• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja/Prokuroria në KPK, ish-Kryeprokurori Llalla hetohet për pastrim parash

by Java News
27/03/2018 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit po zhvillon në sekret të plotë hetimin ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ndonëse çështja është regjistruar zyrtarisht, nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka rezultuar deri më tani nga hetimi.

Megjithatë, burime të besuara për News24 pohuan se Prokuroria 10 ditë më parë i është drejtuar me shkresë zyrtare Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një prej organeve kryesore të Vettingut, duke kërkuar t’i vihet në dispozicion dosja e subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dosja i është kërkuar trupës që kishte nën hetim administrativ ish-prokurorin e Përgjithshëm, e cila u detyrua të ndërpresë procesin e Vettingut, pasi Llalla hoqi dorë nga e drejta për t’u emëruar gjykatës në Apel, duke dalë përfundimisht nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Burimet saktësojnë se materiali voluminoz iu vu në dispozicion prokurorisë, në kuadër të hetimi penal që po zhvillohet. Në dosjen e KPK ndodhen të gjitha deklaratat e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, si dhe të dhëna të tjera që priten t’i shërbejnë hetimit të çelur.

Burimet janë tejet të rezervuara për të dhënë detaje mbi mënyrën sesi Adriatik Llalla ka shkelur ligjin dhe ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave, apo ndonjë vepër tjetër penale.

Për momentin, ajo që dihet është se prokuroria ka në duar dokumentet e sekuestruara në disa institucione, si KPK, ILDKPI, drejtoria e Pastrimit të Parave, zyrat noteriale dhe bankat e nivelit të dytë. (News 24)

Next Post
Evropa/Shqipëria mund të krenohet me femrat e diplomuara në shkencë

Evropa/Shqipëria mund të krenohet me femrat e diplomuara në shkencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In