• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e plotë/ David Qosja pranon vrasjen e efektivit të FNSH, gjykata e lë në burg

by Java News
04/09/2016 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Qosaj (Qosja) ka pranuar vrasjen e efektivit të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra gjatë seancës gjyqësore, duke u shpallur kështu i fajtor për krimin. Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e arrestit me burg për 27 vjeçarin.

Gjatë marrjes në pyetje Qosja tha se ai i është kundëpërgjigjur zjarrit.

 “Dyshoja se po më qëllonin nga shpati i malit, ndaj u përgjigja me armë”, është shprehur Qosja para oficerëve të prokurorisë.

Qosja qëlloi dy ditë më parë për vdekje në fshatin Torovicë 50 vjeçarin  Kodra, i cili u godit në sqetullën e majtë, në momentet kur ai ka zbritur nga makina e FNSH-së.

27 vjeçari dyshohet të jetë person me  me çrregullime personaliteti, teksa pritet që ekspertiza të japë verdiktin e saj mbi këtë çështje. Qosja rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Prokuroria në hetimet e saj del në konkluzionin se pozicionimi i gabuar i forcave të FNSH-së ka sjell dhe vdekjen e 50 vjeçarit Ardian Kodra. Argumentat për këtë pretendim mund t’i lexoni si më poshtë

Nga veprimet hetimore te deritanishme rezulton se:

Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50  shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë marrë një njoftim se shtetasi David Qosaj ka dalë nga banesa  dhe ka qëlluar me automatik.

Pasi është vlerësuar situata si problematike,shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vendit ku dhe pretendohej se po qëllohej.

Pasi kanë arritur në fshatin Torovicë ata kanë konfirmuar situatën e raportuar.

Pasi është organizuar lëvizja e trupave, mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T.  T., si zëvendëskomandant, viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë E. B., dhe V.T., ka qenë duke lëvizur në drejtimin Veri-Jug duke pasur banesën e të dyshuarit ne krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer tashmë në drejtimin Jug-Veri, me banesën tashmë në krahun e majtë një një distancë fare të afërt me të.

Për shkak të gjeografisë së terrenit, udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të pasur një fushë pamje më të plotë të objekti (banesa e David Qosajt) dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.

Duke qenë se tashme pjesa ballore e objektit ishte nën kontroll, por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i banesës së të dyshuarit, një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim të pjesës së pasme të objektit, ndërkohë që V. T., dhe E. B., kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.

Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit, viktima Ardian Kodra i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtëpisë dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po në këtë moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjetër ju ka thënë se “është vrarë Ardiani”.

Pas kësaj ai është marrë me mjet te blinduar dhe është dërguar pranë spitalit por me gjithë ndihmën e dhenë ai ka ndërruar jetë.

Pas kësaj janë intensifikuar veprimet si për negocimin me të dyshuarin ashtu dhe ato përgatitore për neutralizimin e tij dhe pas disa orësh është bërë e mundur kapja e këtij të dyshuari së bashku me armën mjet e krimi.

Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes, pozicionimi i forcave policore në raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit, qitjet e këtij të fundit, dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e Ardian Kodrës, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blindi në momentin e qëllimit ndaj tij, e konkretisht atë të shtetasve V. T., dhe E. B.

Next Post
Shkëndije Mujaj shokon… ku i kanë shkuar të pasmet?! (FOTOT)

Shkëndije Mujaj shokon... ku i kanë shkuar të pasmet?! (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

July 24, 2026
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In