• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndrri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit

by Carlo Bollino
28/10/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Pas skandalit të privatizimit të Klubit Partizani nuk fshihen vetëm procedurat për të lehtësuar dhe abuzimet që Sali Berisha dhe qeveria e tij bënë për të favorizuar Jamarbër Malltezin e për të bërë të fitonte shumë milionë euro edhe pse ishte pronari i vetëm 113 metra katrorëve tokë. Në dosjen e SPAK hidhen hipoteza për abuzime me sipërfaqen e kthyer trashëgimtarëve dhe mbi vlerën që i duhej paguar në të vërtetë Shtetit. Në faqen 123 të dosjes, për shembull, thuhet se ”nga akti i ekspertimit topografik, nder te tjera rezulton se persa i perket prones sẽ familjes Begeja, mbetet e pa qarte nje siperfage prej mbi 4.400 metra katrore, e cila ndodhet jashte “Klubit Shumesportesh Partizani”. Bëhet fjale per pjesa e ruges në anën perëndimore dhe siperfaqen me ne perëndim te saj. Kjo siperfage prej mbi 4400 metra eshte pjese e siperfaqes prej 28.000 metra katrore te kesaj familjeje te njohur dhe kthyer nga vendimet e Komisionit të Kthimit e Komisionit te Pronave, por pozicionohet jashte kufirit te “Klubit Shumesportesh Partizani”. Nw pozicionimet e mëvonshme e gjithe siperfaqja e prones prej 28.000 metra katrore e familjes Begeja ishte pozicionuar brenda klubeve, duke krijuar nje siperfaqe fiktive. Pra brenda siperfaqes sẽ klubeve sportive duhej të njihej siperfaqja reale e kesaj familje duke zbritur siperfaqen prej 4 400 metra, e cila pozicionohej jashte kufirit te klubeve”.

Praktikisht, edhe pse ishte në dukje tokë në pronesi të tyre, ato 4.400 metra katrorë nuk mund të kontabilizoheshin brenda sipërfaqes së Klubit Partizani dhe si rrjedhojë, nuk mund të ktheheshin me të njëjtën procedurë të ndjekur për pjesën tjetër të gjithë kompleksit sportiv. Si të thuash që Ministria e Mbrojtjes i ka dorëzuar Jamarbër Malltezit dhe familjes së tij, Begeja, 4.400 metra katrorë që nuk ishin në pronësinë e saj. Një gabim (ose abuzim) që rrezikon të anulojë gjithë procedurën.

Por sipas SPAK-ut, mund të jetë kryer një abuzim akoma më i rëndë: Në faqen 168 të dosjes ”Konstatohet se evidentohen disa problematika qofte nw dorezimin e prones ashtu edhe nw vijim në lidhjen e kontras referuar Klubit te Futbollit Partizani. Nw rradhe te pare siperfaqa e kësaj prone sipas akteve te IGJU-së është më e madhe se ajo qe ka hyre në privatizim. Nga ana tjetër, rezulton se pagesa per kete prone wshtw bere vwtwm pwr shumën 10 109 000 leke, nderkohe qe duhet te kalonte nw privatizim/te blihej nga keta pronare edhe nje sip prone e cila ështe evidentuar ”shtet” prej 857 m2, në nje shume prej 22 956 459 lekesh sipas komisionit të vlersimit nderkohe qe sipas eksperteve sip shtet ishte 4261 m2, dhe pronarët duhet të paguanin edhe shumen prej 114 139 407 leke. Kontrata ështe lidhur më date 21.10.2009 dhe objekt i kesaj kontrate eshte kalimi nẽ pronesi i të gjithe siperfaqes prej 26 527 m2, pa u paguar pjesa e truallit shteteror. Janë kryer verifikime nẽ Ministrine e Ekonomise dhe nuk rezulton te kete pasur nê vijim pagesa per pjesen toke shtet”.

Akuza e SPAK-ut thotë se dhëndrri i Sali Berishës, bashkë me trashëgimtarët e tjerë, nuk i ka paguar Shtetit një shumë prej 114 milionë lekësh të reja si çmimi i një pjese të tokave që nuk bënte pjesë në sipërfaqen e trashëguar që iu kthye, por i takonte Shtetit dhe se mund ta merrnin vetëm duke paguar shumën përkatëse. Pagesë që sipas kontrolleve të Spakut, nuk është kryer.

Këto ishin vetëm disa nga objeksionet e ngritura edhe nga gjeneral Vladamir Qirjazi dhe që për tre vite e penguan të firmoste kontratën. Për këtë arsye pas një inspektimi skandaloz të firmosur (për llogari të Departamentit Antikorrupsion të
Kryeministrisë!!) nga Ilir Kadiu, një nga ish-pronarët e përfaqësuar nga Jamarbër Malltezi, Qirjazi u shkarkua nga detyra e tij dhe në vend të tij Sali Berisha promovoi gjeneralin Xhemal Gjunkshi, një shërbëtor i devotshëm i Partisë Demokratike që në pak se 24 orë firmosi gjithçka që duhej firmosur pa kontrolluar asgjë, i dorëzoi Klubin Partizani dhëndrrit të kryeministrit dhe trashëgimtarëve të tjerë. Një shpejtësi që përbën një nga provat në ngarkesë të Berishës dhe të Jamarbër Malltezit dhe që mund të ketë shkaktuar edhe dy “gabime” (ose favore) fatale: Dorëzimi i 4.400 metrave katrorë truall më shumë dhe 1 milionë euro të humbura për arkën e Shtetit.

Next Post
Privatizimi i ish kompleksit ‘Partizani’: Ja ligjet që ndryshoi Berisha për të favorizuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi

"Berisha nuk e braktis"/ Avokati i ish-kryeministrit: Malltezin e ndoqën nga Vlora deri në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com