• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOSJA E PLOTË/ Zbardhen ngacmimet seksuale të ish-trajnerit ndaj dy të miturve

by Java News
15/11/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dosja e plotë e skandalit, ku ish-trajneri i futbollit “Besëlidhja e Mamurrasit”, Sokol M, ngacmonte seksualisht dy të mitur. ‘Gazeta Shqiptare’ ka publikuar sot hetimet e prokurorisë si dhe bisedat e ish-trajnerit me dy djemtë. Prokuroria e Tiranës kërkoi dje dënimin me 5 vite burg për 50-vjeçarin nga Tirana, ndërsa tashmë pritet vendimi i gjykatës.

Organi i hetimit është vënë në dijeni të ngjarjes, pas dy kallëzime të kundërta që janë bërë në muajin nëntor të vitit 2015. I pari ka qenë ai i të pandehurit Sokol. M. Pasi është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim të disa dëmtimeve në fytyrë, ai ka deklaruar se ishte goditur me mjete të forta nga dy të rinj, të cilët i kishin vjedhur 6 mijë lekë të rinj. Por alibia e ish-trajnerit u rrëzua nga kallëzimi për “ngacmim seksual” i depozituar nga dy minorenët K. Gj. dhe R. V. kundër tij.

DOSJA E PROKURORISË
Sokol.M. ka shpjeguar se dy persona, e konkretisht K.Gj., 16 vjeç dhe R.V., 17 vjeç, e kanë goditur me sende të forta në fytyrë dhe më pas janë larguar. Sokol.M. shpjegon më tej se njeh vetëm K.-në, me të cilin e ka prezantuar një shok i tij përpara disa kohësh. Në datën 14.11.2015, ata janë takuar rreth orës 19:00 pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku kanë konsumuar një kafe në një lokal të ndodhur aty pranë. K.GJ. i ka kërkuar që të shkonin te TEG, ku do të merrnin R.V. Gjatë rrugës ata nuk kanë folur shumë dhe si fillim Sokoli e ka çuar R. te shtëpia e tij afër Liqenit të Thatë, por më pas ai ka zbritur përsëri dhe së bashku kanë shkuar në drejtim të digës së Liqenit për të konsumuar kafe. Në këtë aks rrugor, Sokoli deklaron se kanë folur bashkë që të devijonin me makinë për të pirë një cigare pranë kalçetove të ndodhura pranë “Akuadromit”. Më pas, ai ka parkuar makinën pranë një kantieri ndërtimi, në një zonë që nuk ka rrugë makine, zonë me barishte dhe shkurre të thata dhe që nuk ka dalje. Pikërisht në këtë kohë, Sokoli ka deklaruar se K., i cili ka qenë i ulur prapa, e ka kapur me të dyja duart nga fyti duke e shtrënguar, ndërsa shoku i tij, i cili ishte ulur në sediljen e parë, e ka goditur me sende të forta në fytyrë. Në këtë moment, ai pretendon se është hutuar dhe ka parë R-në me një thikë në dorë si dhe ka dëgjuar fjalët “nxirre pistoletën, nxirre”.

Sipas tij, dy djemtë janë larguar prej aty, ndërsa është përmendur dhe ka konstatuar se i mungonin 60 mijë lekë të vjetra. Në atë moment ka kuptuar se dy të rinjtë ia kishin vjedhur lekët dhe ka bërë kallëzim penal pranë organeve të rendit, si dhe është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. K.GJ. Nga hetimi ka rezultuar se pretendimet e tij nuk qëndrojnë, pasi edhe dy të miturit K.Gj. dhe R.V. kanë paraqitur kallëzim ndaj Sokol M., duke paraqitur fakte të tjera e të ndryshme nga çka paraqiti S. K.Gj. ka shpjeguar se është nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme ekonomike dhe me Sokolin njihej prej disa muajsh. Ata janë prezantuar nga një shoku i tij, A.Ll. Pas këtij momenti ata kanë shkëmbyer edhe numrat e telefonit, ku më pas kanë komunikuar disa herë me njëritjetrin. Ai shpjegon se Sokoli i ka krijuar një impakt negativ që në momentin e prezantimit. Dy javë para paraqitjes së këtij kallëzimi, K. kur po shkonte në shkollë ka parë Sokolin që po e priste para shkollës dhe i ka kërkuar shpjegime pse nuk i përgjigjej në telefon, duke e ftuar më pas edhe për kafe. Sipas tij, Sokoli i ka kërkuar që për takimet e tyre nuk duhet të vihej në dijeni asnjë. Sokoli është takuar përsëri me K-në dhe kanë qëndruar në një lokal të ndodhur te Kompleksi Dinamo, ku Sokoli ka porositur pije alkoolike për K-në. Sipas këtij të fundit, gjatë bisedës së zhvilluar midis tyre, Sokoli. i ka drejtuar pyetje të tilla, si p.sh: “A ke qejf të rrish me mua?”, “A të pëlqej?”, “Do më përgjigjesh mua sa herë unë dua të rri me ty?”. Më pas ata janë ngritur nga lokali dhe Sokoli është drejtuar me makinën e tij te një zonë pa ndonjë funksion, afër kalçetos, te Kompleksi Dinamo. Aty Sokoli ka ndaluar makinën dhe ka filluar të kryejë veprime ngacmuese ndaj K-së, duke i drejtuar fjalë dhe duke tentuar që ta prekë atë në organe gjenitale.

