• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e Prokurorisë/ Si mashtroheshin qytetarët me vizat kanadeze

by A R
27/04/2016 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal npër veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave, e parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqesore dhe verifikimet e bera rezulton se:

Në datë 25.04.2016 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 shtetas, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE–LM me administratore shtetasen L. M. që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali” Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj. Pas kontaktit që keta shtetas merrnin me shtetasen L.M. ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentat që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe shtetasja L.M. ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel xxxxx me persona që janë prezantuar si avokatë Kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së  aplikantëve.

Shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentat për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma te konsiderueshme në lekë dhe valutë.

Pasi kanë shkuar në datë 25.04.2016 pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se shtetasja L.M. së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri i’a kishin lënë shtetasit K.RR., i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

I është marrë deklarim shtetasit K.RR, i cili ka sqaruar se  ai ka njohje me A.M. vajza e shtetases L.M, që nga fundi i Dhjetorit të vitit 2015. A.M. para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqerinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj shtetasen L.M., pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.  Për këtë fakt ka biseduar me L.M, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe  kanë nënshkruar nje “Kontrate dore” në të cilën është përshkruar se L.M. ia shet atij shoqerine “ANDE-LM’, 100 perqind te kuotave te shoqerise “ANDE-LM”, shpk se bashku me çdo te drejte dhe detyrim qe shoqëria ka ndaj cdo personi te trete, shtetasit K.RR. Çmimi i shitjes nga shitesi te blerësi eshte ne shumen prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi ne favor te shitesit ne momentin e nënshkrimit te kësaj kontrate. Kjo kontrate eshte bere ne daten 24.04.2016, rreth orës 18.00, ne ambientet e shoqerise “ANDE-LM”

Eshte ushtruar kontroll ne zyrat e shoqerise Ande-LM me administratore shtetasen L.M, dhe  gjate kontrollit te ushtruar ne keto ambjente jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të perpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterat që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

Next Post

Nga fantazitë te lojrat seksuale, 7 gjërat që duhet t'i provoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In