• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja ‘Sota’, a po përpiqet Prokuroria ta bashkojë me dosjen ‘Tahiri’?!

by Java News
06/11/2017 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda po shqyrton mundësinë e bashkimit të procedimit të Orest Sotës më atë numër 134 të Saimir Tahirit. Gjetja e dy patentave të Saimir Tahirit momentin e arrestimit të Sotës është elementi lidhës që prokurorët duan ta shfrytëzojnë në bashkimin e dy procedimeve. Ndërkohë policia hetohet për ekzistencën e një personi të dyte ne makinë, pak përpara arrestimit të Orest Sotës. Hetimet shtrihen edhe mbi kompaninë “Kurum”.

Arrestimi biznesmenit Orest Sota, të cilën iu gjetën 863.100 ero në makinë sëbashku me dy patenta drejtimi mjetesh lundëruese të ish-ministrit Saimir Tahiri pritet të prodhojnë një zhvillim të ri. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i pohuan gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno, se çështja në ngarkim të Orest Sotës, djali i biznesmenit Lefter Sota që u kap afër kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan, me këtë shumë eurosh, pritet që në ditët në vijim t’i bashkohet të njëjtit procedim penal me nr.134 ku po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në rrugë jo zyrtare mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka shpallur mos-kompetencën e hetimit të këtij rasti ku u kapën 863.100 euro dhe tre patenta, dy të Saimir Tahirit dhe një e bashkëshortes së tij dhe se dosja hetimore i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në këtë prokurori janë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara që do të administrojnë aktet hetimore të prokurorisë së Elbasanin.

Do të jenë këta dy prokurorë të cilët në ditët në vijim do thërasin përsëri për të dëshmuar edhe ish ministrin Tahiri dhe shoferin e tij. Fletëthirje për të dëshmuar në prokurori do të mbërrijë edhe në adresë të administratores mbikqyrëse e kompanisë në faliment “Kurum”, Lindita Kikino. Kjo e fundit mësohet se me vendimin e 15 prillit 2016 të marrë nga gjyqtarja e Tiranës Teuta Hoxha, është caktuar si administratore mbikëqyrëse e kompanisë Kurum, e cila prej kësaj date ka hapur procedurën e falimentit financiar.

Prokurorët e Krimeve të Rënda thonë se kjo kompani e ka të ndaluar të kryejë pagesa dhe shitje në kesh dhe se çdo transaksion që ka kryer edhe që kryen aktualisht, është tërësisht e kontrolluar nga administratorja mbikëqyrëse e caktuar nga gjykatës e Tiranës Lindita Kikino. Pikërisht gjendje e një kompani ne falimentim duket se e ka detyruar Lefter Sotën të dorëzojë shumën e mbi 800 mijë euro si garanci paraprake për porositje e një sasi prej 4.000 ton me para në dorë.

Në të kundërtëm nëse kjo garanci kalontë në rrugë bankare atëherë paratë ishin sekuestruar menjëhërë në emër të kreditorëve të tjerë. Nëse vërtetohet versioni i dhënë nga Lefter Sota, Prokuroria mund të hapë një çështje penale ndaj “Kurum”, për shkelje të ligjit mbi falimentin. Gjithashtu, nëse ndodh kjo, atëherë Prokuroria do të ketë një provë më pak jo vetëm kundër Orest Sotës por edhe kundër Sajmir Tahirit.

Prokuroria thotë se në procesverbalin e sendeve të sekuestruara në makinën e shtetasit Orest Sota janë gjetur katër çanta me euro, ndërkohë në kontrollin fizik të Orest Sotës janë gjetur dy telefona dhe në xhep 700 euro. Nga numërimi i 863.100 ka rezultuar se 15.800 prerje kanë qenë të kartëmonedhave 50 euro ndërsa pjesa tjetër prej 70.000 euro janë prerje të ndryshme si 20 apo 100 euro.

Ndërkohë që këtë çështje pritet ta hetojnë më tej prokurorët e Krimeve të rënda, policia e Elbasanit vijon të këqyrë kamerat e sigurisë të kompanisë “Kurum” dhe bizneseve afër tij. Burime të rezervuara nga policia e Elbasanit pohojnë se kanë indicie që një person i dytë ende i paidentifikuar mund të ketë qenë brenda në makinë me Orest Sotës pak minuta para ndalimit. /shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Vrau avokatin grek, shqiptari i akuzuar edhe për 2 përdhunime

Vrau avokatin grek, shqiptari i akuzuar edhe për 2 përdhunime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

Jeta “e pazbuluar” e Cristiano Ronaldos, arsyet se pse mbetet në qendër të vëmendjes

June 25, 2026
“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

“Kapja nga PD, shkatërruese për protestën”, analistët: Thirrjet “Rama ik”, të huazuara nga e shkuara

June 25, 2026
Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

Parimi i 40 përqindëshit, si kusht për investimet strategjike?

June 25, 2026
Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

Ekuador-Gjermani dhe Kurasao-Bregu i Fildishtë, publikohen formacionet

June 25, 2026
Skema Kombëtare/ Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

“Shumë shpejt ëndrra do të bëhet realitet”, Denaj: Po punojmë për Shqipërinë europiane

June 25, 2026
Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

Parashikime të pazakonta nga magjistari Gana: Ronaldo favorit për Kupën e Botës!

June 25, 2026
Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

Protestat, ish-drejtori i SHISH: Ka persona të lidhur me UDB-në!

June 25, 2026
REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

REL: Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In