• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja Nr. 339, si simboli i nevojës ulëritëse për reformimin e drejtësisë!

by Java News
05/06/2019 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/ Nëse studentëve të jurispudencës shqiptare dhe të gjitha manualeve të drejtësisë botërore, do tu kërkohet të japin një shembull se si përdorimi i një çështje hetimore, mund të shndërrohet në vazhdimin e politikës me mjete të tjera, ajo gjendet në mënyrën më fantastike të mundshme, tek Dosja që njihet tashmë gjerësisht me numrin 339.

Eshtë një dosje që u nis për të hetuar një grup të strukturuar kriminal, në lidhje me aktivitetet e tyre të jashtligjshme, përfshi prodhimin dhe trafikimin e lëndeve narkotike. Që zbuloi rrugës, nga zbardhja e përgjimeve biseda mes personazheve nën hetim dhe disa politikanëve lokalë. E për tu shndërruar pa u kuptuar pak më vonë, në “pataten e nxehtë” të lojës politike të opozitës dhe mediave pranë saj e ato antiqeveritare.

Fillimet e kësaj dosje përkojnë në kohë me fillimin e rezistencës kundër reformës së re, nga pjesa kryesore e kupolës së drejtësisë së vjetër. Reforma u miratua. Duke nisur pas kësaj, largimi nëpërmjet procesit të “vettingut”, të të korruptuarve dhe të paaftëve. Ishte ky edhe momenti kur dikush për hakmarrje, e dikush për shantazh, ndonjëri për presion dhe të tjerë akoma për grada politike përpara se të dilnin përfundimisht nga kollona e kalbur e drejtësisë, filluan të bënin publike pjesët që i hidhnin benzinë zjarrit politik të ditës.

Përdorimi politik i dosjes hetimore Nr. 339, ka ndjekur me besnikërinë më të madhe, axhendën e nevojave të lidershipit të opozitës. Kur ata vendosën që ti digjnin mandatet e deputetëve dhe të dilnin nga Parlamenti, nisi publikimi i përgjimeve të para, në mediat e Tiranës. Kur vendosën që të mos hynin në zgjedhje, një pjesë tjetër e tyre, e gjeti rrugën për tu publikuar tek “Zëri i Amerikës”. Tani që pritet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, e ku Gjermania ka një rol kyç në proces, 6 përgjime të tjera u botuan në “Bild”.

Eshtë po e njëjta dosje. Duken që janë po të njëjtët prokurorë e oficerë të policisë gjyqësore, që e kanë dorëzuar atë tek opozita, megjithëse ajo është ende zyrtiarisht nën hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Eshtë po e njëjta mendje që duket se po e përpunon. E njëjta dorë që i shpërndan. Eshtë i njëjti regjisor që llogarit kohën, vendin, masën dhe cilësinë e përgjimeve që duhen publikuar. Sigurisht duke e programuar që më parë, se nëpërmjet kujt, kur dhe ku. E për ti bërë gati të tjerët që të maksimizojnë efektet e saj në publik.

Disa të drejtësisë së vjetër dhe liderët e opozitës që i frikësohen si “djalli temjanit” drejtësisë së re, po e përdorin dosjen Nr. 339 si “Pëlhurën e Penelopës”. Tek vepra e famshme e Homerit, për të mbajtur larg ata që synonin ti zinin vendin mbretit të Itakës, Penelopa përdori dinakërinë. Odisea shkoi në Luftën e Trojës dhe nuk po kthehej. Për të shmangur presionin e madh të konkurentëve, bashkëshortja e tij besnike u tha se do ta konsideronte martesën e re, pasi të mbaronte pëlhurën e saj. E cila nuk përfundoi kurrë, sepse ajo endej ditën dhe prishej natën.

Kështu po tentohet që të përdoret edhe Dosja Nr. 339. Duke marë pjesë prej saj, e duke i hedhur herë pas here si shishka benzine, për të mbajtur ndezur zjarrin e opozitës së rrugës. Ndaj hetimi i saj, duket sikur nuk do të përfundojë kurrë. Megjithëse po mbushen 3 vjet që është hapur, synimi i Adriatik Llallës fillimisht dhe i vartësve të tij besnikë më pas, nuk ka qenë asnjëherë nxjerrja para përgjegjësisë së kujtdo që ka shekulur ligjet e këtij shteti dhe që ka bërë një kundërvajtje apo krim elektoral. Jo. Qëllimi ka qenë që kjo dosje mos mbyllej kurrë. Dhe copëzat e saj të shitura me kohë tek opozita, të përdoren sot, për të ushqyer ëndrrën e “ritkhimit të Mbretit” të opozitës së rrugës, sërisht në pushtet.

Nëpërmjet përgjimeve të dosjes 339, lidershipi i opozitës po bën gjithçka për tia arritur qëllimi të aksionit të saj politik sipas filozofisë: “Ose do të iki Edi Rama, ose do të shkrihet opozita!” E nëse do ia arrinin qëllimit për ta rrëzuar qeverinë nëpërmjet përdorimit politik të drejtësisë së vjetër, atëherë do triumfonte strategjia e tyre finale: Shkatërrimi i reformës dhe institucioneve të drejtësisë së re!

Eshtë pikërisht ky edhe thelbi i luftës së madhe ku e ka futur veten, lidershipi i opozitës së rrugës, pas daljes nga sistemi politik i vendit dhe mosfutja në zgjedhjet e 30 qershorit. Vetëm kështu, besojnë se do ti shpëtojnë ndëshkimit të sigurtë që i prêt nga SPAK dhe BKH, për të gjitha krimet dhe korrupsionin e 30 viteve të shkuara. Ndërsa arkitektët e kulturës së mosndëshkueshmërisë, që shitën jo vetëm shpirtin por edhe profesionin tek politika e vjetër, po presin që të shpërblehen duke u rikthyer si heronj të rinj.

Edhe kaq do të mjaftonte për të kuptuar, se përse Dosja Nr. 339 më shumë se gjithçka tjetër, është sot simboli më ulëritës për reformimin një orë e më parë, e në mënyrë tërësore të sistemit të drejtësisë!(Alpenews)/l.m

Next Post
Si u ekzekutua deputeti Fatmir Xhindi, inskenohet ngjarja (video)

Si u ekzekutua deputeti Fatmir Xhindi, inskenohet ngjarja (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In