• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja Shullazi/ Kërcënimi ndaj Konit, policia sekuestroi një sërë celularësh

by Java News
17/04/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme Ish kryeministri Berisha hodhi akuza drejt Edi Ramës, i cili sipas tij i kishte dhënë urdhër Emiliano Shullazit për të kërcënuar profesor Mynyr Konin, që ky i funidt të tërhiqej nga gara për Universitetin e Tiranës.

Në orët e vona të mbëmjes Emiliano Shullazi u arrestua e së bashku me të në pranga përfundoi edhe kushëriri i tij Blerim Shullazi si dhe krahu i djathtë Gilmando Dani.

Urdhër-arresti u lëshua pas takimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla me kreun e Policisë Haki Cako e kreun e prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Arrestimi i këtyre tre personave është bërë në rrugën e Kavajës. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila lëshoi dhe mandatin e arrestit, dyshon se këta trë persona kanë kryer një sërë veprash penale.

Gilmando Dani
                                                                         Gilmando Dani

Policia ka pyetur Shullazin si dhe ka sekuestruar disa aparate telefonike

Gjatë marjes në pyetje Emiliano Shullazi i ka mohuar akuzat e bëra nga Ish kryeministri Berisha, ndërsa policia ka kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në rrugën e Kavajës, ku janë sekuestruar disa aparate telefonike që pritet të verifikohen nëse kanë dërguar sms kërcënuese ose jo në adresë të profesorit Mynyr Koni.

Akuzat ndaj Shullazit

1.Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

2.Shkatërrim i pronës me eksploziv

3.Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

4.Grup i strukturuar kriminal

Kush eshte Emiljano Shullazi?

Ky nuk është rasti i parë që Emiljano Shullazi përmendet nga ish-kryeministri Berisha për kërcënime. Pak kohë më parë, Shullazi u përmend nga Berisha se kishte kërcënuar në një lokal ish-deputeten e PD Voltana Ademi, sot kryebashkiake e Shkodrës. Sipas Berishës, veç Ademit, Shullazi kërcënoi dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, ndaj të cilit në atë periudhë u shtuan masat e sigurisë.

Për kërcënimin e Ademit dhe Bashës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet, por vetëm disa muaj verifikime dhe hetimet janë pushuar nga prokuroria.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ish-deputetja deputetja e PD Voltana Ademi ka deklaruar se ndodhej në ambjentet e një lokali nën shoqërinë e një shoqes së saj, në momentin kur Emiljano Shullazi sipas saj i ka deklaruar: ”…jam Emiljano Shullazi dhe kam një mesazh.I thuaj kryetarit të mos flasë shumë për mua, se do i ketë punët keq. Të mos më përmendë më emrin…”, shkruan Report Tv.

Në fakt ky mesazh është “transportuar” menjëherë nga ish-deputetja Ademi në veshin e kreut të PD Lulzim Basha, i cili në 9 janar 2015 urdhëroi të nxirte Arben Ristanin në konferencë shtypi, duke pohuar se kryeopozitari ishte kërcënuar nga Shullazi dhe se ndihej realisht i kërcënuar.

Njoftimi zyrtar i Policisë, Si u bë arrestimi i Shullazit

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se është ekzekutuar urdhri i ndalimit i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndalimin e tre shtetasve për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit A. Z., me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë.

Më datë 17.04.2016, në orën 01:30, u bë ndalimi i shtetasve:

  • Emiljano Shullazi, 38 vjeç, banues në Tiranë.
  • Gilmando Dani, 38 vjeç, banues në Tiranë.
  • Blerim Shullazi, 32 vjeç, banues në Krujë.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmenë të ndryshëm.

Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, për tre shtetasit e sipërpërmendur, ka regjistruar një sërë procedimesh penale për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga Nenet 109/b, 152, 278/4, 283/a dhe 333/a Kodit Penal.

Gilmando Dani
Gilmando Dani
Next Post

Kutia magjike e fëmijëve që u ka shpëtuar jetën miliona foshnjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In