• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja Ibrahim Hoxha/ Sekseri dhe djali i tij japin dëshmi kontradiktore, ja detajet e reja

by Java News
03/05/2016 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen dëshmitë e katër personave të arrestuar mes të cilëve edhe gjyqtari Ibrahim Hoxha, për akuzën e korrupsionit pasiv të gjyqtarit apo prokurorit. Menjëherë pas ndalimit të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, djalit të tij Ledion Hoxha, me profesion jurist, sekserit Novrus Gajda, si dhe personit të interesuar Dritan Jazexhi. Të arrestuarit janë përpjekur të përdorin si alibi për marrjen e parave, blerjen e një veture, por Novrusi dhe djali i gjyqtarit kanë rënë në kundërthënie për modelin e veturës.

Fillimisht është pyetur gjyqtari Ibrahim Hoxha. Në prani të dy avokatëve, gjyqtari, ka pranuar se kishte pasur ndërhyrje nga miku i tij Novrus Gajda, për të ndihmuar në një çështje, me të interesuar Dritan Jazexhiun, shkruan Report tv. Po ashtu ai ka pohuar se është takuar por ka pohuar se pavarësisht kësaj nuk ka pranuar të bëjë pazare. Më tej ai ka pranuar se njihet me Gajdën që prej 25 vitesh nga koha, kur ishte oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë e Beratit dhe Gajda ishte polic i thjeshtë.

Madje gjyqtari ka pohuar se i kishte premtuar këtij të fundit për të ndërhyrë me qëllim për ta rikthyer në polici.

Ndërkaq hetuesit më pas pyetën djalin e gjyqtarit. Ai ka pohuar se nuk bëhej fjalë të ketë kërkuar apo të ketë marrë para me qëllim ndikimin në ndryshimin e vendimit nga babai i tij.

Në lidhje me paratë juristi, Ledion Hoxha, ka pohuar se i kishte marrë pasi donte t’i shiste veturën e tij, Novrus Gajdës, një veturë luksoze “Mercedez- Benz”, me vlerë rreth 15 mijë euro.

Por nga ana tjetër, nga verifikimi rezultonte se në dokumente mjeti ishte i djalit të xhaxhait të Hoxhës. Kur është pyetur Gajda, ka pohuar se donte të blinte një autoveturë “Ëolksëagen Sharan”.

Një mjet i tillë i ngjashëm me një tabelë shitet, ndodhej në vendin ku u ndaluan dy personat, por që s kishte lidhje me ta.

Më pas është pyetur Dritan Jazexhiu, i cili ka mohuar t’i ketë dhënë para, Novrus Gajdës, për të ndërhyrë tek gjyqtari Ibrahim Hoxha. Por më tej ai ka pohuar se kishte takuar Gajdën. javanews/ a.k

Next Post

Fotolajm/ Urimi i Etrit Berishës për pranimin e Kosovës në UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In