• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja SASPAC/ Ish-ministri Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

by Os De
15/10/2025 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri Ilir Beqaj ka dalë këtë të mërkurë, 15 tetor, para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në një seancë paraprake të zhvilluar me dyer të mbyllura, lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të në dosjen SASPAC. 

Beqaj i cili është vënë nën hetim nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv, në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë SASPAC, i ka kundërshtuar akuzat. Po ashtu, Beqaj deklaroi se ai mbante një pozicion që sipas tij nuk përbën statusin e “funksionarit të lartë” në kuptimin kushtetues dhe ligjor. 

Raportohet se gjatë seancës gjyqësore, Beqaj komentoi dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Sipas Beqajt, SPAK ka rikualifikuar veprën penale për të përfshirë kategorinë e funksionarëve të lartë, me qëllim që të plotësojë statistikat e hetimeve për shpërdorim fondesh të Bashkimit Europian nga zyrtarë të nivelit të lartë. 

“Kam pritur ballafaqimin gjyqësor, por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve,” tha Beqaj, duke e cilësuar masën e sigurisë si joproporcionale dhe duke kritikuar qëndrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të cilin tha se “fle gjumë” përballë veprimeve të SPAK. 

“E nderuar Gjykatë,
Edhe pse kjo seancë zhvillohet me dyer të mbyllura, dua të bëj deklaratën në vijim:
Në njoftimin e akuzës, më 17 shkurt 2025, unë akuzohem edhe për veprën e korrupsionit pasiv të funksionarit të lartë për veprime të kryera në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC.
Më 6 shtator 2023, procedimi penal 190/2023 është regjistruar për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarit publik. Më tej është bërë rikualifikimi i veprës penale.
Në vendimin e caktimit të masës në shkallën e parë të GJKKO, më 6 korrik 2024, shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Edhe në vendimin e apelit të GJKKO, po për vlerësimin e masës së sigurisë, më 7 gusht 2024, shkruhet se, por edhe arsyetohet pse, Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC nuk është funksionar i lartë.
Se kush është funksionar i lartë sipas Kushtetutës dhe K.Pr.P. është shumë e qartë. Lista e subjekteve është shteruese.

Më ka habitur shumë kjo lloj akuze. Kam pritur ballafaqimin gjyqësor.
Por nga dje e kuptova. Më sqaroi drejtuesi i SPAK me çfarë raportoi në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Mesa duket, SPAK-ut i mungonte në statistika hetimi i funksionarëve të lartë që shpërdorojnë fonde të BE-së. Po ashtu, kuptova edhe masën e sigurisë joproporcionale.
Janë disa vendime të Gjykatës së Posaçme që kanë rrëzuar SPAK-un lidhur me cilësimin e funksionarit të lartë. SPAK vijon me të vetën, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë fle gjumë.”, ka deklaruar Beqaj në GJKKO. 

Ky reagim vjen pasi ditën e djeshme, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar për ecurinë e punës së SPAK gjatë vitit 2024. Sipas tij, nga 33 çështje të trajtuara për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, 19 janë në gjykim, ndërsa 10 kanë përfunduar me vendime të formës së prerë. 

Next Post
Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

Vrau vëllain e kunatën, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In