• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet kundër UÇK-së/ Si ia dorëzoi Serbia Dick Marty-t në Banhof të Zvicrës? (VIDEO)

by
14/12/2022 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në stacionin e trenit në Cyrih të Zvicrës, në kthinën e një restoranti, në vitin 2009, Dick Marty kishte pranuar nga përfaqësues të shtetit serb dosjet e para kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishin 1000 faqe, të paketuara në një folder blu, dhe të përgatitura nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte, që iu dorëzuan në dorë senatorit zviceran.

Kjo është dëshmia e ish ambasadorit serb në Zvicër, Milan Protic, e rrëfyer në librin e tij “Në vendlindjen e William Tell: Rrëfime nga Zvicra”, e cila paraqitet në dokumentarin e titulluar “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”, i prodhuar nga Opinion / TV Klan dhe Albanian Post.

Protic, në përshkrimin e pritjes së takimit me senatorin zviceran, kishte përdorur dy metafora të çuditshme dhe domethënëse: Dick Marty-n e përjetonte si aktorin hollywoodian Sean Connery, ndërsa ngjarjen si një skenë filmi spiunazhi të kopjuar dobët.

“Po e prisnim Dick Marty-n në një kthinë në Banhof të Cyrihut. Në vend të figurës mbresëlënëse të Sean Connery, u shfaq pamja jo-bindëse e Dick Marty. Më në fund. Show mund të fillonte”, shkruan Protic.

Dhe show kishte filluar. Në tentim për ta shtyrë përpara qëllimin e tyre – akuzimin e shqiptarëve për trafikim organesh gjatë kohës së luftës në Kosovë, një delegacion i prirë nga Prokurori serb për Krime Lufte, Vladimir Vukcevic, dhe Milan Protic, në një Banhof të Zvicrës, në takimin që kishte zgjatur tri orë, kishte bindur senatorin zviceran t’i pranonte dosjet e tyre.

“Gjëja më e rëndësishme për ne ishte se ai tregoi që ishte i interesuar për provat që posedonim dhe që ia vumë në dispozicion. Ne e hapëm derën në të cilën hyri Dick Marty, nëse jo me të dyja këmbët, të paktën me njërën”, shkruan Protic.

Publicisti Migjen Kelmendi, duke komentuar në dokumentarin “Dosjet Speciale”, thotë se diçka që ishte menduar si drejtësi – nisi dhe po përfundon si një show.

“Sa mirë po e thotë Protic. Kjo filloi si show, vazhdoi si show – me Sean Connery, me Dick Marty-n si Sean Connery, me Banhofin e Cyrihut, me do organe, me do tregime të pabesueshme. Dhe fatkeqësisht diçka që e menduam si drejtësi, filloi dhe po do të përfundojë si një krim-story prej Netflix, ose si një fabul hollywoodiane, me do protagonistë pak a shumë të pabesueshëm dhe të çuditshëm”, thotë Kelmendi.

Një vit më vonë, më 2010, Marty publikoi raportin e tij për trafikim organesh, me të cilin akuzoi pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe që si reaksion zinxhir çoi në themelimin e Gjykatës Speciale, e më pas edhe në arrestimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, dhe të tjerëve.

Publikimi i Raportit të Marty-t kishte ardhur pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me të cilin konsideroi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

E dëshpëruar me humbjen e saj në GJND, Serbia, por edhe Rusia, siç vlerësohet, u përgjigjën me Raportin e Dick Marty-t. Për ta mbajtur të hapur lojën me Kosovën.

Zyrtarë të shtetit serb kanë pohuar se pjesa më e madhe e materialeve të këtij Raporti ishte mbledhur nga Prokuroria e Serbisë.

“Tani, pasi ka kaluar shumë kohë, mund të them se Raporti, në pjesën më të madhe, është i bazuar në materialin e përgatitur nga Prokuroria jonë, dhe i cili i është dorëzuar atij në rrethana, siç e quaj unë, mjaft jopublike, ndoshta në rrethana paksa edhe konspirative”, ka deklaruar Milan Protic në janar të vitit 2019.

Vladimir Vukcevic, ish Kryeprokuror i Serbisë për Krime Lufte, po ashtu, ka deklaruar se Raporti i Dick Marty-t ishte fryt i punës së Prokurorisë së Serbisë.

“Pirolla i qoftë Dick Marty-t. Por, kjo nuk ishte fryt i punës së Dick Marty-t, por fryt i punës së Prokurorisë sonë për Krime Lufte. Por, Dick Marty është përfshirë. Ju kam treguar se si është përfshirë. Dhe ai konfirmoi gjithçka që ne kishim gjetur. Nuk mundemi tani që të gjitha t’ia përshkruajmë Dick Marty-t, ashtu si as Clint Wialliamson-it”, ka thënë Vukcevic në nëntor të vitit 2020.

/e.d

Next Post
Misteret e fshehura në Notre Dame! Gjendet trupi me kafkën e sharruar brenda një arkivoli

Misteret e fshehura në Notre Dame! Gjendet trupi me kafkën e sharruar brenda një arkivoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In