• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja ‘Revanshi’/ Tjetër njoftim për të zhdukurin Ervis Martinajn dhe 6 të tjerë, akuzohen për disa atentate dhe plane vrasjesh

by B K
12/04/2025 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.

Së bashku me të (i cilësuar si ‘mbreti i kumarit’ dhe i zhdukur mistershëm prej 8 gushtit 2022), siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.

Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.

Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.

Njoftimi i gjyqtarit Erjon Çela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më.

Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare. /TCH/

Next Post
Çelja e fushatës elektorale 2025, Rama lë pas Berishën edhe në rrjetet sociale

Çelja e fushatës elektorale 2025, Rama lë pas Berishën edhe në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com