• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dosjet e ‘nxehta’ që do shqyrtojë Gjykata e Lartë në shtator përmbledhin nga çështja “Tahiri” e me rradhë

by Java News
28/08/2021 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim që në shtator disa nga dosjet e ‘nxehta’ që kanë përplasur organet e drejtësisë dhe kampet politike në vend.

Gjykata e Lartë

TIRANË– Krahas Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendosë për fatin e Presidentit Ilir Meta dhe për ligjshmërinë ose jo të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, vëmendja gjatë kësaj vjeshte do të përqendrohet edhe tek Gjykata e Lartë, e cila do të marrë në shqyrtim dosje të ‘nxehta’ që kanë bërë ‘lëmsh’ drejtësinë dhe politikën e Tiranës. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim dosjen e Alket Hatijas, një nga baronët e drogës në Itali, i konsideruar nga mediat italiane edhe si ‘Perëndia e drogës’. Hatija kërkohet nga drejtësia italiane, e cila e ka dënuar me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Pas një beteje të gjatë të prokurorisë, gjyqtari i Apelit Valbon Çekrezi pranoi kërkesën për ekstradimin e Hatijas në Itali. Por ky vendim kundërshtohet nga avokatët e tij në Gjykatën e Lartë, me pretendimin se Hatija rrezikon të vuajë dy herë për të njëjtin dënim. Hatija është dënuar më 10 vite burg në Shqipëri, ku herë pas here është arrestuar nga policia dhe më pas liruar nga gjykata, duke përplasur edhe organet e drejtësisë. Tashmë Gjykata e Lartë do të vendosë për një dosje që ka prodhuar debate dhe polemika për vite më radhë.

Në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë do të marrë në dorë në 7 shtator edhe dosjen e ish-shefit të kabinetit në ministrinë e Punës, Kleves Bitro, i dënuar bashkë me ministrin e PD-së, Siro Ksera, për abuzim me detyrën. Në fakt Bitro është dënuar tre herë. Bitro u shpallur në kërkim që nga viti 2013 për afera në Ministrinë e Punës, ndërsa u arrestua pas dy vitesh në arrati. Ai është dënuar fillimisht në korrik të vitit 2014 me 1.5 vite burg në mungesë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Në tetor të vitit 2013, Bitro u kallëzua dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me akuzën se kishte pajisur me dokumente false tre shtetas, të cilët u dërguan në SHBA si të punësuar të ministrisë së Punës. Edhe për këtë çështje, në nëntor 2014, Bitro u shpall fajtor për akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ku u dënua me 2 vjet burg. Pasi u arrestua dhe ndërsa vuante dënim, Bitro mori një tjetër dënim me burg në 7 maj 2015, me 10 muaj burg, pasi i kishte dhënë rregullisht pagën një këshilltari në kabinet, i cili ishte jashtë shtetit.

Në 28 shtator 2021, Gjykata e Lartë do të kalojë për gjykim çështjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish ministri është dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Gjykata Speciale e Apelit e rrëzoi këtë vendim dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Tahiri e ka kundërshtuar këtë vendim, pasi kërkon pafajësi. Gjykata e Lartë e ka shqyrtuar çështjen në dhomë këshillimi, duke vendosur kalimin për gjykim. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë për këtë çështje.

Javën e dytë të shtatorit, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë edhe çështjen e gjyqtarit Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Ky i fundit kundështon një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të tetorit 2019, për pezullimin e kthimit të tij në detyrë. Guximtar Boçi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, për faktin se kishte kërkuar favore seksuale një gruaje për dhënien e një vendimi në favor të saj.

Shqiptarja.com

Next Post
Vatër e re zjarri në Gjirokastër/ Në flakë fusha e fshatit Shtëpëz (FOTO)

Vatër e re zjarri në Gjirokastër/ Në flakë fusha e fshatit Shtëpëz (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In