• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Muzin”, Berisha-Bashës: Mos mashtro me fotografi demokratët, je i pashpresë

by A R
13/02/2022 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Dibër, ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur dy dosje ku thotë se Lulzim Basha është i përfshirë “nga koka tek këmbët”.

Berisha u shpreh se sa i përket çështjes “Toyota Yaris”, drejtësia belge do t’i shkojë deri në fund. Ndërsa sa i përket dosjes “Muzin”, Berisha u shpreh se dosjen ia ka sjellë ambasadori i SHBA-së, por nuk e ka besuar. Lideri historik i demokratëve i bëri thirrje Bashës që të mos mashtrojë me fotografi demokratët dhe se do të japë llogari para ligjit.

“Nuk është një betejë midis Sali Berishës dhe “Lulzim Bravës”. Jo. Pse? Nuk jam unë, nuk kam asnjë lidhje dhe s’ka asnjë njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. Jam çuditur kur e kam dëgjuar të flasë për “Toyota Yaris” dhe i kam thënë që këtë nuk mund ta bëje kurrë. Çfarë doli? Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspiracion. Secili prej jush që do ishte akuzuar me këtë akuzë, të paktën disa vite do i kishin kaluar në qeli. Kjo dosje u mbyll nga Rama sikur të mos ishte. Kjo ka lidhje me lidhjet e Lulzim Bravës dhe lidhet Rama-Basha.

Tani vjen prokuroria belge që e ka marrë nën hetim. Ka 9 persona. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e tmerrshme të mafias me politikën në Shqipëri. Nga politikanë në Shqipëri, i vetmi që është thirrur dhe i vetmi që thirret nga prokuroria belge, është Lulzim Brava, nuk ka ndonjë tjetër. Naim, mos ndiq vallen e një të mbyturi, sepse vetëm sa u përlyen. Ju garantoj se drejtësia belge do i shkojë deri në fund këtij problemi në të cilin Lulizm Basha është i zhytur nga koka tek këmbët.

Vijmë në dosjen tjetër. Asnjë lidhje me askërrkënd përveç vetes së tij. Nick Muzin. Dosje të cilën ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. E morën vesh gjithë shqiptarët që ma sollën në zyrë, ua tha vetë ai. Dhe unë i besoja Lulzimit dhe jo ç’thoshte ambasadori. Ndodhi që ky kishte shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane. Tani dua t’i them këtu para jush. Bëj çdo ditë fotografi me guvernatoren, por ajo dosje do të të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dheligjit amerikan. Nuk ke shpëtim, mos mashtro me fotografi demokratët, je i pashpresë”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Vettingu në polici drejt pezullimit, në më shumë se 2 vite u vlerësuan vetëm 62 zyrtarë

Vettingu në polici drejt pezullimit, në më shumë se 2 vite u vlerësuan vetëm 62 zyrtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In