• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet jashtë afatit, akordohen 7.5 mln dollarë për ish-të përndjekurit

by A R
28/11/2016 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aplikimet e kryera jashtë afatit, të arkivuara prej vitesh në Ministrinë e Drejtësisë, do të përfshihen në skemën e dëmshpërblimit. Por nga kjo mundësi e dytë sërish do të ketë të penalizuar, pasi nuk do të përfitojnë të gjithë, por vetëm për ata ish-të përndjekur që janë gjallë.

Gazeta ka siguruar një kopje të relacionit të projektligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i cili pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri. Në këtë dokument parashikohet rihapja e afatit deri në fund të 2017-s.

Ish te perndjekur politike, duke protestuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit
Ish te perndjekur politike, duke protestuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit

“Objektiv i projektligjit është shtyrja e afatit ligjor për paraqitjen e kërkesave për dëmshpërblim për subjektet e kategorisë parësore deri në datën 31.12.2017, duke krijuar mundësinë për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist dhe janë ende në jetë, por që deri tani, nuk kanë mundur të përfitojnë dëmshpërblim për shkak se nuk kanë aplikuar brenda afatit ligjor të parashikuar, i cili ka qenë 1.7.2009”, thuhet në relacion.

Në këtë mënyrë, përveçse do të shqyrtohen dosjet e arkivuara prej vitesh në Ministrinë e Drejtësisë, do të mirëpriten edhe kërkesat e reja prej të dënuarve që jetojnë, të cilët për një arsye apo për një tjetër nuk kanë mundur të dërgojnë dot kërkesë.

PËRFITUESIT

Nga më shumë se 3 mijë aplikime të kryera jashtë afatit, vetëm 320 prej tyre do të kalojnë në skemën e dëmshpërblimit pas zyrtarizmit të ndryshimeve ligjore, për të cilat ka muaj që flitet. Prej tyre 293 bëjnë pjesë në kategorinë “Burg dhe izolim në hetuesi”, ndërsa 27 në kategorinë “Izolim në institucion psikiatrik”.

Për shmangien e burokracive dhe për të lehtësuar ish-të dënuarit nga detyrimi për të mbledhur e paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacion e kërkuar, është përcaktuar që këto aplikime të përfshihen menjëherë në proces. Pra, nga ana e këtyre të dënuarve apo familjarëve të tyre nuk do të jetë i nevojshëm dërgimi i dokumenteve shtesë.

“Kërkesat për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, të paraqitura nga subjektet e kategorisë parësore, jashtë afatit ligjor të parashikuar, konsiderohen të vlefshme. Në këtë mënyrë, bëhet e mundur futja në skemën e pagesës së dëmshpërblimit të rreth 320 personave, ish-të dënuar politikë, të cilët kanë paraqitur kërkesën për përfitimin e dëmshpërblimit financiar në Ministrinë e Drejtësisë pas përfundimit të afatit ligjor”.

FONDI

Rreth 7.5 milionë dollarë është fatura për dëmshpërblimin e 320 të dënuarve që do të përfshihen rishtazi në proces dëmshpërblimi. “Efektet financiare të projektligjit në buxhetin e shtetit lidhen me dëmshpërblimin e ishtë dënuarve politikë të kategorisë parësore, të cilët do të përfitojnë dëmshpërblim si rezultat i rivendosjes në afat, përafërsisht 320 persona, në vlerën rreth 919,296,000 lekë. Ndërsa efektet financiare të projektligjit vetëm për 1 këst përllogariten në vlerën rreth 114,912,000 lekë”, thuhet në relacion.

relacioni per te perndjekurit

Nga ana e Ministrisë së Financave, këto ndryshime janë parë me rezerva duke qenë se janë një barrë e shtuar për arkën e shtetit. Është pikërisht kostoja e lartë që ka penalizuar trashëgimtarët nga ky proces. Dosjet e depozituara prej tyre në Ministrinë e Drejtësisë do të mbeten ende sirtarëve. Megjithatë, shpresat nuk shuhen totalisht, pasi në ligj është lënë e hapur mundësia për trajtimin e tyre në një moment të dytë.

“Mosparashikimi nga projektligji i rivendosjes në afat dhe për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë lidhet me efektin financiar të projektligjit në raport me fondin vjetor në buxhetin e shtetit për dëmshpërblimin e kësaj shtrese, mbështetur edhe në vlerësimin e bërë nga Ministria e Financave për efektin financiar. Nga ana tjetër, projektligji nuk përmban asnjë dispozitë që ndalon rivendosjen në afat të trashëgimtarëve të ish-të dënuarve të politikë, në çdo kohë kur një gjë e tillë do të vlerësohet e mundshme për t’u realizuar”.

RADHA E PAGESAVE PËR KATEGORINË PARËSORE

  • Ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës
  • Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji
  • Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm
  • Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji
  • Ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji
  • Ish-të dënuarit politikë që jetojnë, në momentin e dhënies së pagesës, dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji./Panorama/a.m.
Next Post
“Nëse partitë e mëdha janë kokainë dhe kanabis, LSI është kokainë e pastër”

"Nëse partitë e mëdha janë kokainë dhe kanabis, LSI është kokainë e pastër"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In