• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosja e plotë/ Sokol Mjacaj, historia e një vrasësi gjakftohtë

by
06/07/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dyshuar si një kriminel i lindur gjakaftohtë, ka dalë disa herë para trupave të gjyqësorit shqiptar. Por Sokol Mjacaj ka mundur tua hedhë të gjithë juristëve në Shkodër e në Tiranë, të cilët janë marrë me dy cështjet e tij, njëra me pasojë vdekjen e një fëmije.

 Arrestimi më i fundit daton më 25 korrik të vitit 2014 për vjedhje. Më 24 dhjetor të vitit 2014 gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka dënuar atë me 1 vit e 6 muaj burg. Ky dënim i është ulur në 1 vit, pasi ai e ka pranuar krimin dhe ka përfituar uljen me 1 / 3.

Ai e apeloi vendimin duke i kërkuar gjykatës së apelit të Shkodrës të marrë në konsideratë faktin se ishte vetëm 19 vjec. Më vonë ka hequr dorë nga ankimimi.

Dënimin e përfundoi pak ditë para se të vriste në Prekal dy turistët cekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova.

Historia kriminale e Sokol Mjacajt nis më 11 shtator të vitit 2010. Së bashku me vëllezërit Edmond e Besnik Kodra, atëherë në moshën 15 vjecare ai merr pjesë në vrasjen barbare të Agim Leraj. I mituri është keqtrajtuar, është goditur me sende të forta në kokë, në trup e gjymtyrë dhe është mbytur me duar dhe me një zinxhir që e kishte në qafë. Autorët i kishin kërkuar t’u siguronte një sasi marijuane, por ai kishte refuzuar duke u thënë se nuk kishte mundësi t’ua gjente.

Sokol Mjacaj ia kishte treguar krimin babait të tij, Franit. Kur ishte pyetur në polici, e kishte mohuar vrasjen, por më pas kishte treguar vendin ku gjendej trupi i viktimës.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e dënoi me 10 vjet burg për veprën penale “të vrasjes së kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”.

Mjacaj  e apelon vendimin. Më  4 janar të vitit 2013 Gjykata e Apelit të Shkodrës, e përbërë nga gjyqtarët Musa Halili, Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi vendosin ta dënojnë jo për “vrasjen në bashkëpunim”, por “për sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes”, një vepër për të cilën e dënon me 2 vjet e 6 muaj burg dhe për “moskallëzim të krimit” për të cilën dënohet me 1 vit e 6 muaj burg. Në total,  për akuzat në lidhje me vrasjen e 13–vjecarit Agim Leraj ai dënohet me 4 vjet burg. /ABC News/

Next Post

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë Mircea Dusa, nesër viziton Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In