.

Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës (vajit), fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet.

Dhe kur një vend i organizuar tërheq vëmendjen e të tjerëve, dhe meqë duhet frymëzuar frika së bashku me admirimin, Ahmet Zogu krijoi një ushtri dhe një xhandarmëri.

Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e njërës dhe tjetrës. Forcat e armatosura përbëjnë totalisht rreth njëzet mijë burra.

Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane…

Një interpretim i gabuar! A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ? Në të vërtetë, shqiptari, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja. Por konçesionet jepen në bazë të gjykimit (analizës) dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta fitojnë kompanitë italiane.”(darsiani)

Pierre Chanlaine

Next Post
“Po Basha kur do të dorëzohet te drejtësia si Agron Xhafaj?”

Basha: Rama- Xhafaj po terrorizojnë dëshmitarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

Hapja e Urës së Ibrit, reagon edhe KE: Presim konsultime dhe koordinim mes komunave të prekura dhe qeverisë së Kosovës

August 18, 2026
Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

Zgjodhi Shqipërinë për pushime, ministri Ermal Nufi pret në Vlorë homologun belg Theo Francken: Mundësi e mirë për të forcuar miqësinë!

August 18, 2026
Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!

‘Kambana’ braziliane për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho mund të marrë drejtimin e klubit të njohur

August 18, 2026
“Pati një sherr të madh dhe viktima…”- Autori Sokrat Vata zgjedh heshtjen për vrasjen e turistit francez, zbardhen rrëfimet e turqve

“Pati një sherr të madh dhe viktima…”- Autori Sokrat Vata zgjedh heshtjen për vrasjen e turistit francez, zbardhen rrëfimet e turqve

August 18, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

Gjashtë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë në terren

August 18, 2026
Zbardhen emrat, kush janë dy kandidatët për deputetë në listën e sigurt të PD-së në qarkun Berat

“Verë e zezë në Shqipëri”, PD: Vrasje, zjarre dhe tritol! Turisti kthehet me arkëmort…

August 18, 2026
Ishte në muaj mjalti, çifti i ri humbet jetën në aksidentin me helikopter në Greqi

Ishte në muaj mjalti, çifti i ri humbet jetën në aksidentin me helikopter në Greqi

August 18, 2026
Reforma territoriale, kryebashkiaku me 7 mandate: Nuk jam i qartë çfarë do të ndodhë me Maliqin!

Reforma territoriale, kryebashkiaku me 7 mandate: Nuk jam i qartë çfarë do të ndodhë me Maliqin!

August 18, 2026
Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

Blerjet online “fluturojnë”, 2 mijë subjekte në “radarin” fiskal të Drejtorisë së Tatimeve

August 18, 2026
“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

“Kam ende shumë për të jetuar”, zbulohen detaje për vdekjen e Hayden Panettiere

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com