• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e SPAK/ Kujtim Meta i vëzhgonte çobanët e deleve, Laert Haxhiu urdhëroi vrasjen e tij pas sinjalizimit

by Java News
25/06/2024 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sinjalizim që Laert Haxhiu, ka marrë nga Ilirjan Lala (Lili), ortaku i babait të tij në biznesin e rritjes dhe shitjes së deleve, ka ngritur në këmbë Haxhiun, duke urdhëruar menjëherë vrasjen e shtetasit Kujtim Meta.

Sipas informacionit të përcjellë nga Ilirjan Lala tek Laert Haxhiu, Kujtim Meta, vëzhgonte çobanët që rruanin delet e tyre dhe ky detaj i ishte dukur i dyshimtë Lilit.

Kjo e dhënë solli rritjen e dyshimeve akoma dhe më tepër nga Laert Haxhiu, i cili nuk e peshon aspak veprimtarinë e Kujtim Metës, por menjëherë urdhëron vrasjen e tij.

“…Kujtimi duhej vrarë se kushedi përse i bën këto veprime…”-i ka deklaruar Laert Haxhiu, dy miqve të tij Artan Tafani dhe Lulzim Arapi.

Për të kryer vrasjen e Kujtim Meta, Laerti, aktivizon Arapin dhe Tafanin si dhe një person tjetër të quajtur Dorjan Shurdhi, i cili tashmë ka ndërruar jetë pas një dhunimi të bërë në Belgjikë.

Meta është qëlluar me 8 plumba pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë. Ai mundi ti shpëtojë vrasjes vetëm për fatin e mirë se armës së përdori në ngjarje Artan Tafani, ju mbaruan plumbat dhe ai nuk kishte mundësi të qëllonte më.

Sipas dëshmisë së dhënë në prokurori Artan Tafani ka shpjeguar se:”…në muajin Prill të vitit 2022, Laerti më thotë që donte të vriste Kujtim Meta nga Lushnja. Vrasjen e tij e donte sepse Ilirjan Lala apo siç thirej ndryshe “Lili”, i cili kishte një biznes me babain e Laertit. Biznesi ishte me kafshë të llojit dele. Ilirjani, i kishte thënë Laertit, se kishte pikasur Kujtim Meta, të vëzhgonte çobanët që ruanin delet e tyre dhe i ishte dukur shumë e dyshimtë kjo gjë…”.

“…për këtë arsye Laerti më tha që, “…Kujtimi duhej vrarë se kushedi përse i bën këto veprime…”. Ngjarjen e kemi bërë në muajin Prill 2022 dhe për këtë ngjarje, u shpall në kërkim më vonë Dorian Shurdhi. Unë dy ditë para ngjarjes kam qendruar tek shtëpia e Dorjan Shurdhit dhe Dorjani, kishte si detyrë të ruante Kujtimin. Kujtimi ishte shofer kamioni dhe pinte kafe, te një lokal tek Stacioni i Trenit. Dori, doli ditën e ngjarjes dhe më tha që makinën e Kujtimit e pa, por jo Kujtimin. Ndërkohë unë flisja me Laertin dhe Laerti, më tha të dilja të shikoja vetë se atje do ishte me shumë mundësi…”-ka treguar Tafani.

Unë dola me Dorin, i cili e ka shtëpinë te depot në “Saravë”, mbrapa shinave të trenit. Aty pashë tek lokali që Kujtimi ishte brenda dhe po pinte kafe.

Atë ditë kisha veshur tuta të zeza dhe një bluzë të zezë dhe sipër një xhup të zi me gri. Kisha në kokë kapucin e trikos dhe kapucin e xhupit si edhe maskë covidi. Kam hyrë brenda dhe aty kishte edhe njerëz të tjerë, një tavolinë me 4 veta duke pirë birrë, banakieri në banak, Kujtimi me fytyrë nga dera i ulur dhe me kurriz nga banaku duke pirë kafe, 2-3 metra larg derës.

“…sa hyra në derë, e kisha përballë, nxorra armën dhe qëllova 1 herë dhe më duket se e kapi në bark. Kujtimi çohet dhe bëhet për të ik. Unë qëllova të dytin dhe kapi te shtylla e betonit. Kujtimi po z’varritej drejt derës tjetër të lokalit që ishte nga pas, ai ikte unë qëlloja, derisa dolëm te oborri. Më pas ai ndaloi nuk po ikte më sepse e kishin kapur disa plumba dhe kur i vajta aty afër që ta qëlloja për ta vrarë përfundimisht, por kuptova që nuk kisha më fishekë. I kisha shtënë që të tetë fishekët. E lashë të gjallë aty dhe ika me vrap. Laerti ndërkohë kishte lajmëruar Lulzim Arapin, të dilte te shinat e trenit të më priste mua me makinë. Këtë gjë e kishim planifikuar më parë. Luli po më priste me një benz të zi tip “Evo” që ne e kishim vjedhur gjatë muajit Janar 2022 një çifti në Tiranë. Nga aty jemi nisur për në Tiranë dhe kur kemi qenë tek shinat e trenit, rrugës për në Golem, e kam çmontuar amën duke e hedhur pjesë-pjesë nga dritarja e makinës, ndërkohë që ecnim. Vendin e saktë nuk e mbaj mend por po të më dërgoni atje mund t’jua tregoj. Nga aty kemi shkuar tek banesa tek “Green City” në Tiranë…”- ka rrëfyer në prokurori Artan Tafani./Ora News

Next Post
FOTO/ “Po qaj, por jam mirënjohëse”, vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për Kombëtaren shqiptare pas eliminimit nga Euro 2024

FOTO/ “Po qaj, por jam mirënjohëse”, vajza e trajnerit Silvinjo dedikim për Kombëtaren shqiptare pas eliminimit nga Euro 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In