• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e Sigurimit/ Ekspertët gjermanë vijnë në Tiranë për verifikime, panik tek ish sigurimsat

by Java News
05/01/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Hapja e Dosjeve të Sigurimit rikthen ethet dhe tensionin në radhët e politikës shqiptare. Autoriteti për Informim ka nisur punën për grumbullimin e dosjeve dhe rezulton se shumë prej dokumenteve janë zhdukur, dëmtuar dhe manipuluar.

Anëtarët e Autoritetit prej disa ditësh kanë zhvilluar trajnime në Gjermani dhe Berlini shumë shpejt do dërgojë në Tiranë ekspertë, të cilët do verifikojnë se cilat dosje janë manipuluar, cilat janë dëmtuar apo zhdukur. Anëtari i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, Simon Miraka, ka konfirmuar se anëtarët e Autoritetit kanë zhvilluar disa trajnime në Gjermani, vend i cili ka një eksperiencë të mirë në këtë drejtim. Palës shqiptare i është premtuar ndihmesë në çdo aspekt.

Ndihmesa do të jepet si në deshifrimin e dosjeve të dëmtuara gjatë kohës, ashtu edhe në evidentimin e atyre dosjeve të cilat janë manipuluar gjatë kësaj kohe shkruan SOT.

Pikërisht ky fakt ka alarmuar politikën shqiptare, pasi mendohet se një pjesë e mirë e dosjeve të manipuluara janë pikërisht të politikanëve që aktualisht bëjnë pjesë në skenën politike aktive shqiptare dhe që kanë pasur pozita udhëheqëse edhe gjatë periudhës së komunizmit. Teksa në një pjesë të Dosjeve të ish-Sigurimit është ndërhyrë duke i zhdukur ato ose në rastin më të mirë duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Pikërisht, kjo kategori e fundit është ajo pjesë tek e cila pritet që të asistojnë ekspertët gjermanë. Ndihma e këtyre të fundit ka qenë e madhe në vazhdimësi për këtë proces, të cilin e kanë mbështetur si me burime njerëzore ashtu edhe me mjete financiare.

Gati grumbullimi i dosjeve

Ndërkohë, Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka qenë aktiv kohët e fundit dhe në ditët në vijim pritet që të nisë puna për depozitimin e dosjeve në ambientet ku do të bëhet edhe hapja e tyre. Pas marrjes së godinës, e cila ndodhet tek Shkolla e Bashkuar në kryeqytet, ditët në vijim do të nisë menjëherë puna. Fillimisht do të bëhet transportimi i dosjeve që ndodhen tek Ministria e Brendshme. Gjithçka do të bëhet në kushte mjaft të larta sigurie, teksa në çdo dërgesë do të jetë prezent njëri nga pesë anëtarët e Autoritetit. Hapja e tyre nuk do të fillojë pa u bërë më parë grumbullimi i të gjitha dosjeve.

Dihet tashmë që një pjesë e tyre ndodhen tek Shërbimi Informativ Shtetëror, një pjesë tek Arkivi i Shtetit dhe pjesa tjetër tek Ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë, kontingjenti më i madh normalisht ndodhet në Ministrinë e Brendshme, nga ku do të nisë grumbullimi. Pasi të jetë bërë grumbullimi i të gjitha këtyre dosjeve në vendin e caktuar, vetëm atëherë pritet që Autoriteti, sipas një kalendari të caktuar dhe në transparencë të plotë për publikun, të fillojë procesin e hapjes së Dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit, proces i cili në fakt duhej të kishte ndodhur menjëherë pas rënies së sistemit komunist, pra rreth 25 vite më parë.

Vlen për t’u përmendur fakti që zgjedhja e pesë anëtarëve të Autoritetit që do të merret me hapjen e dosjeve nuk u bë me konsensus nga Parlamenti, pasi opozita bojkotoi procesin me argumentin se ajo nuk kishte përfaqësuesin e saj në këtë Autoritet i cili do të drejtohet nga Gentjana Sula./a.k

Next Post
Pas gafës me lirimin e kosovarit, aplikacion 880 mln lekë për krijimin e kartelave të të dënuarve

Qeveria "nxjerr në shitje" vitet e burgut dhe kriteret për t'u kualifikuar, dita kushton 50 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In