• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja/ “Ndërhyra për babanë, u vrava në kokë, por…”, zbardhet dëshmia e plotë e Elia Zaharisë e Princ Lekës: Ajo më ndoqi deri në Bulevard

by Java News
21/03/2024 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anila Hoxha ka siguruar për Top Channel dosjen e plotë të çështjes mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, pasi ish-çifti iu drejtua Gjykatës lidhur me konfliktin e ndodhur disa ditë më parë në Pallatin Mbretëror.

Ne dëshminë që ka dhënë Princ Leka, thekson se ditën që ka shkuar në ambientet e pallatit mbretëror për të takuar vajzën e tij të vogël, ai është konfliktuar me babanë e ish-bashkëshortes së tij, Gjergj Zaharia.

Dëshmia e plotë e Princ Lekës:

“Unë jam paraqitur në Komisariatin e Policisë për të kallëzuar se sot rreth orës 15:20 minuta unë kam qenë në banesën time në rrugën “Murat Toptani’ rezidenca familjare mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të  moshës 3 vjeçe, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci .Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen dhe kam gjetur vajzën time Geraldina Zogu e moshës 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babait të ish bashkëshortes shtetasit Giergi Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë se si duhet të ndërrosh rrugë kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos ofendojë dhe kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën .Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergji Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Giergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si dhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilën më ka goditur por unë jam mbrojtur me parakrah dhe jam goditur nga duart me të, më pas ka ardhur dhe ish bashkëshortja Elia Zogu e cila dhe ajo ka filluar që të më sulmoje fizikisht dhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo.

Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate por gjatë largimit ish bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke më kërcënuar më pas, kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar i ndjekur nga ish bashkëshortja e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë komisariat Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”.

Ndërkohë nga ana tjetër, në dëshminë e Elia Zharisë, të siguruar nga Anila Hoxha për Top Channel, aktorja deklaron se më 5 mars, ditë kur ka ndodhur përplasja, ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë.

Dëshmia e Elias:

“Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për të më ndihmuar edhe mua.

Sot unë kam qenë në prova, kam ikur ne shtëpi rreth orës 15:30 dhe kam parë biçikletën e babit tim të përmbysur, jam futur brenda në shtëpi në katin e dytë dhe kam dëgjuar debat mes babait dhe Lekës nuk e di se çfarë i thoshin njëri tjetrit, kam parë Lekën i cili po shtynte me forcë babanë tim.

Unë e kam tërhequr Lekën me qëllim që ta largoja nga babai im dhe debati me të dhe duke u tërhequr me njëri-tjetrin kemi zbritur deri poshtë nga shkallët në një moment kur dola jashtë Leka më ka shtyrë me gjithë forcën e tij derisa unë kam humbur ekuilibrin dhe jam rrëzuar përtokë duke u vrarë dhe në kokë, Leka filloj duke më thënë ‘je aktore po bën kot’.

Ndërkohë që kërkoi ndihmë ambulancën ose policinë shtetasi Syl Mulosmani me ka thënë që ambulanca dhe policia të lajmërohen nga babai jot Gjergji, ndërkohë që babai ishte akoma tek dhoma, Leka dhe Syla duke mos më dhënë asnjë ndihmë dhe më lanë në tokë, unë e kam mbledhur veten pasi kam ndenjur disa minuta përtokë, jam çuar vet duke mos më ndihmuar asnjë njeri edhe Leka ka vazhduar dhe më ka shtyrë dhe më pas ai është larguar”./m.j

Next Post
Analiza e REL: Dialogu Kosovë-Serbi “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

Analiza e REL: Dialogu Kosovë-Serbi “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

May 27, 2026
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

May 27, 2026
“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

May 27, 2026
Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

May 27, 2026
Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

May 27, 2026
Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In