• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/Ana e panjohur e jahteve të pasanikëve

by Java News
04/06/2018 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet është e dhimbshme. Nëse shefi i tij kërkon një ushqim të veçantë, Dirk Zimmerman, një kuzhinier 35-vjeçar në superjaht ulet në helikopter dhe niset për të gjetur ushqim.

Siç thotë ai, ka fluturuar shumë herë nga jahti në kërkim për kungull të njomë në Oman, apo domate që rriten në atolet e Paqësorit.

“Do të shokoheshit nëse do të dinit se sa para janë ata në gjendje për të shpenzuar, por fluturimi dy orësh me helikopter në kërkim të ushqimit gjithnjë më ngazëllen”, thotë Zimmerman duke përgatitur sushi në kuzhinë të pajisur në mënyrë profesionale të jahtit të gjatë 60-metra ‘St David në Monako.

Ndërsa të pasurit janë duke u bërë më të pasur – vetëm vitin e kaluar ka pasur 145 miliarderë të rinj – dhe kërkesat janë në rritje për super-jahte të reja më të gjata se 24 metra. Në këtë moment, më shumë se 500 prej tyre janë ndërtuar anembanë botës.

Disa prej tyre kanë më shumë se 100 punonjës. Gjithsej sektori i kësaj dege të turizmit punëson rreth 37.000 njerëz, dhe të rinjtë që e shohin veten e tyre në këtë biznes shkollohen në Universitetin Soltent në Southampton, i cili ofron trajnime shtesë në Akademinë për superjahte Ëarsash, transmeton KosovaPress.

Çdo pranverë, dhjetëra të rinj britanik shkojnë për trajnime në Antibes në Cote d’Azur, qendra jozyrtare për rekrutimin e ekuipazhit.

Përderisa kjo është një punë e ëndërruar, shumë e dinë se ka edhe medalje të tjera. Aksidentet, lëndimet, vdekjet janë pjesë përbërëse e kësaj pune.

Vetëm në vitet e fundit, tre anëtarë të rinj të ekuipazhit kanë humbur jetën duke iu shërbyer pasanikëve të tyre.Këto super-jahte zakonisht lundrojnë pa ndërprerë rreth botës dhe vetëm për një kohë të shkurtër qëndrojnë në porte.

Arsyeja është se ata nuk duhet të regjistrohen dhe të paguajnë taksa. Kjo është arsyeja pse ekuipazhet nuk mund të kenë të njëjtën mbrojtje ligjore si ata që punojnë në tokë.

Familjet ankohen se në rast aksidenti apo vdekjeje, ata nuk kanë askënd që të padisin dhe nëse do t’i ndihmojnë pas vdekjes më të dashurve të tyre, pasi asnjë prej pronarëve të pasur të jahteve nuk shfaqet në funeral.

Michael Hanlon ishte 22-vjeç kur mori punën nga ëndrrat në mars 2013 – të ishte instruktor i sporteve të ujit në jahtin 62-metra Faith në posedim të miliarderit të modës kanadeze Laërence Stroll. Një muaj më vonë dhe para se të fitonte pagën e parë prej 3,500 dollarësh, ai u gjet i vdekur.

Ai u kthye i lodhur pas një nate nga lundrimi në Antibes në rivierën franceze. Ai bëri dy ndërrime të turistëve, duke punuar ditë e natë, dhe pastaj shkoi në një bar lokal për të festuar herën e parë që kaloi Atlantikun në jetën e tij.

Por, ndërsa jahti qëndron mbyllur natën, ai u përpoq të hyjë nga dalja emergjente jozyrtare. Ai ra nga kuverta e lartë dhe goditi kokën në mol, dhe u mbyt. Trupi i tij u gjet vetëm ditën tjetër. (b.an)

Next Post
Chelsea në negociata me trajnerin e Fulham-it

Chelsea në negociata me trajnerin e Fulham-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com