• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Dosja Gërdeci’/ Drejtësia duhet të bëjë drejtësi

by Marin Mema
22/03/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marin Mema/

Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërthimit në Gërdec, u drejtuan tek pllakata e vendosur pranë kraterit të dikurshëm.

Ajo është shenja e fundit që përkujton atë që ka ndodhur në këtë fshat në 15 mars të vitit 2008.

Gjithçka tjetër ka ndryshuar, me një kujdes të jashtëzakonshëm, për të mbuluar, fshehur, e humbur çdo gjurmë të asaj mesdite të zezë që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm. Gërdeci duket një tjetër fshat, me trotuarë, më rrugë të shtruara, me shtëpi të reja, e njerëz të shkujdesur…

Në forma e mënyra të ndryshme, politika është përpjekur të ndajë komunitetin e këtushëm, dikund duke përdorur presionin, dikund dëmshpërblimet, duke ofruar punësim e investime të ndryshme, duke shfrytëzuar varfërinë e pamundësinë e tyre, me të vetmin objektiv, imponimin e heshtjes. E gjithë kjo skemë nuk ka pasur në bazë dhembshurinë, apo ndjenjën e pergjegjësisë për këtë masakër, por mbylljen sa më të shpejtë të historisë së Gërdecit.

I mbytur mes interesash të mëdha, përfitimesh marramendëse, korrupsioni e përfshirje deri në nivelet më të larta, kapitulli i Gërdecit, jo pa qëllim është bërë gjithmonë e më i errët. 10 vite më pas asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. Disa me zhurmë, e disa në heshtje u shpallën të pafajshëm, u larguan apo lanë qelitë.

Asnjë zyrtar vërtetë i lartë nuk u dënua, të gjithë i shpëtuan në mënyrat e tyre drejtësisë shqiptare. Pa llogaritur që shefat e vërtetë nuk u hetuan kurrë.

Në përfundim konkluzioni është i njëjtë, 26  njerëz të pajshëm prehen sot nëndhe, ndërsa për ta nuk mban më pergjegjësi penale askush. Pra Gërdeci gjithnjë e më shumë po kthehet në një rrëfim të harruar.

Aq absurde është bërë gjithçka, sa duket sikur familjarët e viktimave janë ata që kërkojnë diçka të padrejtë. Në fakt edhe mes tyre janë përpjekur të krijojnë ndasi dhe kjo gjë për shumë arsye ka ndodhur.

Janë rrënqethëse përleshjet në gjykatë të Zamira Durdës nënës së Erisonit të vogël që vdiq në moshën 7 vjeçare teksa luante në fshat me biçikletën e tij.

Ajo kërkon drejtësi, vetëm drejtësi për birin e saj dhe asgjë tjetër. Kjo drejtësi i është mohuar, i është rrëmbyer, përkundrazi njerëzit që i vranë djalin enden të lirë, krekosen në ekrane e fryhen krenarë.

Nëse flasim për reformën në drejtësi, për pastrim, për luftë ndaj korrupsionit, për hapje dosjesh, për hetime të reja, për ligj të barabartë për të gjithë atëherë gjithçka duhet të fillojë nga këtu.

Dosja Gërdeci duhet rihapur, e rigjykuar ashtu siç i takon, duke vënë para përgjegjësisë këdo që është lyer e përlyer, që ka fshehur, manipuluar, vrarë, masakruar, korruptuar, ndryshuar e mbyllur këtë ngjarje të tmerrshme.

Të gjithë përgjegjësit duhet të ulen në bankën e të akuzuarve, për t’u përgjigjur jo për një aksident teknologjik siç e përcaktuan, por për vrasje, vrasjen e 26 njerëzve në 15 mars 2008.

Kjo duhet të jetë sfida e parë, sfida e të vërtetës, për të treguar se kjo reformë nuk është si gjithë të tjerat e nuk druhet ballë pushtetit të askujt.

Fundja pikërisht këtë presin të gjithë shqiptarët, që drejtësia më në fund të bëjë drejtësi.

Next Post
Për kë bien këmbanat?

Ish-zëvëndësministrja e PD, Edit Harxhi apel Berishës: Bacë, mos na lër më në dorë të Bashës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In