• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosja e Mark Frrokut në Strasburg, ish deputeti kërkon gjykim në Belgjikë

by A R
17/01/2016 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja në ngarkim të ish deputetit kristian demokrat Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë përfundon në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Me kërkesë të avokatëve të Frrokut tashmë pritet që Strasburgu të marrë në shqyrtim ankesën e ish-deputetit për drejtësinë Belge.

Report Tv ka mësuar se në kërkesë-padi Mark Frroku kërkon që prishjen e vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda në Belgjikë e cila 2 muaj më parë ka pezulluar procesin gjyqësor në ngarkim të ish-deputetit me argumentin se ai po gjykohet në Shqipëri për të njëjtën akuzë.

Por nga ana e tij Frroku kërkon që të vazhdojë gjykimi në Bruksel pasi ai dëshiron të përballet me drejtësinë belge me pretendimin se krimi për të cilin ai akuzohet ka ndodhur atje.

Dhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht nga mbrojtja, Report Tv ka mësuar se kjo kërkesë lidhet dhe me masën e dënimit të cilën parashikojnë kodet penale të Belgjikës dhe Shqipërisë për akuzën e vrasjes.

Referuar Kodit Penal maksimalisht kjo vepër në Belgjikë dënohet 10 vite, ndërsa në Shqipëri dënimi maksimal është 25 vite dhe minimali 10 vite burg.

Në Shqipëri procesi ndaj Mark Frrokut pritet të nisë në fillim të muajit shkurt,  dhe nga Gjykata e Lartë ku procesi ishte deri më tani për shkak të mandatit të deputetit, pritet t’i kalojë për kompetencë Gjykatës së Tiranës. Frroku akuzohet se 16 vite më parë ka vrarë Aleksandër Kurtit në Belgjikë për shkak të konfliktit për trafikun e prostitucionit, por këtë akuzë ai e ka mohuar duke pretenduar pafajësi.

Next Post

Përse femrave u duhet përherë një mashkull më i vjetër si partner

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com