• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku prezanton “Migjenin”: Shërbime ekselence me çmime low-cost

by Java News
01/10/2019 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Air Albania është krijuar për të qënë një kompani prestigjoze, ndaj edhe zogjtë fluturues të shqiponjave do të shtohen çdo muaj për në destinacionet ku ka kërkesë të madhe”. Kështu deklaroi në një intervistë për ERTV, në bordin e avionit Migjeni, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila foli për historinë e suksesit të kësaj kompanie.

“Gjëja tjetër që ne shtojmë sot me avionin “Migjeni” është cilësia. Sot në Tiranë është ulur një pajisje e quajtur Boeing 737 800, prodhim i fundvitit 2016. Aeroporti i Rinasit nuk e ka parë kurrë një pajisje kaq të re. Ne jemi krenarë të themi që Air Albania ofron shërbimet e një kompanie të ekselencës me çmimet një kompanie low cost”, tha Balluku.

Sipas Ministres, kjo pajisje e vitit 2016 sjell kushte optimale sigurie konform rregullave të BE-së për pasagjerët, ndërsa stafet në bord janë trajnuar për më shumë se një viti në akademinë e aviacionit pranë Turkish Airlinse. Ministrja shtoi se avioni “Migjeni” do të udhëtojë 7 herë në javë në Milano dhe Romë, si dhe katër herë në javë në Bolonja të Italisë.

“Tregu Italian ka qënë i planifikuar për t’u aksesuar që në studimin e parë pasi mbi 70 % e pasagjerëve që udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit shkojnë drejt Italisë”, theksoi Balluku. Sipas saj, çmimet për biletë janë 20 deri në 25 euro më pak se sa të gjitha kompanitë low cast që operojnë në Shqipëri.

Ministrja njoftoi se brenda këtij viti pritet të ulet në Rinas një tjetër avion i “Air Albania”, “Naimi”, një tjetër prodhim i vitit 2016 që do të fluturojë drejt destinacioneve Europiane. /l.m

Next Post
Ambasadori gjerman për negociatat: Kushtet duhet të plotësohen në dy faza

Ambasadori gjerman për negociatat: Kushtet duhet të plotësohen në dy faza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor

November 12, 2026
LIVE Shqipëri-Finlandë 1-0, gooooool Muçi

LIVE Shqipëri-Finlandë 1-0, gooooool Muçi

November 12, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Ke punë të vështirë!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

November 12, 2026
Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

Probleme me shërbimet e Microsoft në mbarë botën, përfshirë Outlook. Miliona njerëz pa akses në email

November 12, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Tatimi mbi pronat, eksperti: Barra fiskale do t’i shtrenjtojë banesat dhe qiratë

November 12, 2026
Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

Rama publikon momentin krah Macron dhe Zelenskyt, në plan të parë Albin Kurti

November 12, 2026

Arsyet e mjedisit toksik brenda opozitës!

November 12, 2026
“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

“Reuters” zbulon pazaret e naftës venezueliane, veprimet që implikojnë zëvendëspresidentin JD Vance

November 12, 2026
Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

Kthupi: Berishës i kanë zënë sheshin, protesta nuk mund të bashkohet me PD

November 12, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In