• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet në SPAK për Metën: Hetimet me ritme të ngadalta, ende nuk është marrë në pyetje kryetari i PL

by Java News
02/12/2022 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK nuk do t’i thërrasë çiftin Meta derisa autoritetet e huaja t’u përgjigjen për ç’ka Prokurorët e Posacëm kërkojnë, si mbi dyshimet për lobimin 700 mijë dollarësh, ashtu edhe për trajtimet estetike të familjes.

Zyrtarisht grupi i hetimit i tha Top Channel se prokurorët në Tiranë prej shtatorit  janë në pritje të 5 letërporosive dhe sipas grupeve të investigimit, kjo është arsyeja se përse hetimet kanë ngecur duke mos vepruar me thirrjen e dy politikanëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Njëri, ish-president dhe aktualisht kreu i Partisë së Lirisë dhe e dyta bashkëshortja e tij, deputete në këtë parti.  Megjithë letërporositë e SPAK dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austri, Itali, San Marino dhe Qipro, një tjetër dosje që nuk është bashkuar me këto çështje po shoqërohet ne sekuestrime shkresore pas denoncimit të gazetarit Doçi për kompaninë koncensionare, e cila kishte monopolin e kolaudimit të mjeteve në Shqipëri dhe që sërish dyshohet për afera.

Hetimet në të gjitha rastet po kryhen për korrupsion dhe pastrim parash. Por deri më tani, përpos kallëzuesve, ish-deputetit Halit Valteri, avokatit Idajet Beqiri dhe gazetarit Adriatik Doçi gazetar, askush tjetër nuk e ka kaluar pragun e SPAK dhe ende nuk është thirrur për t’u pyetur. Meta u vu në shenjestrën e SPAK në qershor kur ish-deputeti Valteri  dorëzoi prova që vinin në diskutim penal kontratën me një kompani guaskë për të lobuar fotografimin me presidentin Donald Trump.

Për pak kohë teksa po përfundonte mandatin e presidencës, kallëzimi tjetër erdhi nga Beqiri njëherazi edhe kreu i Partisë Uniteti Kombëtar që kishte në fokus  zonjën Kryemadhi. Denoncuesi kërkoi hetime mbas akuzës se shpenzuan gati 280 mijë euro për trajtime estetik. Për këtë, avokati  Beqiri i referohet edhe një transferte, datë 4 qershor 2018 të kryer nga një llogari anonime nga një bankë në Qipro./tch/m.j

Next Post
Vlahoviç kaloi në avantazh serbët por nuk vonon Zvicra, barazon Embolo

Vlahoviç kaloi në avantazh serbët por nuk vonon Zvicra, barazon Embolo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In