• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja/ I penduari i SPAK-ut i rrëfeu Adriatik Llallës krimet e vjetra, ish-kryeprokurori: Mos e besoni, gënjen

by Java News
04/04/2022 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Luftar Reçi u shndërrua në vjeshtën e vitit 2020 në të penduarin më të rëndësishëm të SPAK, duke trazuar dhe alarmuar emrat  më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, përmes dëshmive të tij për krime të bujshme të 17 viteve më parë, të pazbardhura nga drejtësia. Por, Luftar Reçi kishte vite që kërkonte të fliste. Në vitin 2016, Luftar Reçi i ka dërguar një letër Adriatik Llallës, në atë kohë kryeprokuror, duke i kërkuar bashkëpunim me drejtësinë për të rrëfyer detaje nga aktiviteti kriminal, në këmbim të zbutjes së pozitave të tij, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës. Më konkretisht, Luftar Reçi kërkonte të rrëfente rolin e Ymer Lalën në vrasjen e Maks Lalës. Luftar Reçi pretendonte se Maks Lala ishte vrarë me porosi të Ymer Lalës, pasi sipas tij Maksi ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të Ymer Lalës, dhe se Maksi po fuqizohej dhe kthehej në një rrezik për Ymerin.

Pas kësaj letre vihet në lëvizje Prokuroria e Përgjithshme. Në 7 prill 2016, drejtori i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi, i dërgon një letër Prokurorisë së Korës për Luftar Reçin, i cili po vuante dënimin e në burgun e Drenovës në Korçë. Prokuroria e Përgjithshme, në letrën e saj, thotë se Luftar Reçi është i pasinqertë dhe kontradiktor në rrëfimet e tij, dhe se ka hallin të dalë nga burgu për vrasjen e Maks Lalës. Prokuroria e Përgjithshme u kërkon prokurorëve të Korçës që të kenë kujdes pasi Reçi mund të gënjejë për implikimin e personave të tjerë, për vrasjen e Maks Lalës, për të cilën është dënuar vetë.

“Në adresë të Prokurorit të Përgjithshëm ka ardhur letra e të dënuarit Luftar Reçi, i cili ndodhet në IEVP-Drenovë, me anën të së cilës kërkon që të kontaktojë me një prokuror, për të treguar prova të cilat implikojnë një person, i cili sipas tij, ka urdhëruar vrasjen e shtetasit Maksim Lala në vitin 2005, krim për të cilën është dënuar ai.

Paraprakisht ju informojmë se, ndër vite dhe në vijimësi ky person ka mbajtur kontakte me persona të autorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke synuar para tyre të shfaqet si bashkëpunëtor i drejtësisë, në këmbim të zbutjes apo përjashtimit nga dënimi, por që prej prokurorëve është vlerësuar se, deklarimet e tij kanë qenë të pasinqerta, si lidhur me ngjarjet e rënda kriminale, për të cilat ka dhënë shpjegime, ashtu dhe për krimin për të cilin ai vetë është deklaruar fajtor nga të gjitha nivelet e gjykatave, ndaj dhe mes palëve nuk është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit.

Gjithsesi, nga ana juaj të merret kontakt me të për të dëgjuar pretendimet e tij dhe për t’i vlerësuar ato por, në rast se biseda kufizohet vetëm në krimin për të cilin ai është deklaruar fajtor e dënuar me vendim të formës së prerë, të sqarohet se, pretendimet për pafajësinë e tij janë shqyrtuar nga gjykatat, të cilat duke analizuar ato në raport me të gjitha provat e administruara gjatë procesit, janë bindur përtej çdo dyshimi për autorësinë e tij në krim, ndaj për çdo pretendim që mund të ketë lidhur me atë ngjarje, ai të ndjekë rrugën ligjore, duke i paraqitur provat që ai disponon, nëpërmjet avokatit të tij në Gjykatën e Lartë, e cila ka autoritetin e vetëm për të vlerësuar nëse ato janë bindëse dhe të tilla që mund të justifikojnë rishikimin e vendimit apo jo”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Pavarësisht kësaj shkrese, Lufta Reçi vijoi të fliste. I dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, Lufta Reçi ka rrëfyer në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, duke implikuar edhe Emiljano Shullazin, me qëllim për të zbutur dënimin e tij. Luftar Reçi implikoi Viktor Bajraktarin (Imeraj), Emiljano Shullazin, Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plarent Dervishajn dhe Indrit Rusin në vrasjet e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi.(Shqiptarja.com)

SPAK ka vepruar ndaj të gjithë emrave të implikuar nga Reçi duke i arrestuar ose shpallur në kërkim, ndërsa ka referuar dosjen në Gjykatën e Posaçme. Nga ana e tij, Emiljano Shullazin ka hedhur poshtë dëshminë e Reçit, duke pretenduar se nuk e ka takuar dhe njohur kurrë. Megjithatë, të implikuari u angazhuan fillimisht për të blerë dhe korruptuar Reçin me 260 mijë euro dhe oferta të tjera, ndërsa më pas, kur Reçi po zvarritje përgjigjen, nisën zbatimin e planit për ta helmuar në burg. Zbatimi i planit u parandalua dhe u çmontua nga SPAK, ku u arrestua Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, ndërsa u shpall në kërkim nga Ervis Kosovën./shqiptarja.com

Next Post
Një minutë heshtje për viktimat e luftës! Ja si nis seanca plenare e Parlamentit Evropian

Një minutë heshtje për viktimat e luftës! Ja si nis seanca plenare e Parlamentit Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com