• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Tahiri”, si “garante” e Prokurorisë

by Mero Baze
11/05/2018 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Prokurori Besim Hajdarmataj po përpiqet të përdorë dosjen “Tahiri” për të krijuar alibi për pasojat që mund të ketë në të ardhmen e afërt nga veprimtaria e tij haptazi kriminale, si garant i linjës së kokainës nga Kolumbia. Prokurori që ka lënë të lirë trafikantin Arbër Çekaj pasi ka kapur dhjetra kg kokainë në kontenierin e tij, sot ka kërkuar burg pa afat për ish- ministrin Saimir Tahiri, pa paraqitur asnjë provë të re, bazuar vetëm mbi bisedat private të përgjuara të dy trafikantëve.

Pra, i njëjti prokuror që lë të lire një trafikant që e kap me drogë në flagrancë, do të arrestojë pa afat një ish- ministër për të cilin dy trafikantë kanë thënë se merret me drogë.

Diferenca mes dy standarteve që Hajdaramataj ka zbatuar në këtë rast, është e mjaftueshme për të provuar se në rastin Tahiri ai nuk është duke gjykuar, apo hetuar, por duke e përdorur atë dosje si një mburojë për fatin e tij.

Saimir Tahiri nuk është çudi të arrestohet, ashtu siç ka shumë shanse të mbrohet e të dalë i pafajshëm nga gjithë balta që i kanë hedhur në shpinë politikisht. Por ai as nuk po hetohet dhe as nuk po gjykohet, por thjesht po përgojohet dhe telendiset, në përpjekje për të zgjidhur përmes përballjes me të, hallet e gjithë Prokurorisë në vite.

Saimir Tahiri sot nuk është vetëm një kokë turku për mazhorancën, por mbi të gjitha, një kokë turku për mëkatet e Prokurorisë dhe një shans që ata e shikojnë për të mbrojtur veten nga pasojat që mund të kenë për mosveprimtarinë e tyre si prokurorë.

Rasti Hajdarmataj është mëse i qartë. Ai u shkarkua një javë më parë për shkak të tolerimit të një trafikanti kokaine, por për shkak të kompetencave të reja që ka një prokuror, ai ka ende në dorë dosjen “Tahiri” dhe tani po përpiqet të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës, që të shpëtojë prej saj.

Në këtë rast, ai nuk po gjykon si prokuror, as si njeri që ka parë ndonjë gjë në dosjen “Tahiri”, por si një shantazhues që ka kapur dosjen “Tahiri” dhe e mban atë peng, me shpresë se do t’i shpëtojë drejtësisë duke e përdorur atë për pazar.

Kjo e bën urgjente nevojën që Prokuroria të shkëpusë konfliktin e interesit brenda saj dhe të mos përdorë dosjet e njerëzve nën hetim, për interesa të veta, dhe aq më keq për interesa dhe të politikës. Rasti “Tahiri” është një shembull i pastër se si një kurban i politikës, kthehet në peshqesh për një prokuror që duhet të ishte në burg, i cili mendon se mund të mbulojë kontenierët e kokainës me prangat e Saimirit.

Next Post
Vetting edhe për psikologët që punojnë në institucionet e drejtësisë

Vetting edhe për psikologët që punojnë në institucionet e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO

February 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha

EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%

February 24, 2026
Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

Kriminaliteti tek të rinjtë, Lamallari: Një sistem drejtësie që ofron mundësi të dyta për ata që gabojnë

February 24, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

February 24, 2026
Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

Propozohet rritje pagash 2.5% për 36 mijë mësues dhe edukatorë

February 24, 2026
Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”

February 24, 2026
Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

Merz në Pekin: Sa e varur është Gjermania nga Kina?

February 24, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

February 24, 2026
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In