• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Llalla” i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda, avokati: “Proces i paragjykuar”!

by Java News
28/04/2018 19:53
LLALLA FLET PER GAZETARET - Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, duke folur per gazetaret pas nje seminari per luften ndaj narkotikeve, ku tha se askush nuk mund te nderhyje ne punen e prokurorit. /r/n/r/nLLALLA SPEAKS FOR THE REPORTERS - General Prosecutor Adriatik Llalla, speaks for the reporters, where he said that politics should no interfere in the prosecutor's work.

LLALLA FLET PER GAZETARET - Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, duke folur per gazetaret pas nje seminari per luften ndaj narkotikeve, ku tha se askush nuk mund te nderhyje ne punen e prokurorit. /r/n/r/nLLALLA SPEAKS FOR THE REPORTERS - General Prosecutor Adriatik Llalla, speaks for the reporters, where he said that politics should no interfere in the prosecutor's work.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen numer 447, në të cilën është i shënuar emri i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Për këtë çështje më herët Top Channel pyeti me e-mail prokurorin e medias pranë akuzës së Durrësit, që pranoi se procedimi penal ishte regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës, ndërkohë që pas shpalljes së moskompetencës të dy prokurorët e medias të të dyja prokurorive nuk u përgjigjen. I kontaktuar në telefon nga Top Channel, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj e konsideroi hetimin të paragjykuar.

“Ju theksoj që çdo veprim procedurial, penal në disfavor të të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla, është i stimuluar. Unë mendoj që është proces i paragjykuar”, thotë Hazizaj.

Dosja “Llalla” është sjellë nga Prokuroria e Durrësit në fundjavë dhe nuk dihet ende se kush do të caktohet si prokurori që do të hetojë ish-eprorin nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, e po ashtu njeriun që duket se është vendosur në qendër të vëmendjes së të huajve.

Adriatik Llalla ndërkohë pret të dalë para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që është njëri nga organet e vettingut dhe që do të shqyrtojë qëndrimin e institucionit që mbron interesat e publikut, mbi çështjen a duhet, apo jo të kalojë Llalla në sitat e vettingut, kur ai u dorëhoq nga e drejta për të qenë pjesë e drejtësisë.

“Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen! Komisioni i Vettingut, ose nuk njeh faktet juridike, ose bën sikur nuk i njeh ato. Në këto kushte unë mendoj që çdo proces lind, zhvillohet dhe prodhohet ndaj të mbrojturit prej meje, Adriatik Llalla është joligjor”, deklaron Hazizaj.

Trupa gjyqësore me pesë anëtarë, mes tyre edhe ish-prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama që ishte paraardhëse e Llallës në krye të akuzës, ka thirrur seancën për në datën 16 maj. Por duket se pozitat e Adriatik Llallës janë vështirësuar, pa kaluar shumë kohë nga dorëzimi i detyrës prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut.

Disa muaj pas një historie konfliktuale me diplomatin amerikan në Tiranë, së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij, hyrjen në SHBA. Ky vendim u miratua nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson me arsyetimin e përfshirjes në raste korrupsioni.

Nga ana tjetër, edhe ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi se çështja “Llalla” nuk mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë. Ish-prokurori i Përgjithshëm i konsideroi reagimet e ambasadorit amerikan si të paparanueshme.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Berisha si një qen besnik i Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In