• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja/ Rrëfeu në SPAK vrasjen e 3 personave, i penduari Luftar Reçi thirret të dëshmojë në gjyq përballë 6 të fortëve

by Java News
22/12/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftar Reçi, një nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, pritet të dalë para gjykatës, të mërkurën në 28 dhjetor, për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër të pandehurve Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi.

Reçi, është dëshmitari kryesor i prokurorisë që flet për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës, Vajdin Lames dhe Artan Arsit, të ndodhur thuajse në një ditë në muajin shkurt 2005.

Thirrja e dëshmitarit, njëherësh dhe bashkë të pandehurit Reçi në këtë proces ka ardhur menjëherë sapo gjykata pranoi kërkesat e avokatëve mbrojtës, të cilët dorëzuan 7 procesverbale pyetjesh që Reçi ka dhënë disa kohë më parë, përballë njerëzve të drejtësisë.

Të 7 të pandehurit, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Reçi, ka treguar në prokurori dinamikën, se si ka ndodhur krimi i rëndë, me tre viktima.

Ndërsa tashmë në 28 dhjetor, treshja gjykuese Etleva Deda, Flora Haredinaj dhe Irena Gjoka, kanë ftuar dëshmitarin e akuzës, për tu paraqitur në ambientet e gjykatës në orën 15:00, për të dëshmuar lidhur me atë çfarë di në lidhje me 3 vrasjet e ndodhura në muajin shkurt 2005./m.j

Next Post
Ra nga karroca e kalit, humb jetën një person në Peqin

EMRAT/ Aksident në Vlorë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com