• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e “Lagunës së Vilunit”, arrestohen 4 persona, disa biznesmenë në kërkim

by Java News
03/06/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e shtetit arrestoi 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, si pjesë e dosjes së trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit drejt Malit të Zi dhe Italisë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, konkretisht sektori i antitrafikut ka prangosur shtetasit Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit që furnizonin me drogë rrjetin e organizuar nga Shkodra që merrej me trafik droge nga laguna e Vilunit. Për llogari të këtij hetimit, veç 4 të arrestuarve mësohet se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë mes tyre biznesmen të njohur. Nuk jepen detaje për emrat e këtyre personave të shpallur në kërkim, por bëhet e ditur se ndaj tyre me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas policisë, 4 të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim dyshohet se janë pjesë e rrjetit prej 7 personave tashmë të dënuar në formën e prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të pandehurit e dënuar në total me 54 vite burg janë Mikel Hoxha, Ervis Sulo, Indrit Rraja, Leonidha Dhimojani, Mirjan Vitaj, Alfred Syli dhe Kristjan Ēokaj. Këta të pandehur që tashmë janë dënuar, në shtator të 2014 kanë organizuar dhe më pas kanë tentuar të nisin drejt Italisë një skaf me rreth 600 kg hashash në bord.

Droga dyshohet se ishte siguruar nga 4 të arrestuarit Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin të cilët më pas e kanë transportuar drejt Shkodrës. Ku të pandehurit e dënuar kanë organizuar lëvizjen e mallit drejt lagunës së Vilunit ku i priste skafi i ardhur nga Vlora dhe që kishte për destinacion Italinë. Por për shkak se lëvizja e tyre ishte diktuar nga policia, skafi është drejtuar në brigjet e Malit të Zi, duke hedhur në det çantat me hashash por pa mundur ti shpëtojnë prangave të policisë. ABC news

ma.me

Next Post
Pse duhet të konsumoni sa më shumë fruta gjatë shtatzanisë

Shqipëria po plaket në mënyrë të frikshme, bien lindshmëritë pas viteve 90

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com