• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Dosja Gërdeci’/ Drejtësia duhet të bëjë drejtësi

by Marin Mema
22/03/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marin Mema/

Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave të shpërthimit në Gërdec, u drejtuan tek pllakata e vendosur pranë kraterit të dikurshëm.

Ajo është shenja e fundit që përkujton atë që ka ndodhur në këtë fshat në 15 mars të vitit 2008.

Gjithçka tjetër ka ndryshuar, me një kujdes të jashtëzakonshëm, për të mbuluar, fshehur, e humbur çdo gjurmë të asaj mesdite të zezë që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm. Gërdeci duket një tjetër fshat, me trotuarë, më rrugë të shtruara, me shtëpi të reja, e njerëz të shkujdesur…

Në forma e mënyra të ndryshme, politika është përpjekur të ndajë komunitetin e këtushëm, dikund duke përdorur presionin, dikund dëmshpërblimet, duke ofruar punësim e investime të ndryshme, duke shfrytëzuar varfërinë e pamundësinë e tyre, me të vetmin objektiv, imponimin e heshtjes. E gjithë kjo skemë nuk ka pasur në bazë dhembshurinë, apo ndjenjën e pergjegjësisë për këtë masakër, por mbylljen sa më të shpejtë të historisë së Gërdecit.

I mbytur mes interesash të mëdha, përfitimesh marramendëse, korrupsioni e përfshirje deri në nivelet më të larta, kapitulli i Gërdecit, jo pa qëllim është bërë gjithmonë e më i errët. 10 vite më pas asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. Disa me zhurmë, e disa në heshtje u shpallën të pafajshëm, u larguan apo lanë qelitë.

Asnjë zyrtar vërtetë i lartë nuk u dënua, të gjithë i shpëtuan në mënyrat e tyre drejtësisë shqiptare. Pa llogaritur që shefat e vërtetë nuk u hetuan kurrë.

Në përfundim konkluzioni është i njëjtë, 26  njerëz të pajshëm prehen sot nëndhe, ndërsa për ta nuk mban më pergjegjësi penale askush. Pra Gërdeci gjithnjë e më shumë po kthehet në një rrëfim të harruar.

Aq absurde është bërë gjithçka, sa duket sikur familjarët e viktimave janë ata që kërkojnë diçka të padrejtë. Në fakt edhe mes tyre janë përpjekur të krijojnë ndasi dhe kjo gjë për shumë arsye ka ndodhur.

Janë rrënqethëse përleshjet në gjykatë të Zamira Durdës nënës së Erisonit të vogël që vdiq në moshën 7 vjeçare teksa luante në fshat me biçikletën e tij.

Ajo kërkon drejtësi, vetëm drejtësi për birin e saj dhe asgjë tjetër. Kjo drejtësi i është mohuar, i është rrëmbyer, përkundrazi njerëzit që i vranë djalin enden të lirë, krekosen në ekrane e fryhen krenarë.

Nëse flasim për reformën në drejtësi, për pastrim, për luftë ndaj korrupsionit, për hapje dosjesh, për hetime të reja, për ligj të barabartë për të gjithë atëherë gjithçka duhet të fillojë nga këtu.

Dosja Gërdeci duhet rihapur, e rigjykuar ashtu siç i takon, duke vënë para përgjegjësisë këdo që është lyer e përlyer, që ka fshehur, manipuluar, vrarë, masakruar, korruptuar, ndryshuar e mbyllur këtë ngjarje të tmerrshme.

Të gjithë përgjegjësit duhet të ulen në bankën e të akuzuarve, për t’u përgjigjur jo për një aksident teknologjik siç e përcaktuan, por për vrasje, vrasjen e 26 njerëzve në 15 mars 2008.

Kjo duhet të jetë sfida e parë, sfida e të vërtetës, për të treguar se kjo reformë nuk është si gjithë të tjerat e nuk druhet ballë pushtetit të askujt.

Fundja pikërisht këtë presin të gjithë shqiptarët, që drejtësia më në fund të bëjë drejtësi.

Next Post
Për kë bien këmbanat?

Ish-zëvëndësministrja e PD, Edit Harxhi apel Berishës: Bacë, mos na lër më në dorë të Bashës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore nga rënia e dëborës

January 12, 2026
INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In