• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ “Arratisen në Greqi se janë të uritur: Krim politik, të forcojmë kufirin!”

by Java News
19/01/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të urisë në zonën e Gjirokastrës në fillim të vitit 1947, ishin shtuar rastet e arratisjevedrejt Greqisë, por edhe Amerikës, duke ngitur kështu alarmin për regjimin komunist, pasi arratisja konsiderohej si një prej krimeve politike më të dënueshme.

Dy radiograme shkëmbyer mes drejtuesve të Partisë Komuniste, Manush  Myftiu në Tiranë dhe Mihal Bishës në Gjirokastër, zbulon se arratisjet ishin shtuar vetëm se popullsia nuk furnizohej si duhet me bereqet dhe se masat për mbrojtjeën e kufirit ishin të pamjaftueshme.

Drejtuesit komunistë propozojnë të forcohej kufiri, të mbahej sekret  ky fenomen dhe të furnizoheshin me bereqet e ushqime gjithë zona, për të frenuar disi arratisjet.

Kujto.al i sjell të plota këto dokumente, si dëshmi e izolimit të paprecedentë të vendit që në vitet e para të regjimit, duke i konsideruar krime politike edhe arratisjet për arsye ekonomike.

 

Radjogram

 

Mihal Bisha

 

Nr.ekstra

 

Datë, 4/III/47

 

Gjinokastër

 

Muarëm vesh  se nga qarku juaj janë arratisur gjashtë veta nga shkaku i mungesës së bukës. Familjet e tyre dhe të tjerëpërgatiten t’ikin. Ky është një akt politik, andaj të meren me një herë masa me anë të organeve të Sigurimit, tëpolicisë dhe me anën e shokëve në fshatra që një gjë e tillëtë ndalohet.

 

Na informoni pa vonesë me radjogram se si qëndron puna.

 

Manush  Myftiu.

 

PKSH

 

Komiteti Qarkor për Gjinokastrën

 

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

 

Nr. Ekstra

 

Gjinokastër më 6/III/947

 

Komitetit Qendror të PKSH.

 

Tiranë

 

Në lidhje me radiogramin t’uaj Nr.extra datë 4/III/947 ju njoftojmë sa më poshtë:

 

Gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur 12 veta që  kanëtentuar të arratiseshin për në Greqi; gjashtë prej këtyre janëkapur dhe gjashtë të tjerë, një familje, ka ikur.

 

Ka pasur edhe shenja të tjera. Për t’evituar këto, dy masa janë të domosdoshme: forcimi i kufirit me forca të tjera, me që forcat janë të pakta;

 

anë furnizimi i regulltë me sende ushqimore e posaçerisht  me bereqet; vajguri e vaj ulliri.

 

Shenjat për dezertim janë nër elementa që kanë njerëzit e tyre në Greqi e për më tepër  për elementat që kanë njerëzit e tyre në Amerikë, letrat që u vinë këtyre nga Amerika u shkruajnëvazhdimishtë që të shkojnë atje nëpërmejet Greqisë.

 

U porositën gjithë organet e Sigurimit të policisë dhe organizata afër kufirit që të ketë kujdesi tëposacme nëlidhje me kët.

 

Me këtë rast u njoftojmë se gjendja në lidhje me mungesën e bereqetit gjatë këtij muaji  e posaçërisht gjatë këtyre ditëve të fundit ka qenë mjaftë e vështirë. Edhe sot me anën  në qendrat e N/Prefekturavet popull që presin tëfurnizohen me bereqet jo vetëm në krahinat minoritare por mëtepër në krahinat e tjera.

 

Për këtë i është raportuar nga ana e Pushtetit Ministrisë Tregtisë por nuk na është përgjegjur. Nërast se nuk na vjen shpejt bereqet gjendja ka për për t’u vështirësuar edhe më; kjo pengon gjithëpunën e posaçërisht ne lidhje me mbjelljet.

 

Me që parashifet që këto ditë të vijnë në qarkun tonë edhe komisioni UNOS që ndodhet në Greqi, në bazë tënjoftimeve që ka Seksioni i Sigurimit, për të mos pasur grumbullime në qendra propozojmë dhe e shikojmë tëdomosdoshme të ndërmjetësohet pranë Minsitrisë Tregtisëtë na furnizojë rregullisht e shpejt me sasitë e nevojshme tëbereqetit.

 

  1. Komitetin Qarkor

 

Mihal Bisha

 

Firma(kujto.al)

Next Post
Këto shenja të Horoskopit janë kombinim perfekt për…

Horoskopi për ditën e diel, 20 janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In