• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e ‘Qafë Thanës’/ 580 kg kanabis do të shkëmbehej me heroinë në Turqi, rolet e 8 trafikantëve

by Java News
24/11/2018 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për 8 të arrestuarit në operacionin “Uraka2” për trafik droge. Publikohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit dhe përgjimet që dërguan në goditjen e grupit kriminal. Gjyqtari Bib Ndreca nuk ka lejuar mediat në sallë, madje me urdhër ka mbyllur edhe derën e oborrit të gjykatës.

Grupi u zbulua pas përgjimeve të nisura prej tetorit të 2018. 580 kg kanabis që u sekuestrua në Qafë Thanë do të transportohej drejt Greqisë duke kaluar nga me varka në liqenin Pogradecit, më pas nga Maqedonia në Greqi me destinacion final Turqinë.
Përgjimet/ Si funksiononte grupi dhe shkëmbimi i kanabisit me heroinë
Sipas dosjes që Report Tv ka siguruar droga ishte blerë në Tepelenë nga Aranit Bida, që ishte drejtuesi i grupit kriminal, i sapo liruar nga burgu (Lexo këtu). Aranit Bida organizonte transportin në aksin Tepelenë—Fier-Rrogozhinë dhe Elbasan me destinacion Pogradecin.

Më pas merrej në dorëzim nga një person i quajtur Gjoni, (Elvis Gjona) i cili bënte dërgimin e ngarkesave nga Shqipëria në Maqedoni me varka përmes liqenit, më pas në Greqi dhe në fund në Turqi. Transportin përmes Liqenit të Ohrit e bënte Suferim Dokollari.

Nga përgjimet ka rezultuar se Aranit Bida do ta dërgonte kanabisin në Turqi për ta shkëmbyer më pas me heroinë, e cila nga Turqia do të transportohej për në Shqipëri.

Marrëveshja ishte arritur mes palëve në 30 gusht të këtij viti, kur një turk që kishte hyrë nga Kosova për në Shqipëri kishte rënë dakord me Bidën, që ishte kreu i grupit kriminal. Marrëveshja mes shqiptarëve dhe turkut ishte ndërmjetësuar nga Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte me një turk të quajtur (Abi).

Pas marrëveshjes Aranit Bida dhe Eduard Haxhi shkuan në Tepelenë për të blerë kanabisin dhe më pas e nisën drejt Pogradecit. Në datë 19 nëntor, nga përgjimet rezulton se Bida ka telefonuar Gentjan Rapollarin duke i thënë “Hajdeni nesër mëngjes dhe të jeni në orën tetë në Fier”, pas kësaj e pyet nëse erdhi ai shoku (dyshohet për Arjanin) ndërsa Gentjani i përgjigjet “Po e pres në Rinas”.

Në datë 20 nëntor grupi është nisur nga Fieri. Në drejtimin të automjetit tip furgon ka qenë Erando Mehmeti. Sipas përgjimeve trafikantët kishin lënë për t’u takuar te karburanti ‘Gjoni’ në Pogradec.

E ndërsa furgoni shoqërohej edhe nga dy makina të tjera gjatë rrugës policia ndërhyri në Librazhd. Eduard Haxhi tentoi që të largohet, por u prangos, ashtu si edhe koka e grupit Aranit Bida dhe Erando Mehmeti që u arrestuan në lokal. Në bisedat mes grupit kanabisit i referoheshin me fjalën ‘mish’.

Të arrestuar
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj

Next Post
VIDEO/ Ministri Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices

VIDEO/ Ministri Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com