• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Aristoteli, Kanti dhe Niçe mendonin ndryshe për lumturinë

by Java News
21/06/2017 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lumturia. Është diçka që të gjithë e duam. Por çfarë është saktësisht lumturia? A mund ta përshkruajmë me një fjali?Nëse nuk jeni të sigurt për përcaktimin e saktë të lumturisë, nuk jeni të vetmit. Shumë filozofë kanë ide shumë të ndryshme për atë që është lumturia dhe si mund të arrihet.Dëshironi të kuptoni se si filozofët e ndryshëm përcaktojnë lumturinë? Lexoni më poshtë.

Pikëpamja e Aristotelit për lumturinë

Aristoteli thoshte, “Lumturia varet nga vetja jonë” dhe besonte se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore.

Në vend që ta shihte lumturinë si diçka që mund ta përjetoni pas kalimit të një prove, ose kur argëtoheni me miqtë, Aristoteli mendonte se lumturia ishte një masë e gjithë jetës tënde dhe sa mirë e keni jetuar atë.

Ai mendonte se lumturia ishte një qëllim fundor, jo vetëm një ndjenjë momentale.

Aristoteli besonte se të gjitha gjërat e mëposhtme ishin të rëndësishme, kur përpiqeni të arrini lumturinë:

Shëndeti;

Paratë;

Miqësitë;

Marrëdhëniet;

Dija.

Sipas Aristotelit, vendimet që merrni, janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Pra, ai mendonte se në vend të zgjedhjes së opsioneve që japin kënaqësi të çastit, duhet të përpiqemi të sillemi në mënyra që sigurojnë përfitime afatgjata. Për shembull, të dalësh të bësh vrap, në vend se të rrish ulur në divan gjatë gjithë mbrëmjes.

Pikëpamja e Kantit për lumturinë

Kant thoshte: “Lumturia është përmbushja e të gjitha prirjeve tona”.

Por cilat janë këto prirje?

E pra, Kant gjithashtu e pranonte faktin që jo gjithmonë e dimë se çfarë është më mirë për ne, duke shtuar se qeniet njerëzore nuk janë të afta që të përcaktojnë me siguri absolute, se çfarë do i bëjë me të vërtetë të lumtura.Kjo mund të tingëllojë kundër-produktive, por Kant besonte se sa më shumë që përpiqemi të jemi të lumtur, aq më të pakënaqur do të jemi.

A keni provuar ndonjëherë kaq shumë për të shijuar diçka, e në fund keni përfunduar duke u ndjerë të zhgënjyer?Atëherë me siguri do ta kuptoni këtë teori.

Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë.

Kjo mund të përfshijë:

Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët.

Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre.

Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur.

Kjo nuk do të përfshinte:

Tundimin për t’u pasuruar.

Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale.

Fokusimin e madh në qëllimet egoiste.

Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë.

Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë natyrshëm.

Pikëpamja e Niçes për lumturinë

Niçja thoshte: “Ç’është lumturia? Ndjenja që fuqia rritet, që pengesa po kapërcehet”.

Niçja besonte se lumturia ishte një lloj fuqie që njerëzit mund të ushtronin mbi botën përreth tyre.

Kjo mund të tingëllojë pak keq, por mund të shfaqet në shumë mënyra të padëmshme.

Për shembull, për të qenë të lumtur, mund të dëshironi që:

Të jetoni në vendin që dëshironi.

Të punoni në një punë që ju pëlqen.

Të keni marrëdhënie me njerëzit, sipas zgjedhjes suaj.

Të kaloni kohën në mënyrën që dëshironi.

Kur hiqet fuqia për t’i bërë këto gjëra, ndihemi të palumtur dhe përpiqemi të marrim përsëri kontrollin.

Këtë mund ta bëjmë duke kërkuar një punë më të mirë, duke lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme, apo duke u zhvendosur diku tjetër gjeografikisht.

Niçja besonte se lumturia ishte e lidhur fort me aftësitë personale dhe nevojën për të jetuar jetën ashtu siç dëshironi.

Pikëpamja e Sokratit për lumturinë

 

Sokrati besonte se shumë përvoja që ne mund t’i përshkruajmë si të pëlqyeshme, si për shembull të ndjerit më mirë pas një sëmundjeje të gjatë, nuk janë lumturi e vërtetë – janë vetëm mungesë e vuajtjes.Ai mendonte se lumturia nuk duhet të bazohet në gjëra të jashtme, por mbi mënyrën se si ato përdoren.

Për shembull:

Përdorimi i parave për t’i dhuruar në një kauzë të mirë.

Përdorimi i inteligjencës për të zgjidhur problemet.

Përdorimi për mirë i forcës, dhe jo për të manipuluar të tjerët.

Pra, nuk ka të bëjë me atë që keni – ka të bëjë me mënyrën si e përdorni atë.

Çelësi i lumturisë

Pra, me gjithë këto mendime të ndryshme, si mund ta arrijmë lumturinë?

Më poshtë, një listë e disa ideve kryesore:

Mos u përqendroni shumë në ndjekjen e lumturisë.

Mundohuni të jetoni në mënyrë morale dhe racionale.

Merrni kontrollin e jetës suaj, aty ku është e mundur.

Mos e bazoni lumturinë në gjëra të jashtme, si paraja.

Përdorni pikat e forta, si inteligjenca, për të bërë mirë.

Lumturia është një qëllim final, jo një kënaqësi momentale.  Kjo është sjellë nga bota.al. (b.an)

 

Next Post
Jashtë politikës/ Njihuni me pesë fakte interesante për Bulevardin e Ri (FOTO)

Jashtë politikës/ Njihuni me pesë fakte interesante për Bulevardin e Ri (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In