Fillimisht, ai i ka vendosur dorën te kofsha e tij, më pas ia ka marrë dorën K-së duke ia drejtuar pranë organit të tij gjenital, i fërkonte flokët etj. Në këtë moment, K. e ka kuptuar plotësisht qëllimin e tij dhe i ka kërkuar që të dilte nga makina e të ikte në banesën e tij. Sokoli ka mbyllur dyert e makinës me siguresa dhe K. është munduar që ta bindë me fjalë prekëse, por atij nuk i ka bërë përshtypje. K. ka vënë re se Sokoli ishte shumë i eksituar dhe pas disa tentativash Sokoli është bindur dhe është nisur për te shtëpia e K-së. Sapo kanë arritur aty pranë, Sokoli ka ndaluar makinën dhe ka filluar sërish ta ngacmojë seksualisht të miturin, dhe pas lutjeve të tij e ka lënë të shkojë në banesë. Në datën 15.11.2015, rreth orës 18:00, K. pretendon se Sokoli i ka telefonuar duke i kërkuar që të takoheshin te një karburant pranë Pallatit me Shigjeta. Në këtë moment, K. ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të shkollës “Vasil Shanto” dhe ka dyshuar se Sokoli e ka parë. Ata janë takuar dhe i nervozuar Sokoli e ka pyetur se përse nuk ia hapte telefonin, duke e goditur dy herë me pëllëmbë në pjesën e kraharorit. Më pas, ai duke qenë i acaruar i ka marrë K-së 4.000 lekë të reja nga veshjet e tij. Gjatë rrugës, K. i ka thënë se i kishte gjetur një djalë të llojit që ai donte. Këtë gjë ai ia kishte shkruar edhe në një mesazh ku kishin folur më parë në telefon. Gjatë periudhës që K. ka qenë me Sokoli, i ka shkruar edhe R-së, shokut të tij në lidhje me këtë fakt. Më pas i ka thënë Sokoli se shoku i tij ishte te TEG dhe se duhej të shkonin ta merrnin me makinë. Ata janë nisur për të marrë R-në, ndërsa Sokoli i ka kërkuar K-së që pasi të takoheshin me të, ai të qëndronte në një lokal duke i lënë ata të dy vetëm. Sapo kanë marrë R-në në makinë, janë nisur sërish te vendi ku Sokoli ishte takuar me K-në.

Sapo K. ka tentuar të largohet e t’i lërë ata vetëm, R. është trembur nga kjo situatë e krijuar, ndërsa në atë moment K. e ka kapur Sokoli me të dyja duart nga mbrapa, duke e shtrënguar në fyt. Kurse R. e ka goditur me grusht në fytyrë. Pasi e kanë qëlluar me grushte, K. i ka kërkuar Sokoli vlerën monetare që i kishte marrë më parë dhe i trembur, Sokoli i ka dhënë 3.500 lekë të reja. Më pas dy djemtë janë larguar nga makina. Po ashtu, edhe Sokoli ka ikur prej andej. Pas disa minutash, K. ka marrë në telefon Sokoli, duke i thënë se duhej të merrte syzet që i kishin rënë në makinën e tij, dhe ai i ka deklaruar se kishte paraqitur kallëzim penal pranë organeve të rendit dhe ata në këtë mënyrë rrezikonin të arrestoheshin. K. ka treguar më tej se Sokoli ka tentuar disa herë të kryejë marrëdhënie seksuale me të, dhe me R-në në rastin e fundit, e në këto kushte ata e kanë goditur për t’u larguar prej tij. R.V. Ndërsa, R.V. në deklarimet e tij ka shpjeguar se më datë 15 nëntor të vitit të shkuar, rreth orës 19:00, ai ka qenë së bashku me familjen e tij te qendra tregtare TEG. Në atë moment është njoftuar nga shoku i tij K.Gj., i cili i ka kërkuar që të takoheshin.

Më pas R. ka shpjeguar se ka shkuar me ta në makinë dhe e kanë çuar në banesë. Ndërsa, sapo R. ka mbërritur në banesë, është telefonuar sërish nga shoku i tij K., i cili i shqetësuar i ka kërkuar që të vinte përsëri në makinën e Sokoli. Në momentin që kanë qenë të tre makinë dhe Sokoli i ka kërkuar K-së që t’i linte ata vetëm, ky i fundit e ka kapur për fyti. Sokoli i ka zgjatur krahun R-së, ndërsa ky e ka shtyrë dhe e ka gjuajtur me grusht në fytyrë. Më pas ka dalë nga makina dhe e ka tërhequr K-në nga sedilja e pasme. Pasi R. është larguar disa metra, K. i ka thënë disa fjalë Sokoli dhe më pas është larguar. R. ka sqaruar më tej, se shoku i tij i kishte folur për këtë problem, por ai e kishte marrë me shaka dhe nuk e kishte besuar. Ndërkaq, nga këqyrja e aparatit celular të K-së, konkretisht SMS-të që ai kishte shkëmbyer me Sokol M. (profesori), si dhe me shokun e tij R.V., ka rezultuar se: profesorit K. i kishte thënë se “të kam gjetur një djalë për punën që do ti”. Sokoli e ka pyetur se “si është puna?”, ndërsa ai i ka thënë “kam një djalë për qëllimin që ke ti. A do ta çojmë te ‘vendi’?” Pasi i kishte përshkruar karakteristikat trupore, ata kishin lënë takim. Më pas janë zbuluar edhe SMS-të mes dy shokëve, ku K. i thotë R-së “dil nga TEG se po të presim”. Për një moment K. i thotë “OK zemra”, ndërsa R. ia kthen “Si gej s’bëj dot shumë mirë”. Kurse K. i thotë “bëj maksimumin”, thuhet në dosjen e publikuar nga “Gazeta Shqiptare’.

ma.me

Next Post
Sot Itali-Gjermani, ndeshje eksperimentesh nga trajnerët dhe gjyqtarët

Sot Itali-Gjermani, ndeshje eksperimentesh nga trajnerët dhe gjyqtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In