Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.
Bëhet e ditur se ka qenë i pranishëm vetëm subjekti juridik HomePlan SHPK për të bërë mbrojten.
Kujtojmë se Berisha është shprehur se është tërësisht i pafajshëm nga akuzat, të cilat i konsideron si të motivuara politikisht.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për Berishën, të cilin e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre në dosjen ‘Partizani’.
Kujtojmë se Berisha qëndroi 333 ditë në ‘arrest shtëpie’ dhe më pas Gjykata vendosi ndaj tij që ta nxjerrë me masën ‘detyrim paraqitje’, pasi hetimi ndaj tij kishte përfunduar dhe ai nuk mund t’i prishte provat.