• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja hetimore, ja dinamika e vrasjes së Devi Kasmit dhe klithmat: “Thërrit policinë se u vranë”!

by Java News
17/02/2018 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëfrim Kasmi, i njohur edhe me emrin Devi Kasmi, u ekzekutua me armë në një atentat mafioz më 29 Janar 2018 poshtë pallatit ku banonte. Publikohet dinamika e vrasjes së 41-vjeçarit, bazuar në dosjen hetimore.

Sipas dëshmisë së një banori të zonës, rreth orës 18:00 ditën e hënë më 29 Janar, ai kishte shkuar tek makina e tij të cilën e kishte parkuar pranë një dyqani. Atë moment ai thotë se dëgjoi rreth 5-6 të shtëna me armë zjarri dhe kishte parë një motor të lëvizte me shpejtësi të lartë në drejtim të Unazës.

Më pas dëgjoi një banor të lagjes të thoshte “thërrit policinë se u vranë”.

Një tjetër banore e pallatit ku banonte Devi Kasmi, i ka thënë grupit hetimor se rreth orës 18:30 dëgjoi dy të shtëna me armë zjarri dhe pas disa sekondash edhe tre të shtëna të tjera. Ajo kishte parë poshtë pallatit një person me motor ngjyrë e zezë, që më pas u largua me shpejtësi në drejtim të Unazës.

Pas këtyre dëshmive, grupi hetimor ka analizuar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e atentatorëve.

“Pasi janë parë pamjet filmike të marra nga akte të ndryshme, ka rezultuar se autori pas ngjarjes ka hipur në një furgon Vito me ngjyrë të bardhë”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka arrestuar ish-policin grek Efthimios Efthimiou si ekzekutori direkt i Dëfrim Kasmit, dhe tre bashkëpunëtorët Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Elton Halipaj. Ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari, i dyshuar si organizator dhe porositës i ekzekutimit. Tre ditë më parë, Gjykata e Apelit Tiranë la në burg Mario Meshinin, i cili dyshohet se është personi që nxori në pritë Dëfrim Kasmin.

Meshini i kishte dërguar mesazh në celular 41-vjeçarit Kasmi për t’u takuar poshtë pallatit ku banonte viktima. Mario Meshini u tha hetuesve se në momentin që mbërriti me motor poshtë pallatit të Kasmit, aty ishin edhe vrasësit, të cilët qëlluan për vdekje 41-vjeçarin. Më pas, Mario Meshini shkoi në banesën e tij dhe jo në komisariat, duke argumentuar se ishte i tronditur nga vrasja dhe se ekzekutori i vendosi pistoletën në kokë duke e kërcënuar. Mirëpo kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur Prokurorinë, e cila ka dyshime se Mario Meshini ka nxjerrë pikërisht në pritë Dëfrim Kasmin për t’u ekzekutuar.

Ndërsa ish-polici grek i arrestuar si vrasësi me pagesë, ka mohuar këto akuza dhe ka kërkuar të lihet i lirë duke lënë një garanci pasurore prej 10 mijë Euro. /tvklan.al

Next Post
Berisha nuk ndalet: Atentati në Shkodër ishte narko-terrorist, di se çfarë fshihet pas tij

Urimi i Berishës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: “E pavarur se nuk u mposht kurrë"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com