• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja shkon në gjykatë/Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit Begalla

by Java News
02/03/2019 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit pas ekzekutimit të biznesmenit Memli Begalla në zonën e ish-bllokut, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe ngriti akuzë zyrtare për ish-policin Ardian Serezi dhe Denis Demirin. Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim në bashkëpunim, vepër penale për të cilën rrezikojnë dënim me burgim të përjetshëm.

 

Në kërkesën për gjykim që disponon Neës 24, hidhet dritë mbi të gjithë dinamikën e krimit dhe renditen provat e fajësisë kundër të pandehurve.

 

Ndonëse ish-polici Ardian Serezi pretendon se ka qenë duke u falur në xhaminë e Kombinatit në kohën kur në ish-bllok u qëllua për vdekje biznesmeni, Prokuroria pretendon se ka prova që e rrëzojnë alibinë e tij.

 

 

Referuar pamjeve filmike të fiksuara nga disa kamera sigurie në zonë, rezulton se Serezi dhe Demiri, ky i fundit dyshohet si ekzekutor, janë ndalur fillimisht në një lokal tek Sheshi Ëillson, ku kanë konsumuar një kafe. Më pas ata e kanë ndjekur viktimën, dhe sapo Begalla ka mbërritur në vendparkimin e pallatit, është qëlluar për vdekje. Sipas prokurorisë, dy të pandehurit,  janë larguar nga vendngjarja me një makine tip BMV, e cila u gjet e braktisur në fshatin Picallë katër ditë pas ngjarjes dhe rezultoi se ishte e vjedhur. Në momentin kur po i afroheshin makinës, ata janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, sikurse shihet në këto foto.

 

Ndërkohë, në dosje thuhet se në automjetin e braktisur, u gjetën maskat që përdorën autorët e dyshuar. Në njërën prej tyre janë gjetur gjurmë të pështymës, të cilat janë krahasuar me kampionin, që i është marrë të pandehurit Demiri. Përputhshmëria ka rezultuar shumë e lartë. Kjo provë, sipas institucionit të akuzës është shkencore dhe provon përfshirjen direkte të Demirit në ngjarje.

 

Lidhur me motivin, prokuroria, thotë se bëhet fjalë për një konflikt që ish-polici Serezi kishte me viktimën. Në kohën që ishte pjesë e policisë, Serezi është arrestuar gjatë tentativës për të trafikuar një ton hashash. Mendohet se Memli Begalla i kishte premtuar atij, që nëse kapej nga policia, ta ndihmonte për të dalë nga burgu, por nuk e ka mbajtur fjalën. Pas lirimit nga burgu, i pandehuri ka tentuar disa herë ta takonte Begallën, madje i ka kërkuar edhe para borxh, pasi ishte në vështirësi ekonomike. Të gjitha pretendimet e prokurorisë janë rrëzuar nga ish-polici. Megjithatë, dosja penale ndaj tij dhe Denis Demirit, i është dërguar gjykatësit paraprak dhe pritet të kalojë së shpejti për gjykim.

Next Post
Noizy ofendon publikisht Bebe Rexhën

Noizy ofendon publikisht Bebe Rexhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In