Izet Haxhia merret në pyetje te Krimet e Rënda.
Mësohet se Haxhia është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shoqërimi i tij vjen në një kohë kur dosja ‘Hajdari” i kaloi Krimeve të Rënda, pasi më herët ishte në kompetencë të Gjykatë Penale të Tiranës.
Vetë Izet Haxhia ishte dakord me prokurorinë që çështja t’i kalonte Krimeve të Rënda. Haxhia akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.
Izet Haxhia ka qenë truproja i Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Pas vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Haxhia u arratis në Turqi nga ku dhe u ekstradua më 8 Maj 2018. /l.